Skip to main content

Full text of "Revista "Dituria islame""

See other formats


NUMËR 327 ) VITI 31 IJANAR 2018 I XHUMADEL-ULA 1439 ) REVISTË MUJORE, FETARE, SHKENCORE E KULTURORE I ÇMIMI 1 € 


E Bashkërenditja e së përhershmes 
me të ndryshueshmen 


E Allahu është gjithmonë 
i Pranishëm 


E Eduard Saidi, kritik 
I koncepteve perëndimore 
për Orientin j 





i 


vryryr. bislame. net 


Kur do të kthehet ajo epërsia 
jonë studimore dhe kur 
do të rizgjohet meditimi 

fetar, që veçori të parë ka 
intelektualizmin 21 


Allahu nuki. dha të Dërguarit të 
Tij, Muhammedit (a.s.) shkop 
për të çarë detin, por i dha 
argument, qartësi dhe logjike 
që të mahnitë mendjet. 


Dr. Mustafa Mahmudi, mëlibrin “Alemul esrar” 
Përktheu drim Hamja 





DITURIA ISLAME 327 J JANAR 2018 3 





4 Editorial 

5 Komentimi i kaptinës — “El-Kalem” (6) 

9  Mënyrate uljes: teverruk-u dhe iftirash-i 
13  Bashkërenditja e së përhershmes me të 


ndryshueshmen 

17 Rrugët më të mira për forcimin e 
raporteve në shoqëri (1) 

20 “Më ka marrë malli për vëllezërit e mil” 


21 Devotshmëria - rruga e besimtarit Myftiu Tërnava priti në 


24 Allahu është gjithmonë i Pranishëm “ e 
26 Vdekja - jeta mes kësaj bote dhe tjetrës takim ambasadorin slloven 


29 Burimet e së drejtës së Sheriatit (11) 





e e e 
33  “Makdonaldizimi”i shoqërisë kosovare, Z. Boj an b ertonc elj -l 
është problem jo vetëm vleror, por, edhe KA 
social, politik e fetar Prishtinë, 17 janar 2018 
37 Eduard Saidi, kritiki koncepteve Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në 
perëndimore për Orientin takim sot ambasadorin slloven, z. Bojan Bertoncelj-in. Në 
39 Nevoja dhe domosdoshmëria për thirrjen këtë takim, Myftiu Tërnava e njohu ambasadorin slloven me 


islame aktivitetet e BIRK-ut dhe me zhvillimet e jetës e të veprimtarisë 
fetare anembanë vendit. Myftiu Tërnava, po ashtu theksoi se 


42 Mirësjellja me të tjerët roli dhe kontributi i BIRK-ut është për zhvillimin e Kosovës dhe 


45 Aspekte të qëndresës islame në Kosovë në koordinim të mirë me institucionet vendore dhe ato ndër- 

48  Intrigat islamofobe kundër xhamisë kombëtare. Ai çmoi dhe vlerësoi lart kontributin që është duke 
së Kalasë dhënë populli slloven dhe qeveria sllovene për Kosovën dhe 

52 Aksioni për grumbullimin e kurbanëve për ndihmën e saj për integrimin e Kosovës në mekanizma rajonalë 
vitin 2017 dhe në ata ndërkombëtarë. 

54 Poezi Nga ana e tij, ambasadori slloven, z.Bojan Bertoncelj-i, 

56 Aktivitete falënderoi Myftiun Tërnava për pritjen dhe shfaqi bindjen se 

BIRK -u është institucion fetar që po jep vazhdimisht kontribut 

60 Info për krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt, ku qytetarët 

62  Fjalëtërthore e Kosovës të jetojnë në harmoni dhe tolerancë mes feve dhe 

63 Konkurs komuniteteve. (R.S). 


DITURIA ISLAME J) REVISTË MUJORE, FETARE, SHKENCORE E KULTURORE ) Boton: Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, 
Prishtinë. Dr. Ajni Sinani - kryeredaktor j Redaksia: Sabri Bajgora, Mr. Qemajl Morina, Dr. Musa Vila, Mr. Ekrem Simnica, Mr. Ekrem 
Maqedonci, e Hoxha, Dr. Flamur Sofiu, Ilmi Rexhepi dhe Bahri Sejdiu J Sekretar në redaksi: Mr. Rexhep Suma J) Lektor 4r 
Korrektor: Ilmi Rexhepi J Redaktor artistik 6 teknik: Bashkim Mehani. J Adresa: Dituria Islame, rr. “Bajram Kelmendi” nr. 84, 10000 Prishtinë. 
Tel 4r Fax: 038 224 024 J email: dituriaislameGhotmail. com ) dituriaislameGyahoo. com, vyvyvy. dituriaislame. com 

Parapagimi: Evropë 25 € j Amerikë 40 USA $ J Shtypi: Shtypshkronja “Iliri”, Prishtinë ) Dorëshkrimet dhe fotot nuk ktheheni 


E EDITORIAL 


“Lexo me emrin e 
Zotit tënd, i Cili krijoi 
(gjithçka). E krijoi njeriun 
nga një droçkë gjakul 
Lexol Zoti yt është Bujari 


mëi madh. I Cili, me anë 

të penës ia mësoi. la mësoi 

njeriut ato që nuk i dinte.” 
(El-Alak, 1-5) 





Shpallja, shkenca 
dhe bota metafizike 


Allahu e veçoi njeriun nga krijesat e tjera duke i dhënë mendjen, atij i dhuroi edhe 
shqisat për të njohur botën. Kështu, nëpërmjet mendjes njeriu merr perceptimet, kupton, 
mediton dhe nxjerr konkluzione. Mirëpo, krahas kësaj, Allahu i Madhërishëm nëpërmjet 
pejgambereve dërgoi shpallje dhe i furnizoi ata me dije mbi qëllimin e jetës, vlerat dhe 
kualitetet etike dhe ua besoi detyrën që Shpalljen Hyjnore t'ua komunikonin njerëzve 
duke ua treguar rrugën e vërtetë. 

Ndërkaq, nëpërmjet pesë shqisave, shikimit, dëgjimit, nuhatjes, shijimit dhe prekjes, që 
i ka si pesë dritare që i janë hapur për të parë botën lëndore, njeriu merr ndijimet. Njeriu 
përdor edhe teknika të ndryshme shkencore për të njohur më shumë botën lëndore. 

Me përparimin e shkencave, njeriu e kupton më mirë natyrën, e studion dhe e njeh më 
shumë ndërtimin dhe funksionimin e ligjeve në të. Mirëpo, përkufizimi i njohjes vetëm 
në atë që është materiale, duke e privuar nga pranimi i botës së shpirtit, shpalljes dhe 
nga të parët përtej botës fizike, është një përkufizim i gjymtë dhe jo i drejtë. Të deklarohet 
se s'mund të njihet asgjë tjetër veç asaj që mund të kapet përmes shqisave: nëse shihet, 
preket, dëgjohet etj., është një pretendim që mbase do t'i shkonte mendjes fëmijërore. 

Dituria nuk mund të reduktohet në një burim të vetëm. Mendja, pesë shqisat dhe 
vrojtimi janë konsideruar burime të dijes që nuk konfrontohen me burimin epistemologjik 
hyjnor - revelatënfoahjin. 

Përkrahësit e shkollës “pragmatiste” tregohen racionalë kur pohojnë pafuqinë e mendjes 
për të kuptuar të vërtetën, por ata e reduktojnë fuqinë e mendjes vetëm në njohjen e 
mjeteve për të arritur qëllimet. Ndërkaq, aftësia e mendjes së njeriut, ndonëse është më 
shumë se kaq, megjithatë ajo është e limituar dhe nuk mund të kuptojë të vërtetën rreth 
botës metafizike. Prandaj, vetëm nëpërmjet Shpalljes, njeriu duke përdorur mendjen, 
arrin të mësojë të vërtetën për Zotin. 

Ndërmjet shkencës dhe fesë islame, midis racios dhe besimit, nuk ekziston fërkim ose 
konflikt, por përkundrazi, mund të bëhet fjalë vetëm për bashkëpunim. 

Themeli, mbi të cilin bashkohen të gjitha sistemet mendimore, që nuk bazohen në 
shkencë, por në scientizëm, si: darvinizmi, bihejviorizmi, psikoanaliza frojdiane, material- 
izmi dhe pozitivizmi etj., është refuzimi i fesë me burim nga shpallja dhe i urdhëresave dhe 
ndalesave të Zotit. 

Fakti që ligjet natyrore zbulohen e njihen nuk duhet interpretuar aspak sikur këtej 
e tutje del e panevojshme të besosh në ekzistencën e një ligjvënësi dhe projektuesi të 
natyrës. Është e çuditshme se pjesa dërrmuese e shkencëtarëve perëndimorë tregohen 
mospërfillës dhe skeptikë ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me botën përtej botës lëndore. 

Kurani, edhe pse është libër hyjnor dhe ka për qëllim udhëzimin e njerëzimit, kjo s'do 
të thotë që Kurani të mos ketë vargje të cilat përmbajnë të vërteta rreth botës lëndore. 
Por, është gabim të pretendojmë se Kurani është një vepër-enciklopedi shkencore. Madje 
sipas Roxhe Garodit do të ishte një punë fëmijërore të konsiderohet Kurani si enciklopedi, 
që na liron nga mundimet e rënda gjatë gjurmimeve shkencore dhe teknike, të cilat botën 
islame në të kaluarën e bënë qendër të kulturës botërore. 

Dr. Ajni Sinani 


Komentimi i kaptinës 
“El-Kalem” (6) 


Shpërblimi për të devotshmit dhe mohimi i mundësisë që të jenë të barabartë 
i nënshtruari me devotshmëri dhe mëkatari 


grekiall Jesesi dere pi E DË £ Ke die që GJI 
ES Pës pirje osë as SI kdorp aejalë 
Igi ej giavë ggjeS UJ dë I SKY pd) 4 dë 
paledire dgases U SI glësill ps Ji ab Ge 
ISË dj po arë Gjë pal pd E) baci ed : pal 
SË vegël JI 0325 BLs gë LaiSi p5:d vep sëslë 
GJESH PS Jëg as gjdo): pata dili QY E dgrshitin 
Krye) dghila pag stil Ji 


“Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i tyre 
kopshte të kënaqësive. Vallë a do t'i trajtojmë kriminelët njësoj 
si myslimanët2 Ç'është me ju, (o jobesimtarë) si po gjykoni 
kështu2 A mos keni ndonjë libër në të cilin po lexoni (mësoni)2 
Se do të keni çfarëdo që të zgjidhni (dëshironi)21 A mos keni 
marrë ndonjë zotim (besatim) të fortë prej Nesh të vlefshëm 
deri në Ditën e Kiametit, (që ju siguron) se do ta arrini atë që 
keni përcaktuar” Pyeti ata se cili prej tyre ua garanton atë2A 
mos vallë ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, atëherë le t'i 
sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën2 (Përkujto) Ditën 
kur çështja ashpërsohet deri në kulm (në Kiamet), ata do të fto- 
hen për të bërë sexhde, po nuk do të munden. Shikimet e tyre 
do të jenë të përulura dhe do t'i mbulojë poshtërimi, sepse kanë 
qenë të ftuar të përuleshin (të bënin sexhde) sa qenë shëndoshë 
(dhe nuk kanë pranuar). (El-Kalem, 34-43). 


Lidhja e këtyre ajeteve me ato paraprake 


ë ajetet paraprake, pamë pasojat e atyre që 
N:: shmangën rrugës së Zotit, duke mohuar 

begatitë e Tij. Ato ajete pasqyrojnë veprimin 
e mbrapshtë të pronarëve të kopshtit. Allahu i ndës- 
hkoi ata në këtë botë, duke ua shkatërruar kopshtin e 
tyre gjatë natës, me një flakë nga qielli. Porosia hyjnore 
u qe drejtuar banorëve të Mekës që të mos e mohonin 
Thirrjen e Muhamedit a.s., sepse ndëshkimi i botës 
tjetër është shumë më i rëndë sesa lloji i ndëshkimit që 
e përjetuan pronarët e kopshtit me shkatërrimin e tij. 
Ndërkohë që, në ajetet në vijim, shohim shpërblimin e 


I —DITUNA KAHE STAR 2018 ti 





të devotshmëve në Xhenet, duke i demantuar thëniet e 
jobesimtarëve kur ata hamendësuan se në botën tjetër 
do të ishin të gjithë njësoj në shpërblime, ndonëse nuk 
kishin besuar, nuk kishin falur namaz etj... 





GE TËS 


Koment: 


34. Është e sigurt se për të devotshmit do të ketë te Zoti i 

tyre kopshte të kënaqësive. 

S'ka dyshim, se për ata që ia kishin dronë Allahut në 
këtë botë, në Ahiret do të ketë shpërblime të shumta dhe 
kënaqësi të pafundme. Besimi i tyre i paluhatshëm në Një 
Zot, besim i pastër dhe i sinqertë, i shoqëruar edhe me 
vepra të mira, do të jetë kurorë lavdie dhe është shkaku 
për shijimin e kënaqësive të papërshkrueshme në pallatet 
e bukura nën të cilët rrjedhin lumenj. Kopshtet e Xhenetit 
me pemë e gjelbërim, me erë misku dhe me pallate që 
shndritin nga shkëlqimi i margaritarëve dhe gurëve të 
tjerë të çmueshëm, është shpërblimi meritor për ta. 

Besimtarët e vërtetë, e kanë kuptuar me kohë realitetin 
e kësaj botë kalimtare dhe të përkohshme. Ata nuk lejuan 
për asnjë çast të mashtrohen nga iluzionet e rreme të kësaj 
të kishin hise në kënaqësitë e përhershme të Ahiretit. 

Sipas Mukatilit, kur ka zbritur ky ajet, idhujtarët e Me- 
kës u kishin thënë myslimanëve: Vërtet Zoti, na ka dal- 
luar e nderuar në këtë botë ndaj jush, prandaj patjetër që 
do të na dallojë e mbivlerësojë ndaj jush edhe në Ahiret.' 
Ata madje ishin të bindur se nëse nuk ndodh ky dallim, 
atëherë më e pakta që do të ndodhë, është barazia në mes 
tyre dhe myslimanëve, në shpërblim. 

Por, përgjigjja hyjnore ndaj konstatimeve të tyre të mar- 
ra ishte e menjëhershme, kur Allahu xh.sh. thotë: 

35. Vallë a do t'i trajtojmë kriminelët njësoj si mysli- 

manët2 

36. Ç'është me ju, (o jobesimtarë) si po gjykoni kështu 2 

Kjo përgjigje e Allahut ndaj supozimeve dhe preten- 
dimeve të idhujtarëve se ata do të ishin më të vlefshëm 
dhe më superiorë ndaj besimtarëve edhe nesër në Ahiret, 
është më tepër e natyrës alegorike, shprehur me një dozë 
sarkazmi. Allahu xh.sh. sikur ua bën atyre pyetjen: Vallë, 
a mos mendoni se ne do t'i trajtojmë besimtarët e dev- 
otshëm, të cilët e patën besimin e pastër në Allahun pai 
shoqëruar Atij shok as rival, njësoj si kriminelët dhe ata që 
mohuan Zotin dhe maltretuan e vranë besimtarët në këtë 
botë.2 Vallë, a mendoni se mund të jenë të barabartë me 
myslimanët ata që jetën e kësaj bote e kaluan në shkujdes- 
je dhe huti, duke mos çarë kokën për obligimet e tyre ndaj 
të tjerëve dhe karshi Krijuesit të tyre2 Vallë si mund të 
jenë njësoj besimtari dhe mohuesi i Zotit, mirëbërësi dhe 
keqbërësi, i devotshmi dhe kriminelit Sigurisht se këta 
nuk mund të jenë as njësoj e as të barabartë. A nuk thotë 
Allahu xh.sh.: “Vallël A është besimtari njësoj si keqbërë- 
si2 Jo, ata nuk janë të barabartë” - (Es-Sexhde, 18). 

Imam Maturidiu në lidhje me ajetin e 35-të, thotë: 


“Allahu xh.sh. ka sqaruar se është mik i besimtarëve të 
devotshëm dhe armik i kriminelëve, andaj fjalët e Tij kanë 
këtë kuptim: Vallë, si mund të supozojnë-pretendojnë 
armiqtë e Mi se Unë do t'i trajtoj ata njësoj sikurse të zg- 
jedhurit (besimtarët) dhe t'i bashkoj ata (në Xhenet)” Sig- 
urisht se kjo nuk do të ndodhë, sepse në këtë veprim do 
të kishte humbje të urtësisë, e në këtë rast urtësia (logjika 
e shëndoshë) e bën të detyrueshme ndarjen mes armikut 
dhe mikut, ndërsa në bashkimin e tyre ajo (urtësia) humb 
kuptimin e saj.” 

Allahu xh.sh. vazhdon me pyetjen tjetër ndaj idhu- 
jtarëve se si është e mundur të gjykoni kaq cekët për një 
gjë të tillë, pa pasur kurrfarë njohurie2 Si ka mundësi që 
pas një jete të shfrenuar, krejtësisht larg nënshtrimit ndaj 
Allahut, të mohimit të vazhdueshëm të ekzistimit të Tij 
dhe mundësisë së Ringjalljes, të mendoni se do të jeni në 
pozita nderi e epërsie ndaj besimtarëve” 


Pyetjet hyjnore vazhdojnë, 

edhe më tutje në ajetet vijuese... 

37. A mos keni ndonjë libër në të cilin po lexoni (mësoni)2 

38. Se do të keni çfarëdo që të zgjidhni (dëshironi) 21 

Pyetja e radhës me të cilën Allahu xh.sh. u drejtohet 
idhujtarëve mekas, është nëse ata kanë para vetes ndonjë 
libër të së fshehtës që t'u ketë zbritur nga qielli nëpërm- 
jet ndonjë të dërguari dhe prej tij po nxirrnin mësime e 
përfundime të tilla se do të jenë të privilegjuar në botën 
tjetër2” A thua çfarë argumenti kanë në dorë që të jenë aq 
të sigurtë në pretendimet e tyre se ata do të jenë në pozita 
më të mira sesa besimtarët në Ahiret. A thua ajo çka ata 
zgjedhin është e realizueshme” A thua shkruan në atë 
libër se pretendimet dhe dëshirat e tyre do të plotësohen 
ashtu, sa çel e mbyll sytë, sipas dëshirave të tyre21 

Sigurisht që jo, por idhujtarët mekas, duke mëkatuar në 
vazhdimësi, dhe duke ngarendur pas epsheve, dhe duke 
qenë pothuajse të shkatërruar shpirtërisht nga brenda, 
përpiqeshin të arsyetonin çdo veprim të tyre. 

Kur njeriu devijon nga natyrshmëria e tij e pastër, duke 
qenë zullumqar, përvetësues pa të drejtë i pasurive dhe 
ndereve të njerëzve të pafajshëm, gjithsesi në momente 
të caktuara brenda vetes do të ndiejë një çrregullim 
shpirtëror. Kjo ndjenjë e fajësisë e luhat baraspeshën e tij 
shpirtërore, andaj në ato momente të dobësisë shpirtërore 
është i gatshëm të kapet-lidhet pas çfarëdo ideje a men- 
dimi, tek i cili i fle zemra, pavarësisht se ajo ide mund të 
jetë një iluzion i rremë. Përafërsisht të tilla ndjenja i përs- 
hkonin kurejshët në kohën e zbritjes së Kuranit, të cilët jo 
vetëm që refuzonin udhëzimin e Allahut, duke thënë se 
ne jemi të pasur, të fortë e autoritativë, por thoshin: Kur të 
vdesim, nëse ju o myslimanë pretendoni se do të shkoni 


në parajsë, atëherë ne do të jemi atje para jush. Këto fjalë i 
thoshin sa për ta qetësuar veten, ndonëse e dinin mirë se 
ishin vetëm ëndërrime të tyre,' sepse ata në realitet nuk 
besonin fare se do të kishte ringjalljel 

39. A mos keni marrë ndonjë zotim (besatim) të fortë prej 

Nesh të vlefshëm deri në Ditën e Kiametit, (që ju siguron) 

se do ta arrini atë që keni përcaktuar” 

A mos vallë, ju idhujtarë të Mekës, keni marrë ndonjë 
zotim apo premtim prej Allahut-Krijuesit të botëve, i Cili 
të jetë i vlefshëm deri në Ditën e Gjykimit se ju do të arrini 
atë që vetë e keni përcaktuar. Ku është ai premtim se ju do 
të hyni në Xhenet dhe do të gëzoni të mirat e Zotit Tuaj, 
pa besuar dhe pa kryer asnjë prej detyrimeve fetare21 

Nga ky ajet shihet qartë mohimi i çfarëdo premtimi nga 
ana e Allahut për këtë kategori njerëzish, përkundrazi 
shihet si kërcënim për kryeneçësinë dhe shpifjet e tyre, se 
nëse nuk kthehen në rrugën e udhëzimit, ata do t'i presë 
ndëshkimi i ashpër në Ditën e Gjykimit. 

40. Pyeti ata se cili prej tyre ua garanton atë2 

Për t'i demaskuar edhe më tepër thëniet, supozimet 
dhe pretendimet e tyre të sëmura, Allahu xh.sh. tashi 
drejtohet Muhamedit a.s. ,duke i thënë: Pyeti ata o i Dër- 
guari Im, do të thotë pyeti idhujtarët mekas në formë të 
tërheqjes së vërejtjes dhe të qortimit, se kush është ai që ua 
garanton atyre pretendimet e tyre të marra” Kush është 
garantuesi juaj se ju do të jeni të barabartë me myslimanët 
nesër në Ahiret2 A nuk e keni kuptuar ende momentin e 
trishtueshëm të Ditës së Gjykimit, ku askush askujt nuk 
mund t'i bëjë dobi, përveç veprës së tij dhe ndërmjetësim- 
it-shefatit2 Atë ditë secili do të jetë i ngarkuar me vetveten 
dhe hallin e tij. A nuk thotë i Madhërishmi: “Është dita 
kur askush askujt nuk do të mund t'i ndihmojë asgjë, atë 
ditë e tërë çështja i takon vetëm Allahuti” - (El-Infitar, 19) 
dhe: “Vallë, a mund ta shpëtosh ti prej zjarrit atë të ciliti 
është përcaktuar vendimi për dënim2- (Ez-Zumer, 19). 

41. A mos vallë ata kanë ortakë (zota) që u garantojnë, 

atëherë le t'i sjellin ortakët e vet, nëse e thonë të vërtetën 2 

A mos vallë, ata kanë ortakë- zota të tjerë, të cilët ua ga- 
rantojnë mirëqenien në botën tjetër2. Edhe kjo pyetje është 
alegorike dhe përbën sfidim hyjnor që, nëse ata paskan 
ndonjë ortak apo ndonjë zot tjetër, atëherë le t'i sjellin me 
vete ortakët apo zotat e tyre që të ndërmjetësojnë për ta, 
nëse po e flasin të vërtetën. 

Por e vërteta është krejtësisht ndryshe. Ata do të mbesin 
të heshtur përballë së vërtetës dhe realitetit të trishtë me të 
cilin do të ballafaqohen. Ata jo që nuk do të jenë të privi- 
legjuar, por do të jenë edhe të nënçmuar e të përbuzur për 
mëkatet dhe sjelljet e tyre arrogante në këtë botë. Dita e 
Gjykimit do të jetë ditë e ndëshkimit dhe e turpërimit... 

42. (Përkujto) Ditën kur çështja ashpërsohet deri në kulm 


DINA KAHJA I) 


(në Kiamet), ata do të ftohen për të bërë sexhde, po nuk do 

të munden. 

Allahu xh.sh. i drejtohet të Dërguarit a.s. që t'ua 
përkujtonte mekasve atë ditë të vështirë të gjykim- 
it, kur çështja do të ashpërsohet deri në kulm, sepse 
përballja e tyre me verdiktin e Drejtësisë Hyjnore, do të 
jetë e dhimbshme për ta. 

Në këtë ditë të vështirë, e cila do të jetë e rëndë edhe për 
vetë besimtarët, idhujtarët dhe jobesimtarët do të ftohen 
të bien në sexhde ndaj Allahut fuqiplotë, por, më kot. 
Gjymtyrët e tyre do t'i tradhtojnë. Ato nuk do t'u binden 
dhe, për pasojë, nuk do të arrijnë të bien në sexhde e as 





E TËS 


të përkulen. Do të mbesim të shtangur e të palëvizshëm. 
Të thirrurit e tyre për të bërë sexhde, nuk është ftesa për 
sexhdenë e adhurimit siç e kemi bërë ne gjatë jetës në këtë 
botë, por është ftesë qortuese dhe nënçmuese për ta.” 

Në lidhje me këtë ajet, është folur shumë nga shkollat 
e ndryshme akaidologjike nëse ky ajet duhet të kuptohet 
dhe interpretohet tekstualisht e që nënkupton “gjurin”, 
apo duhet të sqarohet me alegori, duke iu përmbajtur 
doktrinës akaidologjike të Ehli Sunetit-(Maturidij-Esharij) 
se kur flitet për cilësitë e Allahut, Atij nuk guxon t'i vishet 
asnjë atribut apo përshkrim i krijesave, sepse Ai është 
jashtë çdo përshkrimi dhe përngjasimi me krijesat. Në 
këtë rast, ajeti në fjalë në asnjë mënyrë nuk nënkupton” të 
zbuluarit e gjurit”, por shumica dërrmuese e dijetarëve 
myslimanë e kanë komentuar si ashpërsi të çështjes në 
Ditën e Gjykimit $ në të cilën askujt nuk i bëhet padrejtë- 
si, dhe secili do ta marrë shpërblimin apo ndëshkimin e 
merituar. 

Ibn Abasi fjalën “sak” e shpjegon si brengë, vuajtje dhe 
ashpërsi të momentit të Ditës së Gjykimit.” Në një trans- 
metim tjetër nga Ibn Abasi, përcillet të ketë thënë: “Ky 
është momenti më i vështirë i Ditës së Gjykimit” 5 

Po këtë mendim e ka edhe kolosi i Ehli Sunetit, Imam 
Maturiditu, i cili thotë se ajeti “Jevme jukshefu an sakin” 
nënkupton shfaqjen e momentit të kërcënimit më të 
ashpër me pamje trishtuese, pra fjala “sak” nënkupton 
vështirësinë dhe ashpërsinë.” 

Ndërkohë, Imam Kurtubiu në lidhje me këtë ajet 
“Jevme jukshefu an sakin” thotë: “Ajo që është përcjellë 
se Allahu në Ditën e Gjykimit “zbulon gjurin e Tij”, të 
gjithë duhet ta dinë se Allahu është jashtë çdo përshkrimi 
me gjymtyrë dhe nuk i nënshtrohet ndonjë ndarjeje. Ai 
është larg çdo përshkrimi se mund “të zbulohet” apo “të 
mbulohet”, por kjo nënkupton shfaqjen e një çështjeje të 
Tij madhështore. Është thënë se kjo nënkupton shfaqjen e 
“Nurit” të Tij.” Kurtubiu sjell si argument edhe një thënie 
nga Ebu Musa el Eshariu, i cili përcjell nga i Dërguari a.s. 
të ketë thënë: “Atë ditë Allahu shfaq një Dritë të madhe 
(Nur) nga e cila Dritë të gjithë do të detyrohen të bien në 
sexhde.” 

43. Shikimet e tyre do të jenë të përulur dhe do t'i mbulojë 

poshtërimi, sepse kanë qenë të ftuar të përuleshin (të bënin 

sexhde), sa qenë shëndoshë (dhe nuk kanë pranuar). 

Ky ajet, shpërfaq më së miri mjerimin dhe turpërimin 
publik të atyre që mohuan Krijuesin e tyre. Ata kur do të 
ftohen të bien në sexhde, do të përpiqen, por siç thamë 
e tyre trupore nuk do t'u binden. Seid ibn Xhubejri thotë 
se ata gjatë jetës në këtë botë ishin thirrur për namaz 
nëpërmjet ezanit, por nuk i qenë përgjigjur thirrjes.'' 


Ata ishin thirrur ta bënin një gjë të tillë gjatë jetës së tyre 
në këtë botë, por nuk kishin pranuar e as nuk e kishin 
përfillur udhëzimin hyjnor. Ata nuk e bënë këtë sexhde 
adhurimi kur ishin të shëndoshë, kur ende ishin në jetën 
e kësaj bote dhe kur ende mund të udhëzoheshin.” Ata 
ngarendën pas lakmive të kësaj bote, u hoqën të mëd- 
henj ndaj besimtarëve dhe të varfërve, andaj tash do t'i 
mbulojë turpi e poshtërimi. Ata nuk do të kenë fytyrë të 
drejtojnë shikimet e tyre, por këto shikime do të jenë të 
përulura nga nënçmimi. Këta janë banuesit e zjarrit, në të 
cilin do të jenë përgjithmonë. 

Porosia e këtyre ajeteve 

- Besimtarët do të gëzojnë në Xhenet mirësitë e paku- 
fishme të Allahut, si shpërblim për jetën e devotshme të 
kaluar në këtë dynja. Në këto xhenete, ata do të shijojnë 
begati pas begatie, duke u shkrirë në lumturinë e am- 
shueshme 

- Në botën tjetër, në asnjë mënyrë nuk do të jenë të 
barabartë në trajtim besimtarët dhe jobesimtarët apo 
mirëbërësit dhe mëkatarët, sepse kjo do të ishte në 
kundërshtim me drejtësinë hyjnore. 

- Në pyetjet hyjnore drejtuar idhujtarëve ka alegori 
dhe kuptim kërcënimi që ata të logjikonin me arsye të 
shëndoshë e të mos harliseshin pas jetës së kësaj bote të 
kredhur në luks e mëkatime në fund të pretendonin se do 
të ishin në pozitë më të lartë në Xhenet sesa besimtarët. 

- Në Xhehenem një prej ndëshkimeve do të jetë edhe 
thirrja nënçmuese-qortuese për ta që të bien në sexhde, 
tash do të dëshironin ta bënin atë në shenjë pendese. 
Sidoqoftë, tashmë është vonë për pendim, por ata do t'i 
kaplojë përbuzja dhe shikimet e tyre do të jenë të përulura 
e të poshtëruara. Në anën tjetër, besimtarët do të jenë me 
fytyra të ndriçuara, të gëzuar e të kënaqur me atë që ua ka 
dhënë Zoti i tyre si dhuratë për besimin dhe veprat e tyre 
në këtë botë. (vijon) 


(1) Tefsiri i Mukatil bin Sulejmanit, Bejrut, 2002, vëll. IV, f. 407. 
(2) Imam Maturidiu, Te' vilatu Ehli-s-Sunneti, vëll. X, f. 150 (re- 
daktuar nga dr. Mexhdi Basel-lum). (3) Ebu Bekr el Xhezairij, 
Ejseru-t-tefasiri, vëll. V, £. 415. (4) http:7 (vyvryy.nabulsi.com( 
blue, arf art.php”artz8918rid-97ërsid-1016ssid-3778rss- 
sid-378, (Koment i zgjeruar i sures: El-Kalem, azhurimi i fundit 
i faqes më 02.01.2018). (5) Imam Fahru Rraziu, Mefatihul gajb, 
vëll. 15, f. 84. (6) Zemahsheriu, El-Kesh-shaf, Rijad, 1998, vëll. 
VI, £. 190. (7) Ibn Adil ed-Dimeshkij, El-Lubab fi Ulumil Kitab, 
vëll. XIX, £. 299. (8) Tefsiri i Kurtubiut, vëll. XXI, f. 176. (9) Imam 
Maturidiu, Te' vilatu Ehli-s-Sunneti, vëll.V, f. 218 (redaktuar nga 
Fatma el Hajmi). (10) Tefsiri i Kurtubiut, vëll. XXI, ff. 176-177. 
(11) Rumuzul kunuz fl tefsir Kitabil Aziz, vëll. VII, f. 243. (12) 
Abdurrahman Hasen Habenneke el Mejdani, Mearixhu-t-tefek- 
kuri ve dekaiku-t-tedebburi, Damask-Bejrut 2000, vëll. I, £. 255. 


Mr. Ejup Haziri 


Mënyrat e uljes: 
teverruk-u dhe iftirash-i 


Hyrje 

Janë kryesisht dy forma apo dy mënyra të uljes gjatë 
namazit, që të dyja janë të vërtetuara nga hadithet 
e transmetuara lidhur me këtë çështje. E para njihet 
si “teverruk”, gjersa mënyra e dytë si “iftirash”. Në 
kronologji, gjatë gjithë historisë këto dy mënyra kanë 
pasur aplikim. Kjo çështje nuk njihet si çështje konf- 
liktuale, me përjashtim në dy dekadat e fundit që në 
vende të caktuara u bë goxha popullarizuese dhe diku 
diku edhe çështje konfliktuale nga disa të paformuar 
fetarisht dhe me dije të cekët nga shkencat dhe argu- 
mentet fetare. 

Mënyra e uljes apo pozita “teverruk” është kur 
namazfalësi ulet në tokë (jo mbi këmbë), këmbën e 
djathtë e mban në pozitën vertikale, ashtu që gishtat e 
këmbës janë të drejtuar në drejtim të kibles, kurse këm- 
ba e majtë është e shtrirë nën këmbën e djathtë. 

Mënyra tjetër, gjegjësisht pozita e uljes, e njohur si 
“iftirash”, është atëherë kur namazfalësi, ndryshe prej 
mënyrës paraprake, e shtrin këmbën e majtë dhe ulet 
në të, gjersa këmba e djathtë është në pozitën vertikale 
dhe gishtat janë të kthyer në drejtim të kibles. 

Këto janë dy format apo pozitat që përdoren gjatë 
uljeve në namaz, rreth të cilave dijetarët janë të ndarë 


— Oo I Së 





FIKH DITURIA ISLAME 327 J JANAR 2018 g 





në mendime se cila prej tyre është më e saktë dhe cilën 
prej tyre e aplikoi më tepër i Dërguarii Allahut. 


Opinionet e ndryshme në lidhje me uljen 

Sa i përket pozicionit të uljes, kemi mendime 
të ndryshme, ndonëse njihen vetëm dy pozita 
(mënyra):teverruk dhe iftirash, por problematika qëndron 
në faktin se a të përdoret vetëm një pozitë, apo të për- 
doren të dyjat” E, në rast të përdorimit të dy mënyrave, 
cila të përdoret në uljen e parë e cila në të dytën2 

Hanefitë janë të mendimit se mënyra më e mirë e pozitës 
së uljes në namaz, është ajo e iftirash-itdhe se kjo përdoret 
si në uljen e parë, ashtu edhe në të dytën.' Megjithatë, sipas 
hanefive, edhe pse rekomandohet të aplikohet pozita “ifti- 
rash”, pozita “teverruk” është gjithashtu e lejuar. 

Për dallim nga hanefitë, të cilët rekomandojnë 
pozitën “iftirash” në të gjitha uljet, malikitë janë të 
mendimit të kundërt, ngase parashohin që, në të gjitha 
uljet, të aplikohet pozita “teverruk”, madje edhe në 
uljen mes dy sexhdeve. 

Shafiu dhe medhhebi i tij është mes hanefive dhe 
malikive, ngase në uljen e parë rekomandojnë uljen 
“iftirash” (sikur hanefitë), gjersa në të fundit atë “tever- 
ruk” (sikurse malikitë). Në namazet me një ulje, sipas 


10 DITURIA ISLAME 327 JJANAR 2018 FIKH 


Shafiut, namazfalësi ulet në pozitën “teverruk”, sepse 
ajo konsiderohet ulja e fundit. 

Ahmedi pajtohet me mendimin e Shafiut që në 
uljen e parë të aplikohet pozita“iftirash”, ndërsa në 
të fundit ajo“ teverruk”, mirëpo mes tij dhe Shafiut 
ekziston një dallim te namazet me një ulje. Përderisa 
Shafiu ishte i mendimit qënë namazet me një ulje, 
namazfalësi të aplikojë pozitën “teverruk”, Ahmedi 
është i mendimit që në namazet me një ulje, siaii 
sabahut, xhumasë dhe i bajrameve, mos të aplikojë 
pozitën “teverruk”, por atë “iftirash.”7 

Se kjo formë është më e fuqishme, tregon edhe fakti 
se pjesa dërrmuese e namazfalësve e praktikonin më 
tepër, madje që nga gjeneratat e hershme. E, në lidhje 
me këtë, Tirmidhiu, pasi që sjell hadithet në lidhje me 
këtë çështje, për uljen “iftirash”, thotë: “Kjo praktikohet 
nga shumica dërrmuese e dijetarëve. Njëherit ky opin- 
ion është i Sufjan Thevriut, Abdullah Mubarekut dhe i 
banorëve të Kufës.”5 


Argumentet për uljen “iftirash” 

Hanefitë, kur parapëlqejnë pozitën “iftirash”, (ndër- 
sa femrat pozitën “teverruk”, ngase kjo është më e 
mbrojtur për to), e arsyetojnë se i Dërguari i Allahut 
në pjesën më të madhe të jetës së tij e kishte aplikuar 
një formë të tillë gjatë uljes në namazet e tij. Këtë formë 
apo pozitë, siç do ta shohim edhe në vijim nga hadith- 
et, e kanë praktikuar në masë të madhe edhe gjeneratat 
e hershme dhe pjesa dërrmuese e dijetarëve, ashtu siç 
e ka pohuar dhe miratuar vetë kolosi i sunetit, Tir- 
midhiu. Ndërsa hadithet e tjera që përmendin pozitën 
tjetër “teverruk”, shpjegohen se kjo ka ndodhur në 


De 





pjesën e fundit të jetës së Pejgamberita.s., për shkak të 
sëmundjes, dobësisë apo edhe pafuqisë së tij që të ulet 
në pozitën “iftirash”.“ Por, mund të jetë edhe si mësim 
për sahabët se edhe kjo pozitë është e lejuar. 

Ka shumë argumente që përcillen nga suneti rreth 
uljes në namaz, do të sjellim disa prej tyre, duke filluar 
nga hadithi i transmetuar nga Vaili: Na ka treguar Ebu 
Kurejbi i cili thotë: “Na ka treguar Abdullah ibën Idrisi 
nga Asim ibën Kulejbi, ky nga babai i tij, e ky nga Vail 
ibën Huxhri, i cili thotë: “Erdha në Medinë dhe thashë: 
(tash) Do ta shikoj namazin e Pejgamberita.s., e kur ai u 
ul (për teshehud) e shtriu këmbën e majtë dhe vendo- 
si dorën e majtë mbi gjurin e tij të majtë e këmbën e 
djathtë e mbajti në pozitën pingule (me gishta të kthyer 
nga kibla).”5 

E, në Sunenin e Ebu Davudit, po ashtu nga Vaili, 
ky transmetim është më detajizues sesa ai paraprak, 
ndonëse nuk do ta sjellim të tërin për shkak se hadithi 
është i gjatë: 

Na ka treguar Museddedi, na ka treguar Bishr ibën 
el-Mufeddal nga Asim ibën Kulejbi, ky nga babai i tij, e 
ky nga Vail ibën Huxhri, i cili ka thënë: “Thashë: Do ta 
shikoj namazin e Pejgamberita.s. se si do të falet ai. U 
ngrit (Pejgamberia.s.), u drejtua kah kibla, mori tekbir 
dhe i ngriti duart e tij gjersa ato ishin afër veshëve të 
tij...” Më pas u ul dhe këmbën e majtë e shtriu dhe 
dorën e majtë e vendosi në gjurin e majtë, kurse dorën 
(bërrylin) e djathtë mbi gjurin e djathtë, kapi dy gishta 
dhe bëri një lëvizje. Unë e pashë atë tek thoshte: “E 
kapi gishtin e madh me të mesmin dhe dha shenjë (e 
ngriti) me gishtin tregues.”5 

Ky hadith ka ardhur në formë të përgjithshme, pa 
kushtëzuar pozicionin “iftirash” në uljen e parë apo në 
të dytën. Kjo është e qartë dhe mjaft e kuptueshme nga 
mesazhi që jep hadithi. 

Hadithi në vijim është hadithi i transmetuar nga 
Aisheja dhe është hadith detajizues rreth faljes së 
namazit të Pejgamberita.s. që nga tekbiri fillestar e deri 
tek përfundimi i namazit: 

Na ka treguar Muhamed ibën Abdullah Numejri, na 
ka treguar Ebu Halid (el-Ahmeri), nga Husejn el-Mual- 
im, i cili ka thënë: “Na ka treguar Is'hak ibën Ibrahimi 
(teksti është i tij) dhe ka thënë: “Na ka treguar Husejn 
el-Mualimi, nga Budejl ibën Mejsereh, ky nga Ebu-Il 
Xhevzai, e ky nga Aisheja, e cila ka thënë: “...E shtrinte 
këmbën e majtë, kurse të djathtën e mbante pingul...”7 

Hadithi është dëshmi se i Dërguari i Allahut e ap- 
likonte një pozicion të vetëm gjatë uljeve në teshehud, 
si në të parin ashtu edhe në të dytin e që është pozi- 
cioni “iftirash”. E, po të ishte ndonjë tjetër pozicion, 


sigurisht se do ta përmendte Aisheja. Ky është kuptimi 
i hadithiti 

Hadithi në vijim është ai që transmetohet nga Ebu 
Humejdi: Na ka treguar Bundari dhe tha: “Na ka 
treguar Ebu Amir el-Akadij, i cili tha: “Na ka treguar 
Fulejh ibën Sulejmanel-Medenij, i cili tha: “Na ka 
treguar Abas ibën Sehles-Saidij dhe tha: “U takuan Ebu 
Humejdi, Ebu Usejdi, Sehl ibën Sa'di dhe Muhamed 
ibën Meslemeh dhe përkujtuan namazin e të Dërguarit 
të Allahut. Ebu Humejdi u tha: “Unë jam më i dituri 
prej jush për namazin e të Dërguarit të Allahut dhe tha: 
“I Dërguari i Allahut u ul në teshehud, e shtriu këmbën 
e tij të majtë, gishtat e këmbës së djathtë i drejtoi kah 
kibla, bërrylin e djathtë e vendosi në gjurin e djathtë, 
përderisa bërrylin e dorës së majtë e vendosi në gjurin 
e majtë dhe sinjalizoi me gishtin e tij tregues.”5 


Argumentet për uljen “teverruk” 


Maliku në “Muvetta”, përcjell se i biri i Abdullah 
ibën Omerit kishte praktikuar pozitën “teverruk”, 
ndërsa kishte sinjalizuar se edhe Ibën Omeri kishte 
praktikuar një gjë të tillë: Maliku nga Jahja ibën Seid 
përcjell se Kasim ibën Muhamedi u kishte treguar atyre 
në praktikë për uljen në teshehud, ku këmbën e djathtë 
e kishte pingule, gjersa të majtën e kishte shtrirë dhe 
ishte ulur në anën e majtë e nuk ishte ulur mbi këm- 
bën e tij. Më pas tha: “Kështu më tregoi Abdullah ibën 
Abdullah ibën Omeri dhe më tregoi mua se babai i tij 
vepronte ashtu.” 

Shumë komente e analiza janë bërë në lidhje me 
tregimin e Ibën Omerit rreth formës së uljes, në disa 
transmetime vërtetohet se ai kishte praktikuar pozi- 
cionin ulur “iftirash”: Na ka lajmëruar Rrebi ibën Sule- 
jman ibën Davudi, i cili ka thënë: “Na ka treguar Is'hak 
ibën Bekër, i cili ka thënë: “Na ka treguar babai im nga 
Amër ibën Harithi, ky nga Jahja se Kasimi ka treguar 
nga babai i tij (Abdullah ibën Omeri) të ketë thënë: 
“Nga suneti i namazit është mbajtja e këmbës së djathtë 
pingul, drejtimi i gishtave të saj në drejtim të kibles dhe 
ulja mbi këmbën e majtë.” 

Ndërsa sipas një transmetimi tjetër që është autentik 
vërtetohet se ai e kishte praktikuar pozicionin “tereb- 
bu”, me këmbë të kryqëzuara, gjersa e kishte ndaluar 
për të tjerët: Na ka treguar Abdullah ibën Meslemeh 
nga Maliku, ky nga Abdurrahman ibën el-Kasimi, e 
ky nga Abdullah ibën Abdullahi (ibën Omeri) se ai e 
kishte vështruar Abdullah ibën Omerin gjersa është 
ulur në namaz kishte kryqëzuar këmbët. Gjithashtu 
edhe unë veprova ashtu njëherë derisa isha i ri në 
moshë, por më ndaloi Abdullah ibën Omeri dhe tha: 


FIKH DITURIA ISLAME 327 J JANAR 2018 11 


“Nga suneti i namazit është të ngrihet këmba e djathtë, 
kurse të shtrihet e majta.” Unë i thashë: “E ti po vepron 
kështu (me këmbë të kryqëzuara).” Ai m'u përgjigj: 
“Këmbët e mia nuk mund ta mbajnë trupin tim.”t 

Këtu përmendet arsyeja se përse kishte vepruar 
ashtu, do të thotë nuk mund të qëndronte ndryshe dhe 
e kishte ndaluar të birin e tij të vepronte ashtu, ndërsa 
i kishte treguar për formën e uljes sipas sunetit, e që 
është “iftirashi”. Pozicionet e tjera mund të merren në 
konsideratë si pozicione alternative apo dytësore në 
rastet kur pozicioni “iftirash” ka qenë i pamundur të 
aplikohet nga vështirësia, sëmundja apo pleqëria. 

Një tjetër element që ndërlidhet me veprimet e Ibën 
Omerit është edhe fakti se hadithi i parë që tregon për 
pozicionin “teverruk” është përshkrim (hadith fiTi), 
gjersa versionet e transmetimeve të përzgjedhura nga 
hanefitë për pozicionin” iftirash” janë verbale (el-ehadith 
el-kavlijej, dhe se kjo sipas shkencës së usulit (usu- 
lul-hadith) ka përparësi ndaj së parës. 

Më herët kam përmendur një transmetim të Ebu 
Humaejdit rreth pozicionit të uljes “iftirash”, ekziston 
edhe një transmetim thuajse i ngjashëm me të, por që 
përmend pozicionin tjetër të uljes në namaz: tever- 
ruk”:Na ka treguar Ahmed ibën Hanbeli, na ka treguar 
Ebu Asim ed-Dahak ibën Mahledi, na ka treguar 
Museddedi, nga Jahja, i cili ka thënë: “Na ka lajmëru- 
ar Abdulhamidi (i biri i Xhaferit), më ka lajmëruar 
Muhamed ibën Amër ibën Atau, i cili ka thënë: “E kam 
dëgjuar Ebu Humejd es-Saidij, në prezencë të dhjetë 
sahabëve, në mesin e tyre ishte Ebu Katadeh, të ketë 
thënë: “Unë jam më i dituri prej jush për namazin e 
të Dërguarit të Allahuti I thanë: “Përse”” Tha ai: “Për 
Zotin unë isha nga mesi juaj që më sës shumti e ndoqi 
atë dhe më i hershmi prej jush që e shoqëroi. Gjithsesi i 
thanë ata. Ai tha: “...Derisa i Dërguari i Allahut ishte në 
sexhdenë e fundit pas së cilës përfundon edhe namazi, 
e lëshoi këmbën e tij të majtë dhe u ul “teverruk” duke 
u mbështetur në anën e majtë (në tokë).” Të pranishmit 
i thanë: “E the të vërtetën, ngase kështu falej i Dërguari 
i Allahuti”” 

Siç kam përmendur Ebu Humejdi është prej sa- 
habëve të mëvonshëm dhe ka mundësi që, sipas këtij 
transmetimi, ta ketë parë të Dërguarin e Allahut tek 
ulej në pozitën “teverruk” nga fundiijetës së tij për 
shkak të pamundësisë apo sëmundjes së tij. Megjithatë 
ka mundësi që transmetimi i tij i fundit të jetë në 
kontekstin e lejueshmërisë se edhe kjo formë është e 
ligjërishme. Prandaj, ky transmetim mund të jetë indik- 
acion për lejueshmërinë e një forme të tillë, me theks të 
veçantë kur të paraqitet nevoja për një gjë të tillë. 


12 DITURIA ISLAME 327 JJANAR 2018 FIKH 


Analizë 


Hadithet e cekura sipër, që të gjitha autentike, 
dëshmojnë se i Dërguari i Allahut e aplikonte formën 
“iftirash” dhe se të gjitha këto hadithe, sikurse ato 
transmetime që përcillen nga Aisheja e të cilat pasqyro- 
jnë (në masë të madhe) namazin në shtëpi, apo trans- 
metimet e tjera nga sahabët e ndryshëm, janë indikaci- 
one të qarta se “iftirashi”, gjegjësisht ulja mbi këmbën e 
majtë të shtrirë në tokë dhe mbajtja e këmbës së djathtë 
në formë pingule, me gishtat të kthyer kah kibla, ka 
qenë praktikë e zakonshme e të Dërguarit të Allahut. 
Kjo praktikë ka qenë dominuese te shoqëria myslimane 
dhe se është parë si formë më e vërtetuar nga shumica 
dërrmuese e dijetarëve dhe plejada e tyre, ashtu siç e 
përmend Tirmidhiu në Sunenin e tij. Këtë formë apo 
pozicion të uljes, e preferonin edhe dy kolosët e hadith- 
it: Sufjan Thevriu dhe Abdullah Mubareku. 

Në hadithin që e kemi përmendur nga Vaili, i cili 
kishte ardhur nga Jemeni në Medinë, kishte vështruar 
faljen e të Dërguarit të Allahut, nga tekbiri fillestar e 
deri tek mbarimi i namazit, ai në përshkrimin që i bën 
tregon se i Dërguari i Allahut ishte ulur në pozitën “if- 
tirash”. Pra, fjalët e tij nuk dëshmojnë se ai e ka dëgjuar 
të Dërguarin e Allahut, apo ta ketë dëgjuar ndonjë 
sahabij të tregonte rreth uljes në namaz, por dëshmojnë 
se e ka parë me sytë e tij, madje e ka vështruar komplet 
faljen e namazit nga i Dërguari i Allahut. 

Hadithi i përcjellë nga Aisheja vjen sigurisht nga një 
kënd tjetër, nga një rreth më i ngushtë, nga familja dhe 
se ajo për shkak të afërsisë me të Dërguarin e Alla- 
hut, e ka parë çdo ditë nga afër faljen e të Dërguarit të 
Allahut dhe në bazë se çfarë ka parë, ajo më vonë edhe 
ka transmetuar. Edhe ky hadith, sikurse ai paraprak, 
tregon se forma e përdorur në ulje gjatë namazit ka 
qenë “iftirashi”, pa bërë ndonjë dallim mes uljes së parë 
dhe së dytës. 

Hadithi i transmetuar nga Ebu Humejdi ku përsh- 
kruan të falurit e të Dërguarit të Allahut vjen në një 
periudhë tjetër, atë pas vdekjes së Pejgamberita.s., 
pasi që Ebu Humejd es-Saidij ka qenë prej sahabëve të 
mëvonshëm dhe ka vdekur 60 vjet pas hixhretit, sipas 
asaj që përmend Dhehebiu,” gjegjësisht 50 vjet pas 
vdekjes së Pejgamberita.s.. Fjalët e Ebu Humejdit: “Unë 
jam më i dituri prej jush për namazin e të Dërguarit të 
Allahut..” tregojnë për një rreth të ngushtë të sahabëve 
të cilët e kishin përkujtuar namazin e të Dërguarit të 
Allahut shumë vjet pas vdekjes së tij e që, në mesin e 
tyre, sigurisht se Ebu Humejdi ishte më i dituri prej 
tyre, ngase ishte i njohur edhe si fekih (jurist). Ndërsa 


hadithi tjetër i transmetuar prej tij që tregon për formën 
“teverruk” të uljes së Pejgamberit a.s. mund të komen- 
tohet se ajo ka qenë nga fundi i jetës së Pejgamberit a.s. 
dhe kështu mund të bëhet edhe bashkimi i haditheve 
që, në vështrim të parë, duken të kundërta. Në anën 
tjetër, shumë dijetarë janë të mendimit se hadithi i 
transmetuar nga Ebu Humejdi ka shkëputje (el-munka- 
ti) dhe ka parregullsi në zinxhirin transmetues dhe në 
tekst (mudtarib el-isnnd vel-metn).'“ 

Përfundimisht, mund të themi se forma e uljes së 
Pejgamberita.s. gjatë namazit të tij ka qenë “iftirashi”, 
duke mos përjashtuar edhe formën tjetër “teverruk”, 
sepse ka transmetime edhe për atë formë, por që 
hanefitë formën e fundit e ndërlidhin me arsyen se ajo 
mund të jetë bërë nga pamundësia, dobësia apo edhe 
sëmundja gjatë fundit të jetës së Pejgamberit a.s. Kjo 
mund të dëshmohet edhe me rastin kur ibën Omeri 
ishte falur dhe ishte ulur në pozitën “teverruk” apo 
edhe në formën “terebbu”” që njihet me këmbë të kry- 
qëzuara, ndërsa djali i tij pasi e kishte pyetur, aii ishte 
përgjigjur: “Këmbët e mia nuk mund ta mbajnë trupin 
tim.”5 

Pozicioni i uljes “iftirash” është më lehtë i praktikuar, 
me theks të veçantë nga ata që janë të rinj, të shëndoshë 
dhe nuk kanë ndonjë pengesë, gjersa “teverruki” është 
më i rëndë në aplikim, por që për të moshuarit dhe të 
sëmurët mund të jetë një alternativë dhe një opsion më 
i lehtë. Sido që të jetë, të dyja pozicionet e uljes gjatë 
namazit janë legjitime, përderisa ka tekste për ty dyja, 
mirëpo “iftirashi” njihet si metodë më e aplikuar përg- 
jatë gjithë historisë islamel 


(1) Merginani, El-Hidajeh-SherhBidajeti-l Mubtedi”, v.I, £.52- 
53. (2) Bedrudin el-Ajni, El-Benajetu Sherhi-l Hidajeh, v,.II, f.262. 
(8) Tirmidhiu në Sunen, nr.292, v.1, f.379. (4) Serhasij, El-Meb- 
sut, v.l, £.27. (5) Tirmidhiu në Sunen, nr.292 dhe thotë se had- 
ithi është autentik. Hadithi përcillet perms transmetimeve të 
shumtadhe nuk kadyshim se është autentik. Këtë e pohojnë 
thuajse të gjithë hdithologët. (6) Ebu Davudi në Sunen, nr.624 
dhe 820. Albani pasi që i vlerëson hadithet në Sunenin e Ebu- 
Davudit, kur vjen te hadithi në fjalë, jep këtë vlerësim: “Auten- 
tik (sahih)”. Shih: Albani, Sahih ve Daif Sunen Ebi Davud, nr. i 
hadithit 726 dhe 957. (7) Muslimi në Sahih, nr.498 (240). Hadithi 
është autentik. (8) Tirmidhiu në Sunen, nr. 293. Ebu Davudi në 
Sunen, nr. 734. Hadithi është autentik. (9) Maliku në Muvetta, 
nr.298, Bejhekiu në Sunenel-Kubra, nr. 2778. (10) Nesaiu në 
Sunenel-Kubra, nr. 748. (11) Buhariu në Sahih, nr.827, Maliku në 
Muvetta, nr.87, 297: Tahaviu në Sherh Meani-l Athar, nr.1537. 
(12) Ebu Davudi në Sunen, nr.730, Tahaviu në Sherh Meani-l 
Athar, nr.1538, Bejhekiu në Sunenel-Kubra, nr.2517. Hadithi 
është i gjatë dhe përshkruan thuajse tërë procesin e namazit, nga 
fillimi gjer në mbarim. Kam shkëputur vetëm pjesën që ndërlid- 
het me tematikën e pozicionit të uljes. (13) Dhehebiu, SijerA”'la- 
mu-n Nubela, v. II, f.481. (14) Tehanevi, Flau-s Sunen, v.III, £.97. 
(15) Buhariu në Sahih, nr.827, Maliku në Muvetta, nr. 87, 297, 
Tahaviu në Sherh Meani-l Athar, nr.1537. 


Nexhat Ibrahimi 


Bashkërenditja 
e së përhershmes 
me të ndryshueshmen 


I. Hyrje 
erëndimi, nëpërmjet programeve të veta 
PP sive rimore pastaj mekanizmave 
politiko-ekonomikë e socialo-kulturorë ka de- 
përtuar qysh herët në botën myslimane dhe ka zgjuar 
perceptime heterogjene rreth shfaqjes së dukurive të 
reja. Dijetari mysliman, tashmë i ndjerë, Muhammed 
Asadi, këtë depërtim nuk e sheh vetëm si shqetësim, 
por edhe si “rrezikun më të madh për ekzistimin”, 
gjegjësisht “si rrezikun më të madh për ringjalljen e 
sërishme të qytetërimit islam”, e njëkohësisht edhe si 
mbështetje për pohimin tashmë të zëshëm të Perëndim- 
it se “Islami është forcë e konsumuar.”' Edhe dijetari 
bashkëkohor malajzias, El-Attasi depërtimet perëndi- 
more i quan sfidë dhe të keqen më të madhe të kohës.” 
Prandaj, edhe shtrohet pyetja si të perceptohen drejt 
dhe si të shfrytëzohen karshi një mirëkuptimi bashkë- 
kohor ndërfetar, ndërkulturor dhe ndërfilozofik. 


Il. E thjeshta, racionalja, praktikja 


Njëtimi i Zotit xh.sh., besimi në botën e melaqeve 
dhe librave të shpallur, pejgamberia e Muhammedit 
a.s., besimi në ahiret janë karakteristikat kryesore të 
Islamit, ndërsa të gjitha këto janë të bazuara në tekste 


QASJE E 3 





të shenjta (Kuran dhe Hadith), janë të arsyeshme dhe të 
logjikshme. 

Të gjitha mësimet islame burojnë nga këto parime 
themelore dhe janë të thjeshta dhe të qarta. Nuk ka 
hierarki të priftërisë, por as nuk ka rituale abstrakte e të 
komplikuara filozofike apo spiritualiste, për anëtarë të 
tjera e për publik të tjera. 

Islami nuk bazohet në kurrfarë mitologjie as besëtytnie. 
Të gjitha mësimet islame janë të thjeshta, praktike dhe 
racionale. Nuk ka as besëtytni, as bindje të palogjikshme.“ 

Njeriu në Kuran, si fjalë e Zotit, ka qasje të drejt- 
përdrejtë, pa ndërmjetës, ndërsa urdhrat e tij janë të 
zbatueshëm në çdo kohë. Islami me qindra ajete e nxit 
arsyen te njeriu dhe e motivon ta përdorë atë. E udhë- 
zon njeriun që gjerat t'i marrë ashtu çfarë janë ato në 
realitet. Kurani po ashtu udhëzon që të arrihet dituria 
dhe t'i lutemi Zotit për përhapjen e saj.“ 

“.. Dhe thuaj: 'O Zoti im, shtoma diturinë'1” (Ta Ha, 
114) “... Thuaj: “A janë njëlloj ata që dinë dhe ata që nuk 
dinë2 Mësim marrin vetëm të mençurit”.(Ez-Zumer, 9) 

Përcillet se Pejgamberi a.s. lidhur me stimulimin e 
diturisë ka thënë: “Ai që e braktis shtëpinë me qëllim 
të arritjes së diturisë, ai është nisur rrugës së Zo- 
tit.”(Et-Tirmidhi) 





E QASJE 


Gjithashtu: “Kërkimi i diturisë është detyrim për çdo 
mysliman.” (Ibn Maxhe dhe El-Bejhekiu) 

Në këtë mënyrë Islami e nxjerr njeriun nga injoranca, 
mashtrimi, besëtytnia, terri besimor dhe e fut në botën 
e dijes botërore dhe dritës shpirtërore. 

Pra, Islami është fe praktike dhe nuk i parapëlqen 
spekulimet dhe bisedat e kota. Islami nuk është vetëm 
predikim besimi por nxitësi kryesor i njeriut. Feja 
duhet të zbatohet, përndryshe ajo do t'i ngjasonte një 
filozofie apo ideologjie, që trajtohet vetëm në qarqet 
intelektuale, nëpër shqyrtime filozofike. 
mira, të lumët ata, se i pret përfundim i bukuri“ (Er- 
Ra'd, 29) 

Pejgamberi Muhammed a.s. ka thënë: “Zoti nuk e 
pranon besimin i cili nuk është manifestuar në vepra, 
as që e pranon veprën e cila nuk është në pajtim me 
besimin.” (Et-Taberani) 


lli. Uniteti ndërmjet materiales dhe shpirtërores 


Islami është specifik karshi feve të tjera, sepse nuk 
e ndan jetën në dy pjesë diametralisht të kundërta, në 
jetën materiale dhe në jetën e përshpirtshme. Islami 
nuk e refuzon jetën as të mirat materiale, por ato i 
konsideron pjesë të domosdoshme të jetës. Islami 
nuk e pranon jetën e izoluar, ndaj edhe nuk e pëlqen 
asketizmin. Kjo jetë shërben për të fituar jetën tjetër dhe 
jo duke iu shmangur jetës dhe sfidave në të. 

Kurani na këshillon: “Po ka prej tyre edhe që 
thonë: “O Zoti ynë, na jep mirësi edhe në këtë botë 
edhe në botën tjetër dhe ruana prej dënimit me zjar- 
ri” (El-Bekare, 201) 

Por, kur flitet për gjerat luksoze dhe me bollëk, Kura- 
ni na sugjeron të bëhemi të matur: “... dhe hani e pini, 
por mos e teproni, sepse Ai, njëmend, nuki do ata që e 
teprojnë.” (El-Araf, 31) 

Pejgamberi i Zotit thotë: “ Agjëroni, por edhe pusho- 
ni, falni namaz dhe bëhuni të zellshëm në kryerjen e 
namazit (të natës) dhe flini. Sepse trupi yt ka të drejtë te 
ti, dhe sytë e tu kanë të drejtë te ti dhe gruaja jote ka të 
drejtë te ti dhe mysafiri i cili ju viziton ka të drejtë te ti.” 

Islami nuk njeh ndarjet mes materies dhe shpirtit, 
moralit dhe jomoralit, kësaj dhe asaj bote. Të gjitha 
Të kuptuarit e ndarë të Islamit ul vlerën dhe dëmton 
myslimanët. Çdo ndarje mes shpirtërores dhe materi- 
ales gjatë historisë ka sjellë deri te konfliktet, ngecjet, 
fatkeqësitë, sepse njerëzisë i sollën varfëri, trazira, mo- 
szhvillim. Edhe djathtizmi dhe majtizmi i tepruar dëm- 
tojnë. Islami është pa anë, pa skajshmëri, pa majtas e 





pa djathtas, e ushqen materialen por edhe shpirtëroren, 
përkatësisht i vë në baraspeshë instinktet e njeriut, i 
harmonizon me mjedisin dhe i pajton me ligjet hyjnore. 
Çdo gjë është krijuar për njeriun, ndërsa njeriu është 
krijuar ta falënderojë Allahun dhe të menaxhojë drejt 
mirësitë e dhuruara.” 


IV. Islami —- mënyrë e plotë e jetës 


Islami nuk është fe e kufizuar, as e bazuar në kon- 
cepte të kufizuara të jetës private dhe shoqërore, 
individuale dhe grupore, por është mënyrë e plotë e 
jetës, e pranishme në çdo fushë të jetës, në politikë dhe 
ekonomi, në aspektin material dhe moral, individual 
dhe social, kulturor dhe nacional. Islami është vlerë 
e gjallë, historike dhe ka kontinuitet historik dhe jo 
masë e vdekur religjioze, amorfe dhe anakrone.” Edhe 
pranimi i fesë dhe jetësimi i saj duhet të bëhet pa ku- 
fizime, duke ndjekur rrugën e Zotit.” 

Kufizimi i disa feve në jetën private ishte fatkeqësi 
për vetveten dhe të tjerët. Restrikcionet e fesë brenda 
shtëpisë jashtë shoqërisë janë dëm i pariparueshëm për 
një shoqëri. Islami nuk njeh fushë përjashtimisht fetare 
dhe fushë përjashtimisht laike. Ndarja e fesë në aspekte 
e fusha është ndarje e fesë nga realiteti, pamundësi të 
marrë pjesë në zgjidhjen e problemeve dhe zgjedhjen e 
më të mirës. Roli i Islamit nuk mund të mbyllet brenda 
ritualeve, as brenda mureve të caktuara, sado që këtë 
e dëshirojnë laicistët e sekularistët, materialistët e 
ateistët. 

Kurani thotë: “Ne i kemi dërguar felajmëruesit tanë 
me argumente të qarta dhe me anë të tyre kemi shpallur 
librin dhe peshoren, që njerëzit të sillen me drejtësi. Kemi 





zbritur hekurin ku ka focë të madhe edhe dobi të madhe 


për njerëzit, për ta ditur Allahu se kush e ndihmon atë 
dhe felajmëruesit e tij. Allahu është pa dyshim shumëi 
fortë dhe i fuqishëm.” (El-Hadid, 25) “... Gjykimi i takon 
vetëm Allahut, Ai ka urdhëruar të mos adhuroni askë 
përveç Atij. Ajo është e vetmja fe e qëndrueshme, por shu- 
mica e njerëzve nuk e dinë.” (Jusuf, 40)” 


V. Baraspesha ndërmjet individit dhe shoqërisë 


Islami kultivon baraspeshën ndërmjet të gjitha ndry- 
shimeve, sidomos fillon mes individit dhe shoqërisë. 
Individualiteti ka rëndësi për njeriun dhe secili individ 
do të përgjigjet vetë për fjalët, veprimet apo pëlqimet e 
tij. Çdokush do të përgjigjet individualisht, kurse për 
këtë rast Pejgamberia.s. ka thënë: “Secili prej jush është 
bari dhe përgjigjës për atë që gjendet në shtëpinë e tij. 
Sunduesi është rojtar i atyre të cilët i binden dhe është 
përgjegjës për ta, burri është rojtar i familjes së vet dhe 
është përgjegjës për ta, gruaja është rojtare e shtëpisë 
së burrit të vet dhe përgjegjëse për ta, shërbëtori është 
rojtar i pasurisë së pronarit të vet dhe është përgjegjës 
për këtë.” (Buhariu dhe Muslimi). 

Islami garanton mësim të paanshëm dhe edukim të 
drejtë të personalitetit të çdo njeriu. Këtë të drejtë Isla- 
mi e garanton karshi individit por edhe karshi komu- 
nitetit. Islami nuk është kundër individit as asimilimit 
të tij në një shoqëri apo në një shtet, por nuk e përkrah 
as individin mbi shoqërinë apo shtetin. 

Të gjithë njerëzit janë të barabartë. Ngjyra, gjuha, 
raca apo etnia janë begati, por jo faktorë copëtimi. Isla- 
mi mëson se njerëzia është një familje e madhe, kurse 
dallimet mes tyre duhen kuptuar si gjëra lehtësuese 


çQASJE e 5 


dhe begati për komunikim e solidarizim të ndërsjellë. 
Përkundër këtyre mësimeve të avancuara islame, 
megjithatë ekzistojnë dallimet racore, gjuhësore, fis- 
nore, të gjakut, të territorit etj. Herë-herë këto dallime 
theksohen aq sa të kemi edhe konflikte verbale politike, 
ekonomike e madje edhe shpërthime luftërash. 

Myslimanët kanë një mundësi të mirë që, pas këtyre 
katrahurave të shumë llojeve, të ofrojnë mësime të 
matura, moral të kristaltë, ekonomi solidare, politikë të 
urtë, por fillimisht duhet ta unifikojnë botën përbrenda 
vetes e pastaj edhe përreth e tutje. Evro-perëndimi me 
politikën e tij hipokrite përçan popujt, madje edhe dre- 
jtpërdrejt ndërfutet, duke shkaktuar tragjedi të njëpasn- 
jëshme dhe ngecje në zhvillim.'' 


VI. E përhershmja dhe e ndryshueshmja 


E përhershmja dhe e ndryshueshmja ekzistojnë 
paralelisht dhe njëkohësisht.” Dominimi i njërës apo 
tjetrës në një shoqëri e bën shoqërinë të pamundur, 
përkatësisht e bën shoqërinë të pamjaftueshme, të 
brishtë, jofunksionale. Këtë e vërejmë tek ideologjitë e 
ndryshme, të cilat i japin epërsi njërës apo tjerës, ndër- 
sa kjo gjendje nga një anë prodhon ose një sistem rigjid, 
të ngurtë, ose, nga ana tjetër, prodhon mungesë të 
vlerave të përhershme, gjë që çon në relativizëm moral, 
politik, që çon në anarki dhe në gjendje amorfe. 

E në fakt, shoqërisë sonë i nevojitet baraspesha 
ndërmjet dy skajshmërive, baraspeshë që përmbush 
edhe anën e përhershmërisë, por edhe anën e ndryshi- 
meve. Koha moderne ka nevojë sidomos për ndërm- 
jetës mes kundërshtive, duke i shtyrë proceset përpara. 
Pikërisht, ky është Islami, që ka në vete parimet e 
përhershmërisë, por që ka edhe dinamizmin e brend- 
shëm për të bërë ndryshimet e nevojshme. '5 

Këtë e thotë ndryshe intelektuali El-Attasi: “Ilmi 
(dija) ka dy karakteristika që duhen theksuar dhe 
plotësuar medoemos: 1) Të jetë gjithëpërfshirës dhe 2) 
Që njeriun ta shpjerë në lumturi në këtë botë dhe në 
shpëtim në botën tjetër.” 

Edhe vetë jeta ka parimin e përhershmërisë dhe të 
ndryshueshmërisë. As rigjiditeti as fleksibiliteti nuk 
janë absolutë, por të pranishëm në masë të caktuar. 
Vrojtimi i jetës së njeriut, por edhe të kafshëve, bimëve 
dhe jetës në përgjithësi na jep një pasqyrë të tillë, edhe 
pse indi ynë ndërrohet disa herë në trupin tonë gjatë 
jetës, personi i caktuar mbetet po ai i njëjti. Gjethet e 
një druri ndryshojnë shumë herë, por trungu mbetet 
po ai. Por, që të dy elementet, edhe e përhershmja edhe 
e ndryshueshmja bashkëjetojnë në pajtim të plotë mes 
vete. Problemet janë po ato gjatë historisë por zgjidhja 


E S QASJE 


e tyre ndryshon nga koha në kohë e nga vendi në vend, 
sepse ndryshon edhe vetë teknika e administrimit të 
problemeve.:5 

Burimet kryesore islame, si Kurani dhe Hadithi, përm- 
bajnë në vete udhëzimin të dhënë nga Allahu xh.sh.,i 
Cili nuk është i kufizuar as në kohë dhe as në hapësirë, 
dhe si të tillë, janë shpallur prej Zotit dhe janë të am- 
shueshëm. Por, këto parime kanë karakter të përgjith- 
shëm, sepse hollësitë i janë lënë njeriut t'i konkretizojë 
në kohën dhe hapësirën ku jeton e vepron. I është lënë 
njeriut ky angazhim për hollësi, përkatësisht kjo përp- 
jekje intelektuale me synim për arritjen e së vërtetës dhe 
të implementimit të saj në kohën dhe vendin e caktuar. 
Pra, udhëzimi themelor është i përhershëm, kurse im- 
plementimi dhe metodat e implementimit janë të ndry- 
shueshme në pajtim me nevojat, rrethanat dhe specifikat 
e kohës. Kjo është arsyeja përse për Islamin themi se 
është bashkëkohor dhe gjithnjë me zgjidhje të freskëta 
dhe jo se Islami i ka të gatuara zgjidhjet qysh nga koha e 
shpalljes dhe periudhës së selefëve.15 


VII. Islami si trashëgimi e feve qiellore 


Islami me Muhammedina.s. kohësisht është feja më 
e re, por Islami në fakt është feja e parë, ajo që iu shpall 
Ademit a.s., Nuhit a.s., Ibrahimit a.s. Musait a.s., Isait 
a.s. dhe Muhammedit a.s.. Meqenëse fetë e mëhershme 
islame, të shpallura të gjithë pejgamberëve, nuk e 
ruajtën burimësinë gjatë historisë, Islami që iu shpall 
Muhammedit a.s. e ruajti tërësisht shpalljen e Zotit. 
Edhe historia e Muhammedit a.s. është e ruajtur në 
hollësi nëpërmjet haditheve. Leximi i biografisë së Mu- 
hammedita.s. është mbresëlënës dhe faktdhënës. Para 
kësaj të vërtete edhe një numër i madh jomyslimanësh 
dorëzohen.” 

Këto janë vetëm disa karakteristika të fesë islame. 
Ato forcojnë bindjen se Islami është fe e njerëzve, fe e 
së ardhmes. Këto veçori tërhoqën me miliarda njerëz 
gjatë së kaluarës, gjithashtu edhe në të ardhmen ashtu 
do të jetë. Ajo është fe e vërtetë dhe rrugë e drejtë për 
njerëzinë. Deri në Ditën e Fundit njerëzit do të dësh- 
mojnë: 

Dëshmoj se nuk ka hyjni përveç Allahut, i Cili është 
Një dhe i Vetëm. Nuk ka rival dhe nuk mund të kraha- 
sohet ndonjë gjë me Të. Dëshmoj se Muhammedi është 
rob i Tij dhe i dërguari i Tij. 


VIII. Në vend të përfundimit 


Islami është fe tërësore, shpirtërore dhe materiale. 
Parimet e tij janë të pandryshueshme, të vendosura në 
Librin e Allahut dhe fjalët e veprat e Pejgamberita.s., 


por hollësitë i përcakton secila kohë varësisht prej 
nevojave dhe përmasave të veta. Individi ka liri të ve- 
projë e të zhvillojë prirjet e veta, por kjo duhet bërë në 
kuadër të nevojave të komunitetit dhe frymës së tij. 

Zhvillimi i së përhershmes së bashku me zhvillimin 
e së ndryshueshmes dhe ruajta e ekuilibrave të shumtë, 
njerëzinë e dërgon në mirëqenie e rahati, dhe e kundër- 
ta: dhënia epërsi skajshmërive çon njerëzinë në përjash- 
time, skajshmëri dhe tragjedi. 

Islami nuk ka kultivuar skajshmëritë individuale as 
kolektive, as të përshpirtmen kundrejt materiales dhe 
e kundërta, ndaj edhe në fazat e caktuara arriti kul- 
min botëror. Këtë bukur e kanë vërejtur edhe të huajt, 
sikurse letrari e dramaturgu i njohur anglez, George 
Bernard Shavv, me mendimin optimist të të cilit edhe 
po e përfundojmë këtë shkrim modest: 

“Gjithnjë e kam çmuar lart fenë e Muhammedit për 
shkak të vitalitetit të saj të shkëlqyeshëm. Kjo është 
feja e vetme, e cila më duket se ka këtë kapacitet që i 
mundëson t'ia dalë në fund me ndryshimet dhe e cilia 
është e përshtatshme për çdo kohë. E kam studiuar 
jetën e këtij njeriu të shkëlqyeshëm dhe sipas mendim- 
it tim ai është larg asaj të quhet antikirisht, por do të 
duhej të quhej Shpëtues i njerëzisë. Besoj se nëse një 
njeriu sikurse ai t'ijepet qeverisja mbi njerëzit, ai do 
të arrinte sukses në zgjidhjen e problemeve të botës 
dhe do të sillte paqen dhe lumturinë aq të dëshiruar. 
Parashikimi im është që feja e Muhamedit do të bëhet e 
pranueshme për të ardhmen e Evropës, sikurse ka fillu- 
ar të bëhet e pranueshme për Evropën e tanishme.” 


(1) Muhammed Asad, Islami në udhëkryq, Prizren, 2002, fq. 
77 dhe 65. (2) Seyed Muhammad Naquib Al-Attas, Islam i seku- 
larizam, Sarajevë, 2003, fq. 193-234. (3) Nexhat Ibrahimi, Hyrje 
në bazat e besimit islam, Logos-A, Shkup, 2017. (4) AhmedHur- 
shid, Razlike islama i ostalih religija, në: https:( ( putuislam. 
vvordpress.com, 2008, 07 (01, razlike-islama-i-ostalih-religi- 
ja-dio-12). (5) Ahmed Hurshid, po aty. (6) Nexhat Ibrahimi, 
Muslimanët në kërkim të Islamit, I-II, Logos-A, Shkup, 2007, 
fq. 159. (7) Ibrahim Kalin, Islami, arsyeja dhe bota moderne, Lo- 
gos-A, Shkup, 2012, fq. 161 e tutje. (8) AhmedHurshid, po aty. 
(9) Sipas: Ahmed Hurshid, po aty, 1. (10) Gh. Muhammad, 1. 
Kalin, M. Kamali, Lufta dhe paqja në Islam, Logos-A, Shkup, 
2015. (11) Kolonializmi, pastaj periudha e kohës së fundit është 
përplot konflikte e luftra, si në Afganistan, Irak, Siri, Jemen, ku 
vendet evro-perëndimore nxisin luftërat për nevoja të tyre in- 
dustriale e dominim ekonomik e politik. Ahmed Hurshid, po 
aty, 2. (12) Një trajtim sociologjik, filozofik, metafizik dhe etik të 
të përhershmes dhe të ndryshueshmes e lexojmë: Ibrahim Kalin, 
Arsyeja dhe virtyti, Logos-A, Shkup, 2015, fq. 319 e tutje. (13) 
Muhammedikball, Ripërtëritja e mendimit fetar në islam, Lo- 
gos-A, Shkup, 2008, kapitulli V. (14) Seyed Muhammad Naquib 
Al-Attas, po aty, fq. 261. (15) Ahmed Hurshid, po aty, 2. (16) 
Ahmed Hurshid, po aty, 2. (17) Ibn Hisham, Biografia e Pejgam- 
berit s.a.v.s., Logos-A, Shkup, 2017. (18) AhmedHurshid, po aty, 
2. (19) Sipas: Ahmed Hurshid, po aty, 2. 


Prof.ass.dr. Musa Vila 


Rrugët më të mira 
për forcimin e raporteve 
në shoqëri (1) 


ale ali lo ill Gjel Jë die Alil gëj Gj pë shall $e 
zi dë Dlgs5 gjo çle5 
pollaaii pës elill dslzj5 van all ëshes plzi elët Gjal 
asll di $e UG35 publi Lucës5 Lui 555 pull sol 
Ll Sb) Grid gafil glula zile nal pik 
(ehasl SHLJl — 

El-Bera bin Azib r.a. tregon dhe thotë: 

“Na ka urdhëruar Resulullahu s.a.v.s. për shtatë gjëra dhe 
na ka ndaluar nga shtatë të tjera. Na ka urdhëruar për përc- 
jelljen e kufomës — xhenazes, vizitën e të sëmurit, përgjigjen 
ndaj ftesës, ndihmën ndaj viktimës, përmbushjen e betimit, 
kthimin e selamit, lutjen për atë që teshtin dhe na ka ndaluar 
nga enët e argjendta, nga bartja e arit (unaza), nga mëndaf- 
shi me llojet e tij (qofshin rroba, mbulesa, shtroje, këmisha).” 
Transmetuesi nuk e ka përmendur të shtatën, e ajo është 
mbulesa prej mëndafshi e shalës së devesë.” 


Fjalët e panjohura 
jala el-xhenaiz rrjedh nga folja xheneze, që nënk- 
ja mbulesë, e këtu është fjala për mbulimin 
e të vdekurit. Po ashtu ka kuptimin e arkivolit 
në të cilin gjendet i vdekuri. Fjala el-ijade ka kuptimin e 
vizitës, zijaretit, kushdo që të vjen herë pas here quhet 
“aidun - vizitor apo shkon dhe kthehet prapë për të 
vizituar. Kjo shprehje është shquar për atë që viziton të 
sëmurin. Me këtë shprehje është emërtuar edhe shtëpia 
e shëndetit - ambulanca, ngase njerëzit hyjnë dhe dalin 
për shërim në të. 

Fjala teshmit ka kuptimin e qëndresës, rrjedh nga fjala 
esh-shevamitu që d.m.th. qëndrim, stabilitet, këm- 
bëngulje - el-kavaim, sikur personi të lutet për qën- 
drueshmëri në rrugën e drejtë. Apo ka kuptimin kur 
personi gëzohet me fatkeqësinë e tjetrit. Lutja e bërë që 
t'i largohet ajo fatkeqësi, ngase ai që teshtin mendon se 
me teshtitje mund ta godasë ndonjë e keqe e papritur. 

Fjala ed-dibaxh ka kuptimin e këmishës së mëndafshtë. 

Fjala el-kassijju ka kuptimin e rrobës së mëndafshtë të 


TRA II 





qepur nga penjtë e mëndafshtë apo fijet. Është emërtu- 
ar kështu për shkak se prodhohej në një fshat në breg të 
detit në Egjipt, që quhej El-Kassu. 

Fjala el-istebrek është këmishë me mëndafsh të 
shumtë, që është më e rëndë se ed-dibaxhi. 

Fjala el-mithere ka kuptimin e mbulesës, e shtrojës së 
mëndafshtë, të cilën nuset e vendosnin në shalë të de- 
vesë për burrat e tyre. Kjo ndalesë vjen si shkak i përm- 
bajtjes së mëndafshit e jo si mbulesë apo traditë e tyre. 





E HAD 


Shpjegimii hadithit 

Ky hadith përmban shumë çështje me rëndësi për 
lidhjet ndërnjerëzore që kanë efekt pozitiv në ruajtjen e 
raporteve vëllazërore. Në veçanti përfshihen çështjet e 
inkurajimit dhe frikësimit. Këtu ceken gjërat dhe kërke- 
sat më të nevojshme që e lidhin njeriun me vëllanë e 
tij në të gjitha sferat shoqërore, njerëzore, humane dhe 
sociale. Këto gjëra mund t'i quajmë edhe prej fonda- 
menteve të çdo shoqërie civilizuese, që prodhojnë 
stabilitet, paqe, vëllazëri dhe qetësi për individin. 

Sikur pasuesit e Islamit në veçanti dhe njerëzia në 
përgjithësi t'i përvetësonin dhe zbatonin këto ud- 
hëzime njëri me tjetrin, atëherë afërsia dhe bashkëpun- 
imi do të zëvendësonin ftohjen dhe armiqësinë, paqja 
do të zëvendësonte luftën, të gjitha shtresat njerëzore 
do t'i përfshinte një jetë e lumtur dhe e qetë. Këto fon- 
damente do të prodhonin fryte të këndshme dhe thirr- 
jet e profetëve do të realizoheshin te të gjithë popujt për 
paqe dhe lumturi, në veçanti thirrja e Profetit të fundit, 
që të gjithë njerëzit ta duan njëri-tjetrin si vëllezër që 
vijnë nga një prind, Ademi a.s.. 


Përcjellja e të vdekurit 


Ky obligim është e drejtë e Allahut, e drejtë e të 
vdekurit, obligim i të afërmve të tij dhe të gjallëve 
në përgjithësi. Ky princip islam në dukje të jashtme 
shihet si veprim që lidh zemrat, bashkon kundërshtarët 
dhe afron të braktisurit. Duke marrë pjesë në varrim 
realizohen dhe konfirmohen shumë synime. Nuk ka 
dyshim se shkuarja në xhenaze në çastet e vështira të 
mërzisë dhe pikëllimit mbjell afërsi dhe konfirmon 
rëndësinë që ka njeriu për njeriun në momentet më të 
vështira të jetës. Në atë ngushëllim shpaloset dashuria 
në shoqëri, përkrahet e mira, gëzohen shpirtrat dhe 
ndihmohet viktima. Në momentin kur personi vdes, ne 
duhet të mundohemi të bëjmë gjithçka që kemi mundë- 
si, duke përfshirë shoqërimin e të vdekurit, faljen e 
namazit, lutjet për të dhe njëkohësisht marrim shpër- 
blimin e përcjelljes dhe faljes së namazit. Resulullahu 
s.a.v.s. ka thënë: “Kush është i pranishëm në xhenaze 
derisa t'ia falë (namazin), për shpërblim ka një kirat 
(sa një kodër shpërblim). E kush është i pranishëm 
derisa të varroset, ai ka për shpërblim dy kirate - sa dy 
kodra.” Është pyetur sa është shpërblimi i dy kirateve 
dhe është përgjigjur sa dy kodra të mëdha.”2 

Me një vepër të thjeshtë që ka pak vështirësi, besi- 
mtari arrin vlerësim dhe shpërblim jashtëzakonisht të 
madh, saqë është krahasuar me peshën dhe madhësht- 
inë e dy kodrave. 


Shkuarja në xhenaze është dëshmi dhe vlerësim për 
të vdekurin, ngase aty shumë njerëz bëjnë vlerësime, 
lutje dhe thonë fjalë lavdëruese dhe të mira që ndiko- 
jnë drejtpërsëdrejti në ardhmëri, se ku po përfundon i 
vdekuri. 

Kemi shumë thënie autentike, ndër to edhe hadithin 
që imam Buhariu e transmeton nga Enesi r.a., i cili ka 
thënë: “Kaluan sahabët afër një xhenazeje - kufome 
dhe e lavdëruan me fjalë të mira, e Pejgamberi s.a.v.s. 
ua ktheu: “Iu bë obligim (Xheneti)1” Pastaj kaluan afër 
një xhenazeje tjetër duke thënë fjalë të këqija, e Pejgam- 
beri s.a.v.s. ua ktheu: “Iu bë obligim (Xhehenemi)1” 
Atëherë reagoi Omeri r.a.: “Çka iu bë obligim”” Ai 
tha: “Atij për të cilin thatë fjalë të mira iu bë obligim 
Xheneti, kurse atij për të cilin thatë fjalë të këqija iu bë 
obligim Zjarri. Ju jeni dëshmitarët e Allahut në tokë.”5 

Gjithashtu Hakimi transmeton hadithin: “Vërtet 
tek Allahu janë disa melekë që flasin (dëshmojnë) me 
gjuhën e njerëzve për të mirat dhe të këqijat e njeriut.” 

Në kontekst të shpjegimit të këtyre haditheve imam 
Neveviju thotë: “E vërteta qëndron se këto hadithe 
kanë kuptim të përgjithshëm. Kushdo që vdes dhe 
Allahu i inspiron njerëzit të flasin fjalë të mira, është 
argument se personi në fjalë është prej banorëve të 
Xhenetit, pavarësisht se veprat e tij janë për atë (Xhene- 
tin) apo jo, ngase veprat qëndrojnë nën vullnetin dhe 
dëshirën e Allahut, ndërsa ky inspirim për fjalë të mira 
është argument për vendin e tij.” 

Nga këto hadithe mund të nxjerrim edhe dobinë e 
lëvdatave për të vdekurin dhe përmendjen e tij vetëm 
për mirë. 


Çfarë nuk preferohet gjatë 

përcjelljes së kufomës2 

Gjatë përcjelljes së xhenazes nuk preferohen zhurma 
dhe ngritja e zërit nga pjesëmarrësit, qoftë me leximin e 
Kuranit, përmendjen e Allahut, leximin e mirësive apo 
lëvdatave të tjera. Nëse thellohemi më shumë në këtë 
çështje, shohim se heshtja është traditë e Pejgamberit 
s.a.v.s. Sipas thënies: “Vërtet Allahu e do heshtjen në 
tri raste: në leximin e Kuranit, në vijën e frontit të luftës 
dhe në përcjelljen e xhenazes.” 

Prej synimeve të sheriatit në çështjen e heshtjes gjatë 
përcjelljes së xhenazes është se pozicioni i xhenazes 
nuk është rast përkujtimi, por është rast këshille dhe ka 
më shumë vlera të thellohesh në meditim, se kush ishte 
ky person, sa pasuri la pas vetes, si e rrëmbeu vdekja 
kaq shpejt, se kjo botë qenka shumë mashtruese, shumë 
kalimtare, ku janë veprat e mira, çfarë do të bëhet këtu 
e tutje me të, ku do të jetë përfundimi i tij, sii ndër- 


preu vdekja të gjitha kënaqësitë e jetës, ia shkatërroi 
familjen, ia çrregulloi shoqërinë, la pas vetes grua të ve, 
fëmijë jetimë, e humbi kuptimin e kënaqësive të jetës 
dhe shumë meditime të tjera. Pra, përderisa preferohet 
heshtja në raport me përkujtimin, kërkimin e faljes me 
zë dhe leximin e Kuranit, atëherë nuk mbetet hapë- 
sirë për kukatje, për vajtim, për rrahje të fytyrës, për 
shqyerje të rrobave, për poezi dhe prozë të poetëve, 
për përcjellje të xhenazes me pjesëmarrjen e grave 

dhe tradita të tjera të kanunit dhe injorancës së errët. 

E ndaluar mbetet edhe përcjellja me ritme muzikore, 
me shkrepje të pushkëve dhe topave dhe prezantimi i 
gjinisë femërore me veshje joislame. 

Prej risive mjaft rrëqethëse e që janë të ndaluara është 
edhe prerja e ndonjë kafshe para se kufoma të largohet 
nga shtëpia deri në varr. Resulullahu s.a.v.s. thotë: 
“Nuk ka prerje të kafshëve (për xhenaze) në Islam.” 

Feja islame është fe e njerëzimit, e mendjes, e logjik- 
ës, e arsyes, nuk ka vend për gjëra të prapambetura të 
injorancës dhe kanunit. 


Në esencë xhenazja duhet 

të shpejtohet për në varr 

Me rastin e konfirmimit të vdekjes duhet të shpejto- 
het që xhenazja sa më parë të përcillet për në banesën 
e fundit në varr. Këtë e ka kërkuar legjislacioni islam, 
pasi i Dërguari s.a.v.s. thotë: “Shpejtoni me xhenazen 
(për në varr) nëse ka qenë person i mirë, atëherë më 
mirë për të është sa më parë ta dërgoni (te mirësitë e 
tij). E nëse ka qenë personjo i tillë, atëherë sa më parë 
largojeni të keqen nga (përgjegjësia) qafat tuaja.”7 

Të shpejtuarit e xhenazes nënkupton edhe përgatitjen 
për larje, qefinosje, transport dhe varrosje. Këto çështje 
janë prej obligimeve - farzi kifaje që duhet të kryhen 
nga një grup njerëzish. Nëse patjetër xhenazja duhet 
të vonohet, për shkak se ka vdekur befasisht dhe ka 
nevojë për autopsi apo që të jenë prezentë shumica e 
njerëzve dhe e të afërmve, atëherë mund të jepet hapë- 
sirë për të pritur për një kohë të shkurtër. Të shpejtuarit 
në hadith si pretekst ka që të vdekurit të mos i injoro- 
hen mirësitë që e presin në botën e pastajme ose për in- 
teres të të gjallëve, që të keqen (kriminelin) ta largojnë 
sa më shpejt që është e mundur. 

Nëse hadithi kërkon nga ne të shpejtojmë në përgatit- 
jen e kufomës, atëherë edhe me më prioritet kërkohet 
që sa më shpejt të shlyhen borxhet materiale dhe 
obligimet e tjera të tij karshi njerëzve. 

Gjatë përcjelljes së kufomës sipas hanefive, njerëzit 
duhet të ecin pas kufomës, ngase vetë fjala përcjell- 
je - el-ittibau nënkupton ecje prapa xhenazes. Ndërsa 


DITUR KAHE TAR JE 





shafitë preferojnë ecjen para xhenazes duke u bazuar 
në një hadith që Ibn Omeri r.a. thotë se e ka parë 
Pejgamberin, Ebu Bekrin dhe Omerin duke ecur para 
xhenazes. Hanefitë e komentuan këtë se Pejgamberi a.s. 
është person ndërmjetësues në Ditën e Gjykimit dhe 
është e drejtë e tij e veçantë që të ecë para apo prapa 
xhenazes. Pavarësisht se në çfarë pozite ecën, shpër- 
blimin e arrin, fjala është vetëm se cila pozitë është më 
e vlefshme. Ai që është prezent, do ta marrë shpërblim- 
in pa i interesuar se është më mirë të shpejtohet apo 
vonohet xhenazja. 

Nga ky hadith shihet mjaft qartë rëndësia e njeriut në 
aspektin islam si për së gjalli ashtu edhe pas vdekjes. 
Nga ky hadith del në shesh edhe shpërblimi edhe 
ndëshkimi në jetën në varreza, ndaj jemi të urdhëruar 
që pas varrosjes të qëndrojmë te varri për lutje, për 
forcim gjatë marrjes në pyetje nga ana e melekëve. 


(1) “Sahihul Buhari”, vëll. III, £. 112, nr. 1239, vëll. XI, £. 18, nr. 
6235: Muslimi nr. 5356. Ndalesën e shtatë, të cilën e ka harruar 
transmetuesi “el-mithere —- mbulesa e mëndafshtë e shalës së de- 
vesë” gjendet tek “Musnedi” i Ahmedit nga i njëjti transmetues, 
vëll. 37, £. 488, nr. 17801. (2) “Sahihul Buhari”, nr. 1325. (3) “Sahi- 
hul Buhari”, vëll. V, fq. 157, nr. 1278. (4) “El Mustedrek ala sahiha- 
jni lil Hakim”, vëll. III, fq. 425, nr. 1346. (5) “El-Mu'xhemul kebir 
lit-Taberanij”, vëll. V, fq. 150. (6) “Sunen Ebi Davud”, vëll. IX, fq. 
26, nr. 2805. (7) “Sunen En-Nesaij”, vëll. VI, fq. 478, nr. 1884. 


TE, Që 





ë jetën tonë kemi 
shumë ditë të 
rëndësishme, 


të lumtura e të mbushura 
plot begati. Disa nga këto 
konsiderohen edhe festa të 
besimtarëve. Njëra prej tyre 
është edhe dita e ardhjes 

në jetë e mësuesit më të 
madh të njerëzimit, modelit 
gjithëpërfshirës të jetës njerëzore, Resullullahut a.s. . 
Jeta e mësuesit më të madh të njerëzimit Muhamedit 
a.s. konsiderohet burim madhështor për edukimin e 
shoqërisë mbi baza te mëshirës dhe mirëkuptimit. 

Përkujtimi i ditëlindjes së të Dërguarit të Allahut, 
qoftë edhe me pak rreshta, ka shërbyer e shërben jo 
vetëm për të njohur sa më shumë nga jeta e Profetit 
tonë, por edhe për të na u rrënjosur në thellësi të zem- 
rave dashuria e veçantë për Muhamedin a.s.' 

Allahu xh.sh. e paraqet kaq bukur moralin e mëshirës 
së njerëzimit: “Juve ju erdhi i dërguar nga lloji juaj, 
atij i vjen rëndë për vuajtjet tuaja, sepse është lak- 
mues i rrugës së drejtë për ju, është i ndijshëm dhe i 
mëshirshëm për besimtarët”.” 

Sigurisht që secili prej nesh do të donte ta shihte të 
Dërguarin e Zotit, ose të dinte përshkrimin e tij. Asnjëri 
prej nesh nuk e imagjinon dot se si ishte ai. Secili kërkon 
diçka që ta ndihmojë ta përfytyrojë sikur e ka para syve.” 

Ndonëse është e vështirë që të sjellim çdo çast të jetës 
së tij, megjithatë kjo nuk na pengon që të përjetojmë 
disa prej atyre përjetimeve që mund të lënë gjurmë 
sado pak në shpirtrat tanë të stërlodhur, të cilët janë të 
etur për të shijuar nga ato momente të jetës së tij. 

Gjatë kthimit për në shtëpi (Medinë), Pejgamberi a.s. 
filloi të qante. Shoqëruesit e pyesin: Përse qan o i Dër- 
guar i Allahut2 Ai u përgjigjet: Më ka marrë malli për 
vëllezërit e mi. Të pranishmit e pyesin: Po, a nukjemi 
ne vëllezërit e tu o Pejgamber i Allahut21 Muhamedi 
a.s. ua kthen: Jo. Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë 


“Juve ju erdhi i dërguar nga 
lloji juaj, atij 1 vjen rëndë për vuajtjet 


tuaja, sepse është lakmues 1 rrugës së 


drejtë për ju, është i ndrjshëm dhe 1 
mëshirshëm për besimtarët”. 





Fehim Hoxha 


“Më ka marrë malli 
për vëllezërit e mi 


17 


ata njerëz që do të vijnë më 
vonë, që do të më besojnë, 
edhe pse nuk më kanë parë”. 

I Dërguari ynë a.s. aq 
shumë na ka dashur, është 
shqetësuar dhe është kuj- 
desur për ne. Ka qëndruar 
gjatë në sexhde duke lutur 
Allahun: “O Allah, ymetin 
tim, ymetin tim”, pastaj ka 
qarë gjersa Allahu ia ka dërguar Xhibrilin a.s. që ta 
qetësojë e ta përgëzojë: “O Muhamed, ne do të bëjmë të 
kënaqur si do ta trajtojmë ymetin tënd dhe nuk ke për 
t'u ndier keq”. 

Allahu i Madhëruar në Kurani ka thënë: “Zoti yt do 
të të japë e do të bëhesh i kënaqur (razi)”.“ 

E i Dërguari ynë a.s., siç u mor vesh, bëhet i kënaqur 
vetëm me shpëtimin e ymetit të tij. Pejgamberi sal-lall- 
llahu alejhi ve sel-lem është dhuntia më e madhe që 
Allahu u ka dhënë besimtarëve, Allahu thotë në Kuran: 
“Është e vërtetë se Allahu u dha dhuratë të madhe besi- 
mtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar 
që atyre t'u lexojë shpalljen e Tij, t'i pastrojë ata, t'ua 
mësojë Kuranin dhe urtësinë, edhe pse, më parë ata 
ishin krejtësisht të humbur”.5 

Me ardhjen e Muhamedit a.s. në këtë botë, jeta mori 
kuptimin e saj të vërtetë, ndërsa njeriu pas shumë 
kohësh arriti të kuptojë thelbin e të qenit krijesa më e 
bukur në gjithësinë e bukur të Krijuesit. 

Siç ka thënë edhe poeti i madh, Ahmed Shevkiu: 

Lindi drejtësia 

Plot dritë u mbush gjithësia 

Në buzët e kohës tani 

buzëqeshje ka dhe krenari.5 


(1)http:7 (vvvr.dritaislame.alf lindja-e-profe- 
tit-te-mbare-njerezimit. (2) Sureja Et-tevbeh,128. (8) Amer 
Halid,Gjurmëve të të Dashurit tonë, Shkup 2006, Furkan ism, 
fq.29. (4) Sureja Ed-Duha, ajeti 5. (5) Ali Imran, ajeti 164. (6) Ibni 
Kethir, el-Bidaje, 3,241. 


Hetem Sopjani 


Devotshmëria 
- rruga e besimtarit 


Ilahu shpeshherë e përmend devotshmërinë 
Ar Kuranin famëlartë. Devotshmëria është 
një fjalë përmbledhëse që përmban gjithë të 
mirat: Islamin, besimin, udhëzimin etj. Njeriu që është 
i devotshëm dhe i udhëzuar në këtë fe, patjetër që do të 
jetë i shpëtuar si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër. 
Sa herë që i referohemi Kuranit do të gjejmë se fjala 
“takva” (devotshmëri) rrjedh nga fjala arabe “vikaje”, 
që do të thotë “ndalesë apo pengesë”, sepse njeriu që 
adhuron Zotin xh.sh. dhe i përkrah urdhrat e Tij, është 
i devotshëm. Njeriu duhet të jetë i përmbajtur nga ato 
gjëra që i ka ndaluar Allahu xh.sh., në mënyrë që të 
marrë shpërblimin sa më të madh, si në këtë botë ashtu 
dhe në botën tjetër. Devotshmëria është që t'i bindemi 
Allahut të Madhëruar, duke praktikuar çdo urdhër e 
duke u përmbajtur nga të ndaluarat, do të thotë duke 





QASJE e 21 





qëndruar stoik brenda kufijve që ka caktuar Allahu. 

Allahu xh.sh. në Kuran thotë: “O ju njerëz, bëhuni 
të devotshëm ndaj Allahut...”. Në këtë verset Allahu 
xh.sh. na porosit që të jemi të devotshëm, sepse njeriu 
që është me besim të plotë tek Allahu, ai është i devot- 
shëm. Gjithashtu Allahu xh.sh. thotë: “Përgatituni me 
furnizim e furnizimi më i mirë është devotshmëria.” 
(El-Bekare: 197) 

Në këtë ajet, Allahu xh.sh. na tregoi se përgatitja më 
e mirë është devotshmëria dhe se furnizimi më i mire 
është devotshmëria. Pra, devotshmëria është mënyra 
më e mirë për t'u çliruar nga vështirësitë e kësaj bote 
dhe të botës tjetër. 

Devotshmëria është porosi e Allahut, e cila u dre- 
jtohet të gjithë njerëzve prej njeriut të parë e deri te i 
fundit, po ashtu është edhe porosi e Pejgamberit a.s. 


2 QASJE 





për ymetin e tij, ai madje i këshillonte shokët e vet që 
të jenë sa më të devotshëm. Në haxhin lamtumirës 
ditën e parë të Kurban-bajramit, shokët i këshilloi për 
devotshmëri dhe respekt ndaj të tjerëve e posaçërisht 
ndaj prijësve. 

Në një ajet, Allahu i Madhëruar thotë: “E kushi 
frikësohet Allahut, atij Allahu i hap rrugë dhe e furni- 
zon prej nga nuk e kupton.” (ElI-Hud: 2, 3) 

Çfarë mbetet pas kësaj” “E kush i frikësohet Allahut, 
atij Allahu i hap rrugë...” ky ajet përfshin të mirat e dy- 
njasë dhe të ahiretit. Pra, devotshmëria është rruga më 
e mirë për t'u çlodhur nga vështirësitë, brengat, hallet e 
kësaj bote dhe njëherit për të fituar në botën tjetër. 

Atë që i frikësohet Allahut, Allahu do ta shpëtojë 
nga vështirësitë dhe hallet e kësaj bote dhe do t'ia 
hapë rrugët e kësaj bote, duke ia lehtësuar brengat 
dhe mërzitë dhe në të njëjtën kohë do ta furnizojë me 
furnizimin e Tij prej nga nuk e pret. Dhe njeriu do 
të jetë në radhët e njerëzve të gëzuar e të shpëtuar, 
ngase do të jetë në vendin ideal, gjë që është synim 
i çdo besimtarit (Xheneti). Besimtari duhet të jetë 
çdoherë i përgatitur me devotshmëri në mënyrë që 
ta fitojë Xhenetin. Allahu xh.sh. ka përgatitur për 
besimtarët e devotshëm lloj-lloj të mirash dhe na ka 




















treguar përmes Kuranit famëlartë se kjo devotshmëri 
është rruga më e mirë për t'i shpënë ata drejt vendit të 
krenarisë dhe dinjitetit e që është Xheneti. E pas gjithë 
këtyre të mirave, u thuhet “Hyni në to të shpëtuar dhe 
të siguruar.” (El- hixher: 46) 

Do të thotë: të shpëtuar nga çdo lloj i së keqes siç 
është: sëmundja, vdekja, brengat e të këqijat e tjera, të 
cilat e lëndojnë (skajshëm) rëndë njeriun në këtë jetë. 

Pra, banorët e Xhenetit do të jetojnë në kulmin e lum- 
turisë, shpresës, jetesës, mirësisë, qetësisë, sigurisë... 
Po ashtu në këtë ajet përmendet fjala “të siguruar”, 
do të thotë të siguruar nga çdo e keqe që urren nje- 
riu, i sigurt nga vdekja, sëmundja, pikëllimi, stresi.... 
Po ashtu i sigurt në vendin ku është, sepse nuk do të 
dëmtohet asnjëherë, nuk i bëhet e padrejtë, i siguruar 
nga lëndimet, siç janë: uria, etja, veshmbathja e pam- 
jaftueshme, pagjumësia e shumë e shumë prej gjërave 
të tjera, për të cilat shqetësohet njeriu. 

Allahu i Madhëruar në suren El-Tur, thotë: Të 
devotshmit janë në kopshte e në begati” (El-Tur: 17), 
...Pra, të devotshmit janë në xhenete dhe në begati. Po 
ashtu në suren Edh-Dharijat, Allahu i Madhëruar thotë: 
”.. Të kënaqur me atë që u ka dhuruar Zotii tyre...” 
(El-Tur: 18), do të thotë të kënaqur sepse shfrytëzojnë 


mirësitë e pafundme që Allahu xh.sh. i ka përgatitur 
për besimtarët. 

Në një hadith të saktë, thuhet se një herë kur Pe- 
jgamberi a.s ishte me shokët e vet, aty pranë kaloi një 
njeri që ishte nga njerëzit e ndershëm dhe me autoritet. 
Pejgamberi a.s. në këtë çast iu drejtua atyre që ishin të 
pranishëm duke u thënë: Çfarë mendimi keni për këtë 
njeri2 Ata thanë: Ky është nga njerëzit e ndershëm dhe 
me pozitë te ne, nëse kërkon të martohet, do ta marto- 
jmë, edhe kur ndërmjetëson, i pranohet ndërmjetësimi, 
dhe saherë që flet, i dëgjohet fjala. Pejgamberi a.s kuri 
dëgjoi këto fjalë, mbeti i habitur dhe heshti. Aty pranë 
kaloi një njeri i devotshëm. Pejgamberii pyeti të pran- 
ishmit: Çfarë mendoni për këtë njëri” Ata i thanë: Ky 
është njëri nga të varfërit në mesin tonë. Nëse kërkon 
të martohet, meriton të mos e martojnë, nëse ndërm- 
jetëson,të mos i pranohet ndërmjetësimi dhe, kur të 
flasë, të mos i dëgjohen fjalët. 

Pas kësaj, Pejgamberi a.s tha: Ky që patë tani, është 
më i mirë se ai, edhe sikur toka të jetë e mbushur me 
njerëz të atillë.' 

A thua pse i Dërguari Muhamed a.s i tha këto fjalë2 

Sepse ndryshimi është vetëm me devotshmëri. Pra, 
njeriu i parë ishte nga njerëzit e ndershëm, por që nuk 
ishte i devotshëm, ndërsa i dyti ishte nga të varfërit 
në mesin e myslimanëve, por ishte njëri i devotshëm. 
Prandaj dhe Pejgamberi a.s. tha për të: Është më i mirë 
se ai edhe sikur toka të jetë e mbushur me njerëz të 
atillë. Kjo ngjarje na tregon rëndësinë e devotshmërisë, 
e cila është e vetmja peshore matëse tek Allahu i 
Madhëruar. 


Disa nga mirësitë e devotshmërisë: 


1) Falja e namazit, 

Namazi në fenë islame ka rëndësi shumë të madhe, 
është shtylla e fesë, elementi më i madh përbërës i fesë, 
vepra e parë për të cilën do të japë llogari besimtari në 
Ditën e Kiametit, nëse namazi i pranohet, i pranohen 
tërë veprat e tij dhe nëse ai i refuzohet, tërë veprat e tij 
i refuzohen. 

Allahu xh.sh thotë: “E duke qenë se ata nuk ishin të 
urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin Allahun me 
një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo 
besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo 
është feja e drejtë” (El-Bejjine: 5). Namazi është shenjë e 
besimit, shpëtim nga dyfytyrësia, ai që e ruan namazin 
e ka ruajtur fenë e tij dhe ai që e ka humbur namazin, 
veprat e tjera edhe më lehtë mund t'i humbë”. 

2) Leximi i Kuranit, 

Pa dyshim se leximi i Kuranit është prej fryteve të 


GAS 23 


devotshmërisë. Allahu xh.sh. thotë: “Ky është libri, në 
të cilin nuk ka dyshim (sepse është prej Allahut), është 
udhëzues për ata që janë të devotshëm.” (El-bekare: 2) 

Më shumë se thjesht një tekst, Kurani është shok 
udhëtimi që duhet të lartësohet, të lexohet, të dëgjo- 
het dhe të praktikohet në jetë. Në gjithë botën, nëpër 
xhami, shtëpi dhe nëpër rrugë, mund të dëgjosh zëra 
të mrekullueshëm të myslimanëve që lexojnë fjalët 
hyjnore. 

3) Duaja - Lutja 

Jemi urdhëruar të bëjmë dua dhe Allahu është zotuar 
se do ta plotësojë. Allahu xh.sh thotë: ”Zoti juaj ka 
thënë:Lutmuni Mua, Unë ju përgjigjem....”. (Gafir: 60) 

Duaja është shkas për plotësimin e lutjes nëse 
plotësohen kushtet e saj dhe u largohemi pengesave 
për plotësimin e saj. Nganjëherë plotësimi i lutjes 
mungon për shkak të mospërmbushjes së disa prej 
konditave të saj, ose për shkak të ekzistimit të penge- 
save të saj. 

Është konfirmuar që i Dërguari a.s në duatë e tij është 
lutur:” O Allah, unë nga Ti kërkojë udhëzim, dev- 
otshmëri, nder, pavarësi.“ 

4) Dhikri - Përmendja e Zotit 

Allahu i Madhëruar i ka urdhëruar besimtarët ta 
përmendin shumë dhe i ka lavdëruar ata (besimtarë) 
kujtojeni Allahun sa më shpesh. Dhe madhërojeni Atë 
mëngjes e mbrëmje”. (Ahzab: 41,42) 

Dhikri - Përmendja e Allahut ndriçon zemrën, largon 
njeriun nga brengosja, nga ankthi dhe nga mërzia. Në 
sytë e atij që përmend Allahun, dynjaja zvogëlohet dhe 
Ahireti bëhet më i rëndësishëm për të. Drejtohet në 
rrugë të drejtë dhe afrohet më shumë me Allahun. Pra, 
dhikri, përmendja e Allahut është lidhja midis krijesës 
dhe Krijuesit. Ai që përmend Allahun, është i pari në 
shpërblim Ditën e Gjykimit. I Dërguari i Allahut a.s. ka 
thënë: Të parët janë El-Muferidunët. Shokët e pyetën: 
Kush janë El-Muferidunët, oi Dërguari i Allahut2 Ai u 
përgjigj: Ata dhe ato që e përmendin Allahun shumë.”“ 
Pra, dhikri është rruga për në Xhenet dhe është e hapur 
për cilindo që do që të kalojë në këtë rrugë. Dhikri 
është dhe prej shenjave që zgjojnë zemrën nga gjumi 
i mëkateve, që njeriu të ndriçohet me dritën e diturisë 
derisa të fitojë ndjesinë se Allahu është më të. Siç thotë 
dhe Allahu në ajetin e Kuranit: “Me të vërtetë Allahu 
është me ata të cilët janë të devotshëm”. (Nahel: 128) 


(1) Abdul selam Mukbil el- Mexhidi “ Kitabu lUmeti” Sa- 
naa 2003, f. 63. (2) IbnRexheb el- Hanbeli el- Bagdadi “Xhamiu 
el-Ulumvel- Hakem”, Bejrut 2000, f. 165-166. (3) Muslimi: 2721. 
(4) Muslimi: 2627 


24 DITURIA ISLAME 327 J JANAR 2018 AKAID 





Ilahu është i Mëshirshëm, detyrimi ndaj Tij 

Ash një detyrim i shkurtër. Por, meqë do 

ta themi, mbase dhjetëramijëra herë në jetët 
tona, është e nevojshme të mendojmë rreth saj herë 
pas here, çfarë po themi” Cila është rëndësia e këtyre 
disapak fjalëve2 Me gjasë pjesa më e madhe prej jush e 
kanë kuptuar se përbëhet nga dy pjesë. 

Pjesa e parë, el-Hamdu lil-Lahi rabbil lemin është 
deklarim i formës natyrore të adhurimit të Allahut të 
Shumëlartë. Lëvdimi i përket Atij. Pastaj jepen disa nga 
cilësitë e Tij, er-Rahmani er-Rahim, Maliki jeumid-din. 

Kjo është ajo që arabët e quajnë përemri i mungesës, 
veta e tretë njëjës në gjuhën tonë. Jo i pranishmi, veta 
e tretë. Mund ta përdorni vetën e tretë për dikë pranë 
jush apo në hënë dhe do të jetë përsëri e vlefshme nga 
pikëpamja gramatikore. Por, në mes të sures, çuditër- 
isht, ne kalojmë në vetën e dytë, në një gjëmimë shumë 
këmbëngulëse: Ijjake na'budu ue ijjake nesta'in. Befasisht, 
vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje kërkojmë 
ndihmë. Ajo kthehet nga një shprehje hamdi në një 
shprehje duaje. Në mënyrë të befasishme, në mes të saj, 
nuk flasim më për jo të pranishmen, por i drejtohemi 
Atij që është i Pranishëm. Kjo ndodh kur shprehemi në 
vetën e dytë njëjës: bëhet lutje. 

Në këtë pikë feja braktis ngushticat abstrakte të 
mendjes dhe hyn në realitetin e gjallë të zemrave tona 
njerëzore. Ai bëhet Karib, i Afërt kur flasim me Të. 
Fel-jestexhibu li, “le të më përgjigjen 

Mua”. Jo thjesht përmes shkrimit të disa traktateve 
teologjike abstrakte rreth marrëdhënies ndërmjet Atrib- 
uteve dhe Thelbit, por përmes përgjigjes së një human- 
izmi të përunjur, të dërrmuar, ndaj Pranisë Absolute të 
el-Karib, duke kuptuar sa afër është Ai. Ue hue 'eKrabu 
ilejhi min hablin uerid, “ Ai është më afër njeriut se dam- 
arii qafës”. Kaq afër është Ai. Ne jemi urdhëruar të 
jemi afër. Ky është një ndër urdhrat që i erdhi Profetit 
të Shenjtë a.s., lidhja e sërishme përmes lutjes aktive, 
uesxhud uekterib, “Përdhesu dhe afrohu”l 

Hadithi na tregon se robi është më afër Zotit të tij, 


Shejh Abdu-I-Hakim Murad-i 


Allahu është gjithmonë 
i Pranishëm 


kur është në sexhde. Kjo është pika kulmore e lutjes. 
Prandaj pika kulmore e jetës së besimtarit është të ripo- 
hojë që Ai është afër. Ky është realiteti i fesë. Realiteti 

i fesë është të lotosh gjatë lutjes, të ndiesh momentin 

e jashtëzakonshëm kur njeriu është i vetëdijshëm se 
Allahu nuk ka ardhur, as ka shkuar, por Ai është gjith- 
monë i Pranishëm. Meljja e Tij, veprimi i pakalueshëm 
i Emrave të Tij madhështorë pafundësisht të bukur, 
kullueshmërisht të ndritur, gjithë rreth nesh, brenda 
nesh s'ka ekzistuar kurrë tjetër gjë. Kjo është mënyra si 
i sheh gjërat besimtari i vërtetë. 

Kjo është e vështirë, sepse jemi qenie njerëzore dhe 
kemi impulsin shtazor që vëren shkak-pasojën. Kemi 
atë impuls që e bën vërtet të vështirë ta mbjellësh në 
zemër atë teologji, ta bësh atë parimin tonë të jetës. 
Kafshët nuk e kanë këtë. Macja e di që ekziston shka- 
kësia. Kur bie shi macja ndien lagështinë. Nuk mund ta 
kuptojë el-Karibin. Por ne qeniet njerëzore e kemi këtë 
aftësi përmes misterit, tek i cili Fatihaja na fton, nga 
bota abstrakte e të largëtit në realitetin e gjallë të Atij që 
është i Pranishëm. 

Nuk ekziston një mënyrë më e mirë për ta zbuluar 
këtë se shqyrtimi i shumë duave, lutjeve që Profeti 
ynë a.s. na ka lënë trashëgim në traditën e bukur. Nëse 
doni të kuptoni vërtet Islamin, unë u them gjithmonë 
njerëzve: shihni lutjet e Profetit të Shenjtë, ato do t'ju 
mësojnë më shumë se 1000 vëllime me teologji. Në 
lutjen mund të shihni realitetin e fesë, përunjësinë e 
shpirtit njerëzor, madhështinë e qenies njerëzore, kur 
ajo zbulon teuhidin-njëjësinë. 

Çfarë rezultati ka kjo2 Rezultati - dhe sërishmi më- 
suesit e mi kanë këmbëngulur në këtë gjë - është se kur 
sheh el-Karib-in dhe e përbrendëson këtë, nis ta duash 
krijimin, njëmend fillon ta duash krijimin. Sigurisht 
që ka gjëra të frikshme në krijim. Emrat Hyjnorë janë 
shpeshherë të rreptë, të vrojtosh përmes teleskopit 
Hubble të hapësirës arrin të kuptosh sa shumë gjëra 
të frikshme dhe gjëra madhështore gjenden në krijim. 
Por i gjithi është krijimi i Tij dhe i gjithi është për t'u 





dashur. Shenja e besimit të vërtetë është shpërthimi 

i dashurisë nga zemra, që të bën ta shohësh krijimin 

e Allahut jo thjesht si një grusht dukurish, vargje të 
ADN-së dhe grimcave atomike që zhduken dhe rikon- 
figurohen në një univers material thelbësisht të pakup- 
timtë, por ta shohësh si ajo që Allahu dëshiron në atë 
moment, dhe ai është Ahkemil-hakimin. 

Ky është transformimi ndërmjet atyre që dinë dhe 
atyre që nuk dinë, çka përbën dallim të madh. Nuk janë 
i njëjti lloj i qenieve njerëzore. Cili është efekti i kësaj 
gjëje2 Efekti është se ai që e sheh Allahun si el-Karib e 
do krijimin e Tij dhe i do qeniet njerëzore më shumë 
se çdo gjë tjetër në krijim, sepse në qenien njerëzore 
manifestohen këto cilësi të jashtëzakonshme të Allahut 
të Shumëlartë, sepse nuk janë thjesht cilësi të bukura 
dhe madhështore, por janë edhe morale. Mund të gjeni 
dhembshurinë në qeniet njerëzore, drejtësinë, butësinë, 
dhe nëse ato nuk i kanë gjithë këto cilësi aktualisht, të 
paktën mund të vëresh aftësinë për t'i pranuar ato, du- 
ajini për atë që janë, apo për atë që u kërkohet të jenë, 
por duajinil 

Kjo është urtësia në rrugën e mësuesve të mi - një 
trajtim jashtëzakonisht i dhembshur i të gjithë këtyre 
krijesave, përfshirë edhe mëkatarët nga mesi i tyre. Kjo 
ka qenë gjithmonë shenja dalluese e eulijave dhe shkol- 
larëve të mëdhenj të Islamit. Vetë procesi i krijimin ka 
si synim qeniet njerëzore dhe kjo nuk është gjë e vogël. 
Kujtoni atë histori me të cilën nisi parehatia apo gjendja 
jonë, në suren El-Bekare, episod i jashtëzakonshëm 
në fillim të kësaj Besëlidhjeje të fundit madhështore të 
teuhidit - monoteizmit të pakompromentuar abraha- 
mik: mu në ag të qenies njerëzore, Allahu i Shumëlartë 
urdhëron engjëjt të përdhesen (bien në sexhde) përpara 
kësaj krijese të bërë nga argjila. 

Tekst i çuditshëm për t'u vënë në një dokument që 
ka si qëllim të thyejë idhujt e arabëve dhe të reduk- 


AKAID DITURIA ISLAME 327 J JANAR 2018 25 


tojë të qenët njeri në gjendjen e abdit, engjëjt vetë, 

me afërsinë që kanë me Allahun -el-mela'iketel mu- 
karrabin -të urdhëruar të përdhesen përpara kësaj 
qenieje të çuditshme, të krijuar nga argjila. Ata përd- 
hesen përveç Iblisit, që sigurisht nuk e bën këtë gjë. 
Kjo është zgjedhja jonë. Ose do ta njohim dinjitetin e 
pafund, dashurueshmërinë dhe jetëgjatësinë e pafund 
të qenieve njerëzore, jo për shkak të asaj që jemi si një 
grumbull qelizash, organesh e grimcash, jo dhe aq të 
këndshme, por për shkak të dritës së shpirtit - ruh -që 
Allahu e ka krijuar në këtë argjilë - ose arrijmë t'i duam 
ato me të vërtetë dhe t'i shohim me syrin e dashurisë, 
ose do të ndjekim rrugën e Iblisit dhe të refuzojmë t'i 
respektojmë apo t'i admirojmë. Përse2 Për shkak të 
krenarisë së tij, logjikës dhe teologjisë së tij të rreme, 
përfundimit të tij të gabuar: jam më i mirë se ai, jam 
zjarr. Zjarri vjen nga autonomia jonë vetjake, nga 
energjitë tona të brendshme, nga zemërimi, tërbimi, 
krenaria, që gjenden me shumicë në fe sot. Ka shumë 
pak dashuri për robërit e Allahut, sepse ka kaq shumë 
krenari, zemërim, pështjellim, arrogancë. 

Këto janë vetëm disa nga efektet e teuhidit-njëjësisë. 
Në këtë gjendje i la njerëzit Profeti a.s. duke qenë të 
ndarë më parë në fise, që ndiqnin statuja të ndryshme, 
duke u hakmarrë shekull pas shekulli, bashkoi zemrat 
e tyre falë këtij parimi transformues, unik dhe unika- 
lisht të pazëvendësueshëm të teuhidit, të Njëjësisë së 
Allahut të Shumëlartë. Shumë nga ne flasin për teuhidin 
në ditët e sotme, herë me zemërim, herë me butësi, por 
teuhidi nuk është asgjë nëse mbetet thjesht në tru dhe 
në manualet teologjike e nuk hyn në zemër dhe nuk 
transformon mënyrën si jemi. Teuhidi nuk duhet të na 
ndihmojë vetëm për të ripohuar Unitetin e Krijuesit, 
por të na ndihmojë edhe të rikujtojmë unitetin e racës 
njerëzore. 

Çdokush i përket ose ummet ed-dauah, ose ummet 
el-ixhabah - ose që duhet të ftohet, ose që tashmë është 
përgjigjur, por janë të gjithë aty, siç ishin në kohën kur 
engjëjt iu përdhesën Ademit a.s., të gjithë zotërojnë ker- 
remna beni Adem: Ne i kemi fisnikëruar bijtë e Ademit. 
Të gjithë kanë el-'ismeh el-ademijeh, ajo që shkollarët 
maturidij e quajnë si paprekshmëria e përkatësisë 
në familjen adamike. Kjo është rrjedhoja e vërtetë e 
teuhidit. Mos u kushtoni vëmendje, mos i respektoni, 
mos u besoni atyre që flasin për teuhidin e zemrat e të 
cilëve nuk janë tejmbushur me dashurinë për krijesat e 
Allahut. 

Zoti ju bekoftël Paqja dhe dashuria e Zotit ju sho- 
qërofshini 

Përktheu: Vehap Kola 


TE jë 





rijesat e Allahut xh.sh. u nënshtrohen disa 
Kriëve dhe proceseve. Meqë njeriu është 

krijesa më e bukur e Tij, atëherë në fokus të 
këtij punimi do ta kemi pikërisht njeriun, i cili në fakt 
përjeton disa faza: jetën në bark të nënës, jetën në këtë 
botë, jetën nga momenti i vdekjes (e ashtuquajtur jeta 
në varreza), jetën pas ringjalljes - e amshueshme. Që në 
fillim të kësaj trajtese duhet ditur se procesit jetësor i 
paraprin vdekja: 

“Sie mohoni Allahun e dihet se ju ishit të vdekur e 
Ai ju ngjalli, mandej ju bën të vdisni e pastaj ju ringjall, 
mandej tek Ai do të ktheheni”2 (el Bekareh, 28) 

Ndërsa qëllimi ynë me këtë rast është që të flasim për 
disa aspekte të vdekjes. Duke punuar rreth kësaj teme, 
kam hasur në ajete të shumta kuranore dhe hadithe të 
Muhamedit a.s., mirëpo duke pasur parasysh natyrën e 
revistës, jam munduar që t'i zgjedh vetëm disa prej tyre 
dhe jam përqendruar vetëm në disa çështje që kanë të 


bëjnë përkitazi me vdekjen. 


Vdekja pjesërisht përjetohet edhe në këtë jetë 


Duke qenë në gjumë, është e ditur sei humbim 
ndjenjat e kësaj bote, prandaj edhe mund të themi: aq 
kohë sa jetojmë në këtë botë, gjysmën e saj e kalojmë në 
vdekje të pjesërishme: “Allahu ua merr shpirtrat atyre 
që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë 
vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin 
e atij të cilit i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua 
lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë 
argumente për njerëzit që mendojnë”. (ez-Zumer,42) 
“Dhe Ai është i Cili natën ju bën (pjesërisht) të vdekur 
(duke qenë në gjumë) dhe e di se çka keni bërë gjatë 
ditës. Pastaj ju ngjall (zgjon), që të plotësohet koha e 
caktuar (deri në vdekje definitive). Pastaj te Ai do të 
ktheheni dhe Ai do t'ju informojë për gjithçka që keni 
bërë”. (el- Enam 60) 


Vetë vdekja është jetë' 
Sa herë që shkruhet ose flitet për vdekjen, në disa 


Kasam Muhameti 


Vdekja - jeta mes 
kësaj bote dhe tjetrës 


raste na shkon mendja se përfundon gjithçka me ata që 
vdesin. Nisur nga fakti që në gjuhën shqipe sa i përket 
kësaj çështjeje përdoren disa shprehje: shpeshherë 
vdekje, pastaj: shuarje, ndarje nga jeta, ndërrim i jetës, 
etj., si dhe duke i pasur parasysh edhe ndryshimet dhe 
proceset që zhvillohen nga momenti kur vdes njeriu 
ose ndonjë krijesë tjetër: shtangimi, nxirja, zverdhja, 
më pastaj 'asgjësimi i trupit'” këto aspekte ndikojnë që 
të shfaqen konfuzione të ndryshme, kuptohet nga ata 
që nuk kanë njohuri të mirëfilltë fetare - islame. Sa për 
kujtim, nuk ishte aspak vështirë për Allahun xh.sh. që 
fillimisht krijoi gjithësinë duke mos ekzistuar ajo, krijoi 
krijesa të shumta dhe të llojllojshme në të, po ashtu 
nuk është vështirë për Të që t'i shuajë dhe t'i ringjallë 
përsëri ato. 


Ndërrimi i jetës - shprehje më e përshtatshme 


Sikur të mos kishim udhëzime nga Kurani fisnik 
dhe hadithet e Muhamedit a.s., natyrisht se mendja 
e njeriut është tejet e dobët për të perceptuar shumë 
çështje, ashtu edhe: parakrijimin, krijimin, shkatërrimin 
(kataklizmën), ringjalljen. Mirëpo, udhëzimet në fjalë, 
ashtu edhe ato të pejgamberëve të mëparshëm a.s., na 
ndihmojnë që t'i kuptojmë dhe të bindemi për gjërat 
që shqisat tona nuk mund t'i arrijnë. Njeriu është i 
përbërë nga materia konkrete apo lëndore - trupi, si 
dhe nga abstraktja - shpirtërorja. Nga momenti kur 
njeriu vdes, shpirti kryen funksion tjetër, shkëputet nga 
trupi, fillon jeta e Bërzahut, apo jeta në varreza.' Trupi 
i kthehet origjinës së vet - tokës mëmë, me elementet e 
së cilës ka jetuar në këtë botë5: “Ne ju kemi krijuar prej 
tokës, aty do t'ju kthejmë, dhe nga ajo do t'ju nxjerrim 
edhe një herë tjetër”. (Ta-Ha, 55) 

Ndërsa, për ato gjëra që nuk mund t'i kapim me tru- 
rin tonë apo s'kemi njohuri të plotë për to, vetëm jemi 
të obliguar që t'i besojmë, sikurse për shpirtin: 

“Do të të pyesin ty për shpirtin. Thuaj: “Shpirti është 
çështje që i përket vetëm Zotit tim e juve ju është dhënë 
vetëm pak dije”. (El-Isra, 85) 


I vdekuri dëgjon 


“Kur vihet i vdekuri në tabut dhe burrat e bartin në 
krah, ai nëse ka qenë njeri i mirë thotë: më përgatitni 
më shpejt, më përgatitni më shpejti, e nëse s'ka qenë 
njeri i mirë, thotë: “ah, i mjeri unë, ku po më çonil Këtë 
zë e dëgjon çdokush përveç njeriut, sikur ta dëgjonte 
njeriu, do t'i binte të fikët”.5 

Përjetimet në varr 

Sapo të ndërrojë jetë njeriu, përmes melekëve, men- 
jëherë fillojnë që të zbatohen ligje të të vdekurve. Do 
t'i përjetojë shpërblimet ose ndëshkimet (jodefinitive), 
varësisht prej veprave. Për këtë Pejgamberi a.s. është 
lutur: “O Zot, unë kërkoj mbrojtjen Tënde nga dënimi 
në varr, nga dënimi në Xhehenem, nga sprovat e jetës 
dhe të vdekjes, edhe nga sprova me Dexhallin”17 

Ndërsa kur varrosej dikush, thoshte: “Lutuni që t'i 
sepse ai tashmë do të pyetet”.5 

“Pejgamberi a.s. kaloi pranë dy varreve dhe tha: Këta 
dy janë duke u dënuar, jo për ndonjë xhynah të madh, 
njëri prej tyre ka qenë i dhënë pas përgojimeve, kurse 
tjetri nuk ka pasur kujdes gjatë kryerjes së nevojës së 


vogël-urinimit” 3 


Përshëndetja e tyre 


Muhamedi a.s. kur kalonte pranë varrezave, i për- 
shëndeste me selam, ashtu i porosiste edhe shokët e 
tij që të veprojnë: “Paqja qoftë mbi ju banorët e këtyre 
vendeve, besimtarë myslimanë, edhe ne, me vullnetin e 


çaj E 27 


Zotit do t'ju bashkohemi juve, e lusim Allahun që të na 
shpëtojë ne dhe ju”. 


Muhamedit a.s. iu mundësua që edhe të bisedojë 
me të vdekurit 


Përmes disa transmetimeve, mësojmë se Muhame- 
di a.s. ka komunikuar me të vdekurit, siç është rasti i 
udhëtimit të tij të jashtëzakonshëm në Isra dhe Miraxh, 
kur i pati takuar pejgamberët a.s. dhe u bë imami 
tyre, si dhe që diskutoi me Musanë a.s..'' Në disa raste 
u drejtohej të vdekurve pranë varrezave dhe u fliste, 
p.sh. me të vrarët pabesimtarë, gjë që ndodhi pas Bete- 
jës së Bedrit. Muhamedi a.s. të vrarët filloi me radhë 
t'i thirrte me emra: “... Ne e kemi gjetur të vërtetën që 
na ka premtuar Zoti ynë, a e gjetët tashmë edhe ju të 
vërtetën që e ka premtuar Zoti juaj për ju2 Umerir.a. i 
tha: oi Dërguari i Allahut, a po u flet trupave që nuk 
kanë shpirt2 Pejgamberi a.s. u përgjigj: Pasha Atë që 
ka shpirtin e Muhamedit në Dorën e Tij, asju nuk më 
dëgjoni më mirë se ç'po më dëgjojnë ata, por ata nuk 
mund të më përgjigjen”. 


Nga disa dedikime të të gjallëve 

mund të përfitojnë të vdekurit 

Të bëjmë diç për shpirtin e tyre me: dua, sadaka, 
lexim nga Kurani fisnik, bedel (haxhin për ta), hajrate, 
etj.P:, njëkohësisht fitojmë sevap edhe ne, prandaj 
nuk duhet të jemi koprracë. Me dashamirësi duhet t'i 
përkujtojmë gjithherë. Ku ta dimë, ndoshta me vep- 
rimet tona të sinqerta, Allahu xh.sh. me Madhërinë 





E QE 


e Tij, na lehtëson gjendjen tonë: “Kur vdes njeriu, 
puna e tij ndërpritet, përveç tri gjërave: sadakasë 
së përhershme (hajratit), diturisë prej së cilës kanë 
dobi të tjerët dhe pasardhësit të mirë që lutet për të 
vdekurin”. 


Përfundim 


Në bazë të asaj që u tha më lart, kuptojmë se 
vdekja nuk është gjë e thjeshtë. Edhe pse ajo është e 
dhimbshme sipas natyrës dhe pikëpamjes sonë, në 
anën tjetër, është proces jetësor që lidh këtë botë me 
botën tjetër. Ndonëse secili njeri në radhë të parë duhet 
të dijë se është peng i veprave të veta dhe i asaj çka ka 
punuar në këtë jetë - mirë ose keq, dhe do të shpërble- 
het ose do të ndëshkohet definitivisht pas ringjalljes 
në botën tjetër - Ahiret, megjithatë, Allahu na ka lënë 
edhe një mundësi, na ka lënë edhe një derë hapur: që 
sa jemi në këtë botë, të kujdesemi për ta, së paku mos 
t'i qesim në harresë. Kontakti i atyre që kanë ndërruar 
jetë, ndërpritet me ne që jemi ende gjallë në këtë jetë, 
mirëpo ne që jemi në këtë jetë mund të bëjmë ende për 
ta. Prandaj, çfarëdo vepre të dobishme që bëjmë për të 
vdekurit tanë dhe në emër të tyre, bëjmë mirë, përfito- 
jnë nga ne, anipse në disa raste (edhe ne myslimanët) 
bëjmë gabime nga mosdija jonë, duke i përgënjeshtru- 


të vdekurit, sikur që shprehemi: ishte çka ishte puna e 
tij, vdiq më..., pse talkinin për të vdekurit, pse ceremoni 
për të vdekurit, pse ashtu, pse kështu, etj5... Në këtë 


mënyrë, mund të themi se ju mbesim borxh ose hakut, 
për atë që secili nga ne do ta dëshironte: që ata të cilët 
janë në këtë jetë të luten vazhdimisht për ne, atëherë 
kur do mbesim të vetmuar në varret tona: “Zoti ynë, na 
fal ne, prindërit tanë dhe të gjithë besimtarët në Ditën 
kur do të japim llogari”. 

Kështu, duke shpresuar në rahmetin e Allahut xh.sh. 
se ne me ata që kanë ndërruar jetë para nesh do të jemi 
të falur, të mëshiruar, të shpëtuar, dhe të shpërblyer me 
Xhenetin Firdeus në botën tjetër. 


(1) Muhamed Muteveli Sharavi, “Dita e Kiametit”. Botoi BIK 
Prishtinë 2009, £.37. (2) Muhamedia.s. perms një hadithi na ka 
sqaruar: Tek njeriu është një asht i kërbishtit (axhbudh-dhen- 
bi), të cilin kurrë nuk e ha toka, prej tij do tëringjallet në Ditën 
e Kiametit”. Sahihu-l-Muslim, hadithi nr. 7342. (5) Muhamed- 
MuteveliSharavi, “ Argumentetlëndorembiekzistimin e Zotit”. 
Botoi KBI Prishtinë 1997, £.50. (4) NaimTërnava, “Bazat e Besi- 
mit - Akaidi 1”. BotoiMedreseja e Mesme “ALAUDDIN”,Pr- 
ishtinë, 1994, f.108. (5) MuhamedMuteveliSharavi, “Mrekullitë 
e Kuranit”. Botimprivat, Prishtinë,2001, f.130. (6) Sahihu-l-Bu- 
hari, BotoiBibliotekaLexo, Prishtinë, vëll. 3,hadithi nr. 1380, 
f.481. (7) Sahihu-l-Buhari, op.cit. ,hadithi nr. 1377, £.479. (8) 
Suneni i EbuDavudit, hadithi nr.2804. (9) Sahihu-l-Buhari, 
op.cit. ,hadithi nr. 1378, £.480. (10) https:) Lislamqa.info( 
ar 34561,Transmeton Muslimi, hadithi nr.975, qasja e fundit 
më 12.07.2017, 15.20 h.. (11) Ibn Kethir, “Kasasu-l-Enbijai”. 
Botoi Darul Hajri, botimi 7-të, Bejrut 1997, £.544. (12) Sahi- 
hu-l-Buhari, Botimprivat, Dibër, vëll.10, hadithi nr.3976, £.21. 
(13) Sami Xheko, “Udhëzime praktike akaidore dhe fikhore”. 
Botoi BI e Maqedonisë, Shkup 2011, f.259. (14) Imam Neveviu, 
“Rijadus-salihin”.Botoi Logos-A, Prishtinë 1997, transmeton 
Muslimi, hadithi nr. 956, £.341. (15) Shih për këto sqarime më 
të hollësishme ngaSherif Ahmeti, “Komente dhe mendime is- 
lame”. Botoi Lidhja Prishtinë 1995, £.373-394. 





Burimet e së drejtës 
së Sheriatit (11) 


Suneti 

urimi i dytë i së drejtës së Sheriatit është suneti 

b (tradita profetike). Shkenca mbi Islamin me 

këtë shprehje nënkupton fjalët e Muhamedit 
a.s. mënyrën e jetës së tij, madje edhe miratimin e tij në 
heshtje të veprimeve të të tjerëve, me kusht që ai këto 
t'i ketë bërë pasi që ka filluar predikimin e fesë islame. 
Disa dijetarë ketë përkufizim e zgjerojnë duke preten- 
duar se edhe fjalët, veprimet dhe miratimet në heshtje 
të katër prijësve të parë duhen konsideruar si vazh- 
dimësi të sunetit të Muhamedit a.s. dhe njëkohësisht 
Si burim të së drejtës së Sheriatit.' Mirëpo mbretëron 
mendimi që sunet në kuptimin e vërtetë mund të kon- 
siderohet vetëm ajo që Muhamedi a.s. e ka thënë, e ka 
bërë dhe e ka miratuar, ngase, sipas përfaqësuesve të 
këtij mendimi, fjalët dhe veprat e katër prijësve thjesht 
vetëm i kanë përsëritur dhe interpretuar fjalët dhe vep- 
rimtarinë e Muhamedit a.s.. 

Në mësimin islam behët dallim i theksuar në mes 
Kuranit dhe sunetit. Kurani konsiderohet si libër i 
Zotit, ndërsa suneti si komentim i tij nga Muhamedi 
a.s.. Kurani cili 
në mënyrë koncize 
parashtron dispozi- 
tat e përgjithshme 
të besimit, moralit 
dhe të legjislacionit, 
ka qenë vështirë të 
kuptohet drejt dhe 
të praktikohet pa 
komentim. 

Muhamedi 
a.s. për të cilin 
vërtetohet se ka 
qenë i pajisur me 
fuqi të posaçme 
shpirtërore, ka 
qenë më kompeten- 


JURISPRUDENCË E 29 





ti për të bërë komentim të drejtë për cilëndo dispozitë 
kuranore. Kjo, mes tjerash, mund të nxirret nga disa 
citate kuranore e sidomos nga ky icili thotë: “Ne ta 
kemi zbritur librin për t'u sqaruar atyre atë për të cilën 
janë përçarë.” 

Komentimi i Muhamedit a.s. ka pasur karakter të 
pakontestueshëm, ngase komentimet të cilat i kanë 
bërë shokët e tij, nuk kanë mundur të dominojnë ose ta 
shtyjnë atë që e ka dhënë Muhamedi a.s.. Një karakter 
të tillë të komentimit të tij e pranon edhe vetë Kura- 
ni, i cili në shumë vende thotë: “Bindjuni Zotit dhe të 
dërguarit të Tij” 3 

Ai ka mundur të komentojë si duhet Kuranin me 
fjalë, me vepra ose me miratimin në heshtje të mënyrës 
së jetesës së të tjerëve. Andaj çdo mënyrë e komentimit 
të tillë për mësimin islam ka pasur rëndësi të madhe. 
Dijetarët islamë hadith e quajnë çdo ligjërim (rivajet) 
Muhamedit a.s. si dhe me miratimin e tij me heshtje. 

Hadithi ka të bëjë më të gjitha degët e jetës dhe të 
veprimtarisë njerëzore. Disa komentojnë dispozitat 





SO E UR SPRUDENCË 


morale - fetare, ndërsa tjerat ato sociale — juridike të 
Kuranit. Këto të fundit kanë rëndësi të veçantë për 

të drejtën e Sheriatit, ngase në to bazohet një pjesë e 
madhe e institucioneve juridike islame. Në realitet të 
gjitha urdhrat të cilat i ka dhënë Muhamedi a.s. si shef 
i shtetit islam dhe rekomandimet si gjykatës suprem, si 
dhe të tjerat komentime të tij juridike, kanë shërbyer si 
material për hartimin e së drejtës së Sheriatit. 

Këto interpretime të ndryshme ose hadithe të Mu- 
hamedit nuk janë shkruar për të gjallë të tij, siç është 
vepruar me dispozitat e Kuranit. Këto hadithe thjesht 
i kanë mbajtur në mend shokët e tij dhe sipas tyre janë 
drejtuar dhe kanë qeverisur. Kështu ka mundur të 
jetë për të gjallë të tij, kur shteti islam ka qenë ende i 
vogël dhe kur ai ka mundur të ushtrojë kontrollimin 
mbi zbatimin e drejtë të dispozitave fetare e juridike të 
Islamit. Në atë kohë nuk ka ekzistuar rreziku që dikush 
në emër të tij në formë të hadithit të fusë ose rrënjosë 
mendime dhe interpretime të huaja. Pas vdekjes së tij, 
puna ndryshon, ngase faktikisht filluan të futen, në 
emër të tij, mendime të tjera dhe shpeshherë të tilla që 
kanë qenë në kundërshtim me frymën dhe dispozitat e 
vetë Kuranit. Kjo ka mundur të ndodhë pa qëllim nga 
mungesa apo pasiguria e memories njerëzore, ose me 
qëllim si shprehje e interesave individuale ose kolek- 
tive. Këto hadithe të pasakta dhe të rrejshme i kanë 
shpërndarë në popull pa vështirësi dhe aty kanë fituar 
besim dhe respekt të njëjtë sikurse ato që kanë rrjedhur 
nga Muhamedi a.5..5 

Kjo çështje ka ndodhur kryesisht shkaku i rrethanave 
dhe rasteve në vijim: 1. Nuk ka ekzistuar përmbled- 
hja e tij, sipas të cilës të kryhej kontrolli i suksesshëm 
mbi zbatimin e haditheve. 2. Shokët e Muhamedit si 
njohësit më të mirë të hadithit vdisnin, kështu që grad- 
ualisht humbi edhe kjo pengesë më e sigurt e keqpër- 
dorimit të këtij lloji. 3. Islami u përhap me vrull dhe të 
besimtarët e rinj fitonin rëndësi ato hadithe që më së 
miri u përshtateshin zakoneve të tyre. 4. Në Islam qysh 
në gjysmën e shekullit të parë pas hixhretit, filluan çr- 
regullimet dhe luftërat me karakter fetar. Secili fraksion 
ose sekt përpiqej për të gjetur arsyetim të pikëpamjeve 
të veta në Kuran dhe hadithe. Ndërsa kur kjo nuk 
kishte mundësi të arrihej, atëherë për këtë qëllim fillu- 
an të sajohen dhe të përhapen hadithe të rrejshme.” 

Në këtë pikëpamje u paraqit anarki e vërtetë dhe 
rreziku e kërcënoi fenë dhe pastërtinë e saj. Mënyra 
e vetme dhe më e sigurt që kjo të përmirësohej qën- 
dronte në tubimin dhe studimin kritik të hadithit. Për 
këtë çështje halifi Omer Abdul Azizi ua dha iniciativën 
dijetarëve të kohës së tij.” Pas kësaj u zhvillua një lëvizje 





shkencore për studimin e kësaj lënde, e cila lulëzoi 
sidomos në shekulli II dhe III pas hixhretit. Në shek- 
ullin e dytë në këtë fushë është dalluar Imam Maliku, 
ndërsa në shekullin e tretë, Buhariu, Muslimi, Ebu 
Davudi, Tirmidhii, Nesaiu dhe Ibn Maxheja.5 

Ndër tubuesit e përmendur vendin më të dalluar e 
kanë nxënë Buhariu dhe Muslimi. Këta dy dijetarë gati 
tërë veprimtarinë së tyre shkencore ua kanë kushtuar 
tubimit dhe studimit të hadithit. Për këtë qëllim ata 
kanë udhëtuar në tërë botën islame dhe drejtpërdrejt 
nga populli i kanë tubuar hadithet. Buhariu në ud- 
hëtimin e tij shkencor i tuboi rreth gjashtëqind mijë 
hadithe, ndërsa Muslimi rreth treqind mijë. Nga mate- 
riali kolosal i çrregulluar dhe i dyshimtë është dashur 
të nxirren ato hadithe të cilat sipas anës së tyre formale 
dhe materiale jepnin garancione se janë të vërteta, që 
rridhnin nga vetë Muhamedi a.s. 

Imam Buhari nga gjashtëqind mijë, i ka pranuar dhe 
i ka shënuar në veprën e tij rreth 7000, ndërsa Muslimi 
nga treqind mijë, i ka pranuar rreth 12.000 hadithe. 
Veprat e këtyre dyve konsiderohen për të vërteta, të 
drejta dhe pas Kuranit gëzojnë respektin më të madh 
në Botën Islame.” 

Në të drejtën e Sheriatit, ka mjaft institucione të cilat 
ekskluzivisht bazohen në hadithe. Si shembull mjafton të 
përmenden institucionet të cilat edhe sot kanë rëndësi në 
jetën sociale të myslimanëve. Ato janë themelatat bamirëse 
fetare (vakëfet), e drejta e dhënies përgjysmë (shufa) etj.. 


Ixhmaul-ummeti 

Burimi i tretë i së drejtës së sheriatit quhet Ixh- 
maul-ummet. Ky nocion nënkupton vendimet unanime 
të dijetarëve islamë për ndonjë çështje të besimit ose të 





së drejtës juridike. E drejta për të dhënë mendim për 
ndonjë çështje në fillim u është pranuar vetëm shokëve 
të Muhamedit a.s.. Mirëpo, më vonë kjo është zgjeruar 
edhe në nxënësit e tyre (tabiinë), ndërsa në fund edhe 
në gjithë dijetarët islamë, në bazë të atij hadithi që 
thotë: “Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve.” 

Kjo aftësi që u njihet njerëzve të dijshëm islamë të 
cilët, në mënyrë kompetente mund t'i interpretojnë 
dispozitat e Kuranit dhe të sunetit si dhe, në mung- 
esë të tyre në Kuran dhe sunet, të krijojnë norma të 
reja, quhet “Ixhtihad”. Do theksuar se nuk u njihet të 
gjithëve e drejta e ixhtihadit. Në këtë aspekt ekzistojnë 
grupime të caktuara, kështu që faktikisht Ixhtihadi 
ndahet në tri kategori: Ixhtihad fish — sheria, 2. Ixhtihad 
fil - medhheb, dhe 3. Ixhtihad fil-mesail. 

Dijetarët të cilëve u është njohur kategoria e parë e 
Ixhtihadit kanë mundur në mënyrë të pavarur të krijo- 
jnë rregulla dhe metoda në bazë të të cilave nga Kurani 
dhe suneti kanë nxjerrë vendime dhe konkluzione të 
reja. Ndërsa dijetarët të cilëve u është njohur kategoria 
e dytë e Ixhtihadit, nuk kanë mundur që në mënyrë të 
pavarur, sipas mendjes së tyre, të interpretojnë burimet 
themelore islame, por për këtë u janë përmbajtur 
metodave që i kanë caktuar dijetarët që u është njohur 
kategoria e parë e Ixhtihadit. Sa u përket dijetarëve, të 
cilëve u është njohur kategoria e tretë e Ixhtihadit, ata 
nga Kurani dhe suneti nuk kanë mundur të nxjerrin 
konkluzionet e tyre, por me rastin e interpretimit, është 
dashur t'u përmbahen atyre vendimeve që i kanë mar- 
rë paraardhësit e tyre. Ky grupim i Ixhtihadit është im- 
ponuar nga rrethanat dhe nevojat e Bashkësisë Islame. 
Në tre shekujt e parë të Islamit, ka ekzistuar kryesisht 


JURISPRUDENCË e 31 


Ixhtihadi i kategorisë së parë dhe ai pikësëpari u është 
njohur shokëve të Muhamedit a.s., pastaj nxënësve të 
tyre dhe në fund dijetarëve islamë që kanë jetuar deri 
në shekullin IV të hixhretit. 

Ky komentim i parë i tyre i cili sipas shkencës ka 
qenë i natyrës absolute (mutlak), përveç rezultateve 
të mira, ka prodhuar edhe rezultatet të këqija. Këto 
rezultate të këqija pasqyrohen në krijimin e një numri 
të madh të sekteve dhe shkollave, të cilat kanë shka- 
ktuar mosmarrëveshje dhe dobësim të disiplinës në 
Bashkësinë Islame. Për këtë shkak, dijetarët islamë, 
në interes të Bashkësisë së tyre, mjaft herët filluan 
ta braktisnin kategorinë e parë të Ixhtihadit dhe, në 
komentimet e tyre, t'u përmbaheshin metodave dhe 
rregullave që i kishin përcaktuar paraardhësit e tyre. 
Në këtë mënyrë, pas shekullit IV, përkatësisht pas 
vdekjes së Imam Taberiut në vitin 310, nuk gjenden 
më dijetarë të cilët në komentimet e Kuranit dhe sune- 
tit të jenë udhëhequr në mënyrë të lirë sipas mendimit 
të tyre personal. Në shkencë thuhet se nga kjo kohë 
Ixhtihadi absolut është mbyllur dhe kjo ka ndodhur 
në bazë të pajtueshmërisë së heshtur, pra ajo ka ndod- 
hur automatikisht me vetë moszbatimin e së drejtës 
(jurisprudencës). 

Nga ajo kohë në Islam nuk ka më komentues të 
pavarur (muxhtehidë), por vetëm imitues (mukal-lidë). 
Prandaj Ixhmaul - ummeti si trup ligjvënës në kupti- 
min e vërtetë ka ekzistuar vetëm deri në shekullin IV 
Sipas hixhretit, pra është kufizuar në ato gjenerata të 
dijetarëve që kanë jetuar para asaj kohe. Do theksuar se 
komentuesit nuk kanë pasur liri absolute në marrjen e 
konkluzioneve edhe pse e drejta e tyre quhet absolute. 
Ata nuk kanë mundur me vendim të tyre njëzëri për 
t'i anuluar ose zëvendësuar dispozitat e Kuranit ose 
të sunetit. Vendimet e tyre, në parim, është dashur të 
bazohen në burimet e përmendura. Norma të reja kanë 
mundur të sjellin vetëm atëherë nëse në ato burime 
(Kuran dhe sunet) nuk është gjetur zgjidhja-vendimi 
për ndonjë çështje konkrete. 

Pra, roli i tyre është reduktuar në konstatimin dhe 
vërtetimin e atyre dispozitave të cilat tashmë ekzis- 
tonin si dhe në krijimin e normave të reja. Me rastin e 
krijimit të dispozitave juridike, dijetarët u janë përm- 
bajtur analogjisë dhe bindjes së lirë, ndërsa nganjëherë 
edhe traditave juridike. Vendimet që i kanë marrë 
njëzëri juristët islamë, kanë pasur karakter të përgjith- 
shëm obligativ, ngase konsiderohen si të pagabueshme, 
në frymën e këtyre fjalëve të Muhamedit a.s.: “Ymeti 
im nuk do të bashkohen në të gabuarën”. 


SE URISPRUDENË 


Kijasi 

Burim i katërt i së drejtës së Sheriatit quhet “Kijas”. 
Me këtë nënkuptohen ato vendime që juristët islamë 
i kanë nxjerrë në bazë të analogjisë me dispozitat 
juridike ekzistuese. Andaj e drejta e Sheriatit lejon që 
qëndrimet e paparapara juridike të barten nën dispozi- 
tat që ekzistojnë, me kusht që për qëndrimin e caktuar 
të ri të ekzistojnë shkaqet e njëjta ligjore sikurse për atë 
dispozitë nën të cilën është sjellë qëndrimi përkatës. 
Juristët islamë kanë gjetur arsyetim për analogjinë në 
vetë Kuranin. 

Ky procedim në praktikë ka rëndësi të madhe, ngase 
në këtë mënyrë shpejt dhe me sukses mund të zgjidhet 
një çështje konkrete, për të cilën nuk ekzistojnë dispozi- 
ta të qarta (të prera) në burimet tashmë të përmendura. 
Kjo ka qenë e rëndësishme sidomos për gjykatësit dhe 
funksionarët e tjerë, të cilët duhet t'i Zbatojnë dispozitat 
e Sheriatit në praktikë. 

Ato tri burimet e para nuk i kanë përfshirë të gjitha 
rastet që janë paraqitur në botën Islame nën ndikimin 
e rrethanave të reja ekonomike dhe politike. Andaj 
analogjia ka mundur të shërbejë si mjet i përshtatshëm 
për të plotësuar zbrazëtirat në legjislacion. Krahas 
këtyre rezultateve të mira, analogjia ka dhënë edhe 
rezultate të këqija. Ajo shpeshherë ka shërbyer si mjet 
dhe mënyrë me anë të së cilës janë manipuluar dhe 
keqpërdorur dispozitat e Kuranit dhe sunetit. Për këtë 
arsye shumë herët është paraqitur reaksioni i vërtetë 
kundër përdorimit të analogjisë. Në realitet, një grup i 
juristëve ka dyshuar dhe e ka gjykuar vlefshmërinë e 
saj për shkak të keqpërdorimeve që kanë ndodhur me 
aplikimin e saj. Në këtë çështje sidomos shquhet shkol- 
la e dhahirive, e cila i kundërvihet ashpër praktikimit të 
analogjisë juridike (kijas akli), ndërsa vetëm në mënyrë 
të jashtëzakonshme lejon praktikimin e analogjisë lig- 
jore (kijas - xhali). 

Megjithatë, shumica e juristëve janë të mendimit 
se përdorimi i analogjisë, sidomos në drejtësi, është i 
justifikuar, madje i domosdoshëm. Për zbatimin e këtij 
mendimi është shkuar aq larg saqë është paraparë si 
rregull që ai i cili nuk e pranon përdorimin e analogjisë, 
nuk mund të kryejë funksionin e gjykatësit. Në realitet, 
analogjia nuk mund të merret si burim i veçantë i së 
drejtës. Ajo është më tepër si një lloj komentimi ose 
metodë përmes së cilës rasti i paparaparë shpihet nën 
dispozitat të cilat tashmë ekzistojnë. Juristët islamë e 
kanë quajtur analogjinë burim, ngase për këtë më tepër 
e kanë marrë parasysh rezultatin e arritur sesa vetë 
procedurën. 


Pra, sipas kësaj, kijasi ose analogjia mund të konsid- 
erohet si burim indirekt i së drejtës së Sheriatit. 
Përktheu nga gjuha boshnjake: 
Hajrullah Hoxha 


(1) Me një rast vetë Muhamedi a.s. ka thënë: “Përmbahuni 
sunetit tim dhe sunetit të prijësve pas meje”, Sharani, Mizan el -— 
Kubra, Kairo, 1351, fq. 53. (2) Nga kjo nuk guxon të konkludohet 
se interpretimet e katër prijësve të drejtë (hulefa- i rashdin) kanë 
rëndësi të njëjtë, si suneti i Muhamedit a.s., ngase këta nuk kanë 
qenë të zgjedhur me inspirim hyjnor si Muhamedi a.s. (3) Ku- 
ran, S. XVI, en-Nahl, 64. (4) Kuran, $. III, Ali Imran, 31, S. IV, 
en-Nisa, 57. Ka dijetarë islamë që janë të mendimit se me dis- 
pozitat e sunetit mund të anulohen dispozitat kuranore. Mirëpo 
shumica apsolute e tyre kanë mendim të kundërt, Hazin, tefsir, 
Misir, 1317, vëll. I, fq. 337, Rushd Bidaje, vëll. IL, fq. 338, Maver- 
di, el- Ahkamu sultanije. (5) Muhamedi a.s. vetë e ka paraparë 
këtë fenomen dhe i ka porositur pasuesit e tij që t'i konsiderojnë 
të vërteta vetëm ato hadithe të cilat janë në përputhje me Kur- 
anin: “Çdogjë qëështë në përputhje me Kuranin merreni, sepse 
ajo është nga unë, ndërsa ajo që është në kundërshtim me librin 
e Zotit, hidheni”. “Ai që më vesh mua atë që nuk e kam thënë, ai 
le t'ia përgatitë vetes vendin në Xhehenem”. Mbi futjen e men- 
dimeve të huaja në emër të Muhamedit a.s. dhe për pasojat e 
dëmshme të këtij fenomeniflet: Sharani, Mizan El-Kubra, vëll. I, 
fq. 53. Essejjid Sulejman Ennedevi El-Hindi, çka është suneti dhe 
pse na është i nevojshëm. Glasnik IVZ, numër 11, fq. 593, Beo- 
grad, 1934. (6) Halifi Omeri e ka parandier rrezikun që ndërmjet 
ithtarëve të rinj të Islamit mos po përhapen interpretime të rre- 
jshme në hadithe. Me qëllim që ta parandalojë këtë fenomen i 
porosit shokët e Muhamedit a.s. që myslimanëve të tillë, fare të 
mos iu flasin për hadithet, deri sa të mos u përforcohet besimi 
në zemrat e tyre në bazë të Kuranit. Në këtë mënyrë ai ka poros- 
itur shokët të cilët i ka dërguar në Kufe (Irak). Shih: Ibni Maxhe 
Sunnen, vëll. I, fq. 8-9, 1313, Kairo. (7) Kjo sidomos vërehet te 
ato luftëra rreth hilafetit të cilat i ka udhëhequr Aliu r.a. kundër 
Muavisë (656 ep. re). Në atë kohë u krijuan dy sekte islame Shiitë 
dhe Harixhitë. (8) Duhet theksuar se sekti e quajtur “Ehlul - Ku- 
ran” (ithtarët e Kuranit) për shkak të keqpërdorimeve të për- 
mendura, e demantojnë çdo vlerë të hadithit, ndërsa Kuranin e 
pranojnë si të vetmin burim të mësimit islam. Abdur-Rahman 
Seoharvi, Eine Kritische Prufung Der Quellen Des Islamitischen 
Rechts, fq. 123. (9) Omer Abdul Azizi ka sunduar nga viti 99- 
101 pas Hixhretit. Siç shihet iniciativa zyrtare për tubimin e 
haditheve ka ardhur pas kalimit të gati një shekulli nga vdekja 
e Muhamedit a.s. (10) Imam Malik ka vdekur në vitin 197 pas 
hixhretit. Ai ka filluar i pari të tubonte dhe në mënyrë kritike t'i 
verifikonte hadithet. Në veprën e tij “El-Muvetta”, gjinden rreth 
300 hadithe. Imam Buhari ka vdekur në vitin 256 pas hixhretit, 
Imam Muslimi në vitin 261, Ebu Davudi në vitin 275, Imam Tir- 
midhi në vitin 279, Ibn Maxhe në vitin 293, ndërsa Imam Nesai 
në vitin 303 pas hixhretit. Mbi jetën dhe veprën e tij jep të dhëna 
interesante. Shejbani, Tejsirul-Vusul, vëll. I, £. 1-10. (11) Shkenca 
që merret me vërtetësinë e ndonjë hadithi quhet: Usulul -had- 
ith. (12) Instituconi i Ixhmaul - Ummetit, arsyetimin e tij e gjen 
në Kuran, i cili në një ajet thotë: “Mes jush le të jetë një grup 
(njerëzish) që thërrasin në të mirë, urdhërojnë për vepra të mira 
dhe ndalojnë nga të këqijat”. S. III, Ali Imran, 104. Ky institucion 
gjithashtu arsyetohet me një hadith që thotë: “Ummeti im nuk 
do të bashkohet në të gabuarën”. Sekti i shiiave nuk ua pranon 
aftësinë dijetarëve (ulemave) për të sjellë interpretime të paga- 
bueshme. Ata këtë ua pranojnë vetëm imamëve të pagabueshëm 
të sektit të tyre, do të thotë Aliut r.a dhe pasardhësve të tij të 
drejtpërdrejtë meshkuj. (13) Kuran, S. LIX, el-Hashr, 2. 


Prof.dr. Fadil Maloku A 


“Makdonaldizimi” i shoqërisë a 
kosovare, është problem jo vetëm “të 
vleror, por, edhe social, politik e fetar $ 


“Çmimi i vetëm me të cilin njerëzit e mirë paguajnë mosin- 
teresimin për punët publike është fakti që të këqijtë marrin 
pushtetin...” 


1. Makdonalizimi si paradigmë e sjelljes politike 


Që në fillim më duhet ta sqaroj kontekstin e këtij 
nëpër të cilat po kalon shoqëria kosovare, pra ashtu 
sikurse Mcdonald”s-i që i referohet një tipi ushqimi 
që përdoret në situatat kur njeriu është në vrap me 
kohën dhe që kjo histeri e vrapimit në një mënyrë apo 
tjetrën e tjetërson atë nga të qenit ai që në të vërtetë 
është qoftë si individ, qytetar, si pjesëtar i një grupi 










apo edhe i një shoqërie. 

Së pari më duhet ta sqaroj kuptimin dhe referencën, 
por edhe simbolikën që do të përdoret si kontekst i rre- 
thanave apo ambientit identik shoqëror, në të cilin kuj- 
toj gjendet shoqëria e re kosovare, ku mënyra e iden- 
tifikimit social (sidomos) me vlerat e reja tmerrësisht 
ushtrohet jo me hapa normalë, por me hapa kalërues... 
që natyrisht për reperkusion kanë edhe pasojat që sho- 
qëria jonë e ka problem t'i përballojë. 

Pra, (Mac Donaldisation of society), thënë më thjesht 
“makdonaldizimi”, mund të përkufizohet si një pro- 
ces, ku kultivohet kultura e ushqimit të shpejtë (fast- 
food) që vjen si pasojë e trendit të dinamikës së jetës 
së përditshme sociale e asaj ekonomike në shoqëritë 


34 





perëndimore, por që ka infektuar definitivisht edhe 
shoqëritë e reja postkomuniste. Mc Donald's-i është 
një rrjetë e tërë, pra një maskulturë me përmasa globale 
e ponrfritit, Coca Cola-s dhe hamburgerëve që zakon- 
isht përdoren nga gjeneratat e reja (teenagers) e që 
tashmë së voni është vërtetuar shkencërisht se të njëjtët 
po vuajnë nga kompleksi i trashësisë (obesity, XXXL 
generations), duke u shkaktuar kështu jo vetëm telashe 
dhe trauma psikike, sociale e shëndetësore. 

Do cekur gjithashtu që kultura e re e ushqimit sipas 
recetave të Mcdonald's-it, njerëzve, pra qytetarëve e 
sidomos shtresës së mesme të këtyre vendeve, në një 
mënyrë ua ka larguar nga menyja kulturën e të ush- 
qyerit të qetë dhe të relaksuar, sipas së cilës mënyrë 
bashkëbiseduesit duke kuvenduar tema nga më të 
ndryshme njëri me tjetrin projektonin ide, plane, pro- 
jekte, biznese, etj.. 


2. Mc Donald”s-i, si kulturë masive 


Gjithashtu Mc Donald”s-i, dosido si kulturë masive 
identifikohet me proceset globale: globalizimin apo 
vresternizimin që në fakt nga shumica e sociologëve 
eminentë perceptohet sot edhe si amerikanizëm. Kjo 
ndodh kështu edhe për një fakt tjetër shumë sinjif- 
ikativ (domethënës), se ai është në një farë mënyre 
një ndër agjencitë më të suksesshme të vlerave dhe 
përgjithësi kulturës amerikane anekënd botës. Së dyti, 
poashtu më duhet të theksoj që diskursi mbi “mak- 
donaldizimin” politik kosovar, si një metaforë e llojit 
të vet nëse këndvështrohet nga prizma sociologjike, 
mund të identifikohet në vija të trasha me vetë proces- 
in (gjykoj) e shtuar dhe tejmase të politizimit të sho- 
qërisë kosovare. Që detyrimisht si një fenomen i llojit 
të vet na bën ta perceptojmë si një fenomen që pak apo 
fare mund ta hasësh në literaturën e gjerë shkencore 
sociologjike. Shkaqet janë të shumta, por në rastin tonë 
mendoj që arsyet duhen kërkuar në disa rrafshe, siç 
janë ato etnopsikologjike, antropologjike dhe gjithsesi 
edhe sociologjike. Por, neve këtu na intereson rrafshi 
sociologjik, që kujtoj se duhet adresuar apo ndërlidhur 
me faktorin e mungesës së komunikimit apo humbjes 
së ndjenjës së solidaritetit midis njerëzve, pra qytet- 
arëve të rëndomtë, të cilët duke qenë të ekspozuar një 
problemi madhor siç ishte ai i realizimit të identitetit 
kombëtar e shtetëroe, na ka bërë jo si individë, por 
edhe si shoqëri në tërësi të merremi dhe të interesohe- 
mi me pothuajse çdo temë dhe problem që vinte apo 
akoma vjen nga sfera e politikës dhe problemet rreth 
saj. Natyrisht, nëse do ta përdornim një shkallare të 
njohjes sociale, do të kuptonim që niveli i politizimit 


këtu te ne në Kosovë, nuk është i intensitetit të njëjtë në 
të gjitha fazat e paraqitjes së këtij fenomeni interesant 

e gjithsesi edhe specifik, edhe për faktin se në vendet 
normale dhe me traditë institucionale, zakonisht ishte 
institucioni i shtetit ai i cili bartte mbi supet e veta si 
përgjegjësinë ashtu edhe nevojën e (de)politizimit të 
qytetarëve të saj në masë dhe cilësi të duhur. Hand- 
ikapi i paradigmës kosovare të traditës së politizimit 

të pothuajse çdo “fakti” dirkeminian, si edhe tendenca 
e shpjegimit të fenomeneve dhe dukurive të çfarëdo 
natyre qofshin ato me dioptrinë ekskluzive politike, ku- 
jtoj duhen kërkuar edhe në procesin e ushtrimit të një 
represioni dhe segregacioni të paparë në analet shken- 
core nga ana e ish-regjimit serb në dy dekadat e fundit 
të shekullit të kaluar, i cili në mënyrë të pavetëdijshme 
prodhoi masën kritike që një ditë do të dalë nga shtrati 
i politizimit të tepruar (apo më mirë me thënë debateve 
të kota se “liria na vjen vetë...” dhe se “mjafton që ne 
tashmë të qëndrojmë stoikë..” dhe kësisoj do të çlirohet 
Kosova nga zgjedha serbe). 


3. Rirreshtimi si nevojë dhe si përgjegjësi 

Pothuajse në të gjitha shoqëritë e tranzicionit ka 
ndodhur një proces i pamohueshëm kur është fjala për 
ngritjen e përgjegjësisë publike nga ana e subjekteve 
apo aktorëve dominues politikë, të cilët me fuqinë e 
gjë që nënkupton zhvillime të atilla emancipuese për 
të krijuar masën kritike për përgjegjësitë dhe nevojat si 
standarde të shoqërive bashkëkohore demokratike. 

Historia e gjertanishme e këtyre shoqërive ka 
dëshmuar gjithashtu se procesi i rirreshtimit duhet të 
ndodhë në disa plane, në mënyrë që të arrihet stan- 
dardi i sigurisë dhe i përgjegjësisë së institucioneve 
dhe gjithë inxhinieringut social (zbutja e papunësisë 
në gangrenë që edhe sot poi përcjell këto vende) e 
sidomos atij kulturor (ndryshimi gradual dhe në ko- 
herencë me nevojat dhe apetitet e grupeve të ndryshme 
të interesit), në mënyrë që të funksionojnë sa më mirë 
demokracia dhe shteti. Ky proces duhet të ndodhë në 
sferën ideologjike, atë programore, juridike, sociale dhe 
sidomos atë kulturore. 


4. Mbyllja sociale (social closure) 


Ndryshe, nëse nuk ndodhin ndryshime në sfer- 
at e mësipërme, atëherë në shoqëri dhe sidomos në 
institucionet bartëse të proceseve dhe zhvillimeve 
shoqërore, mund t'i ekspozohen të ashtuquajturit 
fenomen të atrofisë apo mbylljes sociale, që nënkupton 
maksimalizimin e avantazheve të grupeve të ndryshme 


socloLoG)i TT 35 


të interesit, ashtu siç është duke ndodhur aktualisht 
në Kosovën e pasluftës, ku grupe të ndryshme (krye- 
sisht të interesit dhe bizneseve të amalguara me ato të 
statuset dhe privilegjet e tyre të fituara në mënyrë (jo) 
meritore. Kjo mbyllje sociale apo e cilësuar ndryshe 
edhe si një lloj hermetizmi social mund të përkufizohet 
si një gjendje apo status quo, përmes të cilit grupet e 
ndryshme sociale, politike, kulturore e të tjera bëjnë 
përpjekje, jo vetëm të ruajnë siç thamë kontrollin mbi 
resurset dhe begatitë njerëzore, por edhe të ushtrojnë 
ndikimin e tyre monopolist. 


5. Kosova po vuan nga 

kriticizmi shoqëror (social criticism) 

Por, kjo krizë e pushtetit duhet kuptuar jo si pasojë 
e ndonjë procesi të vetëkënaqësisë që këto grupe ia 
kundërshtisë që ushtrojnë opozita e mirëfilltë, mediet, 
kallëzimet penale qytetare, organizatat joqeveritare, si 
edhe mbarë publiku. 

Në shoqëritë e vërtetuara që korruptohen, rolii 
trysnisë publike, nga përvojat e vendeve të tranzicionit, 
ka dëshmuar se sa më aktive që ajo të jetë (trysnia 
publike) në drejtim të kallëzimeve dhe denoncimeve 
publike, aq më më shumë rriten gjasat e instalimit të 
demokracisë dhe të funksionimit të institucioneve 
publike. Anasjelltas, indeferenca publike, për shembull 
çfarë është aktualisht në rastin e demokracisë kosova- 
re, më së miri dëshmon se shkalla e korrupsionit dhe 
kriminalizimit të institucioneve publike vjen duke 
u shtuar dhe duke u bërë dukuri e rëndomtë saqë i 
korruptuari dhe i kriminalizuari, në shoqëri ka fituar 
besim dhe privilegje të atilla që tani edhe moralisht 
fillon të krekoset për “kontributet dhe administrimin” 
e tij të sukseshëm. Në anën tjetër, krahas procesit të 
kontrollit social është evident edhe një fenomen tjetër 
socilogjik që ia vlen ta analizojmë në këtë rrugëtim të 
rritjes së demokracisë në Kosovë. Fjala është për kriti- 
cizmin, apo një lloj këndëvështrimi pakëz më specifik 
të rrethanave, proceseve dhe zhvillimeve sociale e 
sidomos atyre politike të vendit. Në fakt, kriticizmi 
social si prezencë sociale në Kosovë, kujtoj që i ka disa 
specifika të reja që, për teorinë sociologjike kombëtare 
tonën është interesant të elaborohet edhe për shkak se 
është një trajtim i ri social i fenomeneve dhe dukurive 
shoqërore që më parë dora e ekpertit s'i ka shkoqitur 
me vëmendjen e duhur. Kritikët socialë (që në rastin e 
Kosovës janë ende të paktë) do të duhej të ishin njerëz 
të zhveshur nga ngarkesat dhe hipotekat e ndryshme 


E 5000) 





ideologjike, sociale, nacionale..., pra tipa njerëzish që, 
përkundër prirjes së shoqërive dhe individëve për të 
mbrojtur veten, kritikojnë hapur gabimet e bëra në 
jetën shoqërore të njëvendi. Ata, zakonisht janë njerëz 
që kalojnë në një distancë kritike, që janë emocionalisht 
të pavarur dhe të çliruar nga intimiteti dhe përzemërsia 
e anëtarësisë së vet, pra shkurt njerëz që ngrenë zërin 
e arsyes. Vetitë kryesore që shquajnë këtë kategori 
sociale (kur mungojnë denoncimet publike nga medi- 
et, shoqëria civile, opozita dhe përgjithësisht publiku) 
janë pavarësia intelektuale, guximi qytetar, informimi 

i plotë mbi sjelljen devijante që kërcënon shoqërinë, 
qëndrimi mbipartiak, si edhe interesi publik për të mos 
thënë ai nacional. 

Gjatë procesit të denoncimit të këtyre sjelljeve devi- 
jante në shoqëritë e tyre, ngjan që kritikët socialë, nga 
ana e pushtetmbajtësve të korruptuar dhe të kriminal- 
izuar skajshmërisht, të margjinalizohen, të kontestohen 
e ngandonjëherë edhe të burgosen, sepse rreziku nga 
ta është serioz dhe tejet kërcënues për interesat dhe 
keqpërdorimet e tyre në rastet kur fillojnë procedurat 
hetimore. Zakonisht pushtetmbajtësit e korruptuar 
këta tipa njerëzish me ndërgjegje dhe moral të lartë, 
bile bile edhe duke i shndërruar në të huaj totalë (total 
stranger), persona të ekskomunikuar, në mënyrë që ata 
të mos bëhen pjesëtarë të një klase të re, të një kulture 
kundërshtare (adversary culture). Në rastin e Kosovës, 
kur është vërshuar nga krimi dhe korrupsioni, që sipas 
agjencioneve ndërkombëtare po e kërcënojnë seriozisht 
edhe demokracinë e brishtë kosovare, një ndërgjegje 
e tillë e zhveshur nga interesat personale, grupore, 
klanore, ideologjike dhe interesat politike do të ishte e 
mirëseardhur. Tipin e tillë ndërgjegjësues, padyshim që 
rrethanat e tanishme s'mund ta prodhojnë për shumë 
arsye. Arsyeja e parë dhe fundamentale është se Koso- 
va definitivisht është kriminalizuar dhe korruptuar aq 
shumë saqë vetëm një katarsis i vërtetë social mund ta 
shpëtojë nga më e keqja....Në një vend ku eprori manip- 
ulon me mëkëmbësit e tij vështirë të priten ditë të mira 
dhe kohëra shpresëdhënësel Ndërkohë, në këtë sfidë 
gjithëkombëtare mediet elektronike dhe ato të shkruara 
kanë obligim jo vetëm moral por edhe shoqëroro-poli- 
tik, ta rrisin emanencën e tyre të kujdestarimit perma- 
nent, në mënyrë që të mbajnë të ekuilibruar zhvillimin 
dhe instalimin e demokratizimit në shoqërinë kosovare. 


Fari Lika 


Eduard Saidi, 
kritik 1 koncepteve 
perëndimore për Orientin 


Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në 

vendlindje dhe në Egjipt. Ka diplomuar në 
Princeton, ka magjistruar dhe doktoruar në Harvard, 
ku e fitoi çmimin Bovydoin. Në vitin 1974 ka punuar si 
profesor vizitor i Letërsisë Komparative në Harvard, 
kurse ndërmjet viteve 1975-1976 ka punuar si studiues 
në Qendrën për Studime të Avancuara në Shkencat 
Bihejvioriste në Stanford. 

Më 1977 ka mbajtur ligjërata nga disiplinat human- 
itare për kriticizmin (Gauss Lectures on Criticizm), 
kurse në vitin 1979 ka punuar si profesor i shkencave 
humanitare në John Hopkins. Saidi ka shërbyer edhe 
si profesor i anglishtes dhe letërsisë krahasimtare në 
Universitetin Columbian. Veprat e Saidit janë përkthyer 
në më tepër se njëzet gjuhë dhe janë botuar gjithandej 
Evropës, Afrikës, Azisë dhe Australisë. Libri i tij “Zana- 
filla: Qëllimet dhe meto- 
da”, ka fituar çmimin e 
parë të Lionell Trilling-ut, 
që jepet nga Universiteti 
Columbian. Në vitin 1978 
vepra e tij “Orientalism”, 
ka zënë vendin e dytë në 
kategorinë e kriticizmit 
të National Book Critics 
Avrard.' Në librin e tij 
“Orientalism”, Saidi ka 
bërë një analizë kritike të 
bazave të pasakta, siç i 
quan ai, mbi të cilat është 
ngritur orientalizmi evro- 
pian në përgjithësi. 

Eduard Saidi ka qenë 
njëri ndër avokuesit më të 
zëshëm publik për të dre- 
jtat politike dhe njerëzore 
të Palestinës.” Numrii 
veprave të Eduard Saidit, 


E duard VY. Saidi ka lindur në Jerusalem. 





ORIENTALISTIKË TT 37 





është shumë i madh. Përmes shumë veprave, Saidi 
pasqyron qëndrimin e orientalizmit perëndimor mbi 
Orientin. Ia vlen të theksohet se, që nga momenti i 
botimit të librit “Shtrembërimi i Islamit”, vëmendja 
perëndimore është e përqendruar te myslimanët dhe 
te Islami. Ndërkohë që shumicën e raporteve të tyre e 
karakterizon armiqësia e hapur. 


Orientalizmi sipas Eduard Saidit 


Sipas Eduard VY. Saidit, kritik i orientalizmit 
perëndimor: 

“Orientalizmi daton që nga koha e iluminizmit evro- 
pian dhe kolonizimit të botës arabe”. 

Ata kërkonin njohuri mbi popujt e pushtuar në rajon. 
Kjo është ajo që Saidi e quan orientalizëm i fshehur. 
Sipas Saidit: “Diskursi i orientalistëve gjatë gjithë his- 
torisë shpesh e ka përshkruar botën lindore si një diçka 
të errët dhe misterioze”.5 

Eduard VY. Saidi, me 
veprat e botuara, çdoherë 
është munduar të jetë 
përballë sulmeve të ori- 
entalistëve perëndimorë. 
Përmes shumë botimeve, 
shkrimeve të ndryshme, 
Saidi mundohet të tregojë 
qëllimet e vërteta të mis- 
ioneve orientaliste. Shumë 
misione të orientalistëve 
ishin të maskuara për më- 
simin e kulturës, gjuhës, 
traditës etj., porse qëllimi 
ishte shumë më i madh. 
Nuk janë të pakta rastet 
kur Saidi shpalos dhe i 
bën publike qëndrimet, 
idetë e orientalistëve për 
Orientin: të atyre fetare, 
ekonomike, politike, të 


E oRENTALISTIKË 





pasurisë etj.. Publike i bën edhe shkrimet, thëniet, 
deklaratat dhe armiqësinë e hapur ndaj myslimanëve. 
Gjithashtu Saidi në misionin e tij “kritik” ndaj orien- 
talizmit perëndimor, tregon edhe për shumë revista 
të mbushura me shkrime skandaloze ndaj Islamit, 
shkrime ku shumë orientalistë e nxirrnin nga brendia 
atë që mendonin për myslimanët dhe Islamin. Pra, ajo 
që veprohej, mendohej, flitej edhe shkruhej për mys- 
limanët dhe Islamin, është shumë më e madhe nga 
ajo që paraqitej nga orientalizmi perëndimor. Sipas 
pikëpamjes së Eduard VY. Saidit, orientalisti modern 
është një hero që po e shpëton Orientin prej errësirës. 
Puna e orientalistit modern “kritik” ishte hulumtimi 
dhe ngjallja e vlerave të shembura dhe të zhdukura të 
Orientit, të Orientit të lashtë klasik, ashtu edhe të di- 
siplinave tradicionale, si filozofisë, historisë, retorikës, 
filologjisë dhe të shumë shkencave të tjera.“ 


Perëndimi ka lëvizur drejt Lindjes dhe jo anasjellas 


Kërkohet dhe është e nevojshme të shqyrtohen 
veprimet, sukseset e orientalizmit në planet e tyre, 
qoftë edhe vetëm për të gjykuar se deri në çfarë mase 
dhe sesa kanë qenë diametralisht të kundërta me të 
vërtetën. Ideja kërcënuese e shprehur nga Michelet-i, 
se: “Orienti përparon i pathyeshëm, vdekjeprurës për 
zotat e dritës nëpërmjet joshjes së ëndrrave të tij”. Mar- 
rëdhëniet kulturore, materiale dhe intelektuale ndërm- 
jet Evropës e Orientit kanë përshkuar një numër të 
pafund fazash, ndonëse vija ndërmjet Lindjes e Perën- 
dimit ka ushtruar njëfarë përshtypjeje të qëndrueshme 


mbi Evropën. Gjithsesi, përgjithësisht ka qenë Perën- 
dimi cili ka lëvizur drejt Lindjes dhe jo anasjellas. 

Po të përjashtojmë Islamin, deri në shekullin XIX Ori- 
enti për Evropën ka qenë një fushë e historisë së vazh- 
dueshme të mbisundimit perëndimor të pakundërsh- 
tuar. Kjo është plotësisht e vërtetë lidhur me përvojën 
britanike për Indinë, me përvojën portugeze për Indinë 
Lindore, Kinën e Japoninë, si dhe me përvojat e Francës 
e të Italisë në rajone të ndryshme të Orientit. Porse, 
përgjithësisht vetëm Orienti arab dhe islamik përbënte 
për Evropën një sfidë të pazgjidhshme në nivelin 
politik, intelektual e për njëfarë kohe edhe ekonomik. 
Ndërsa për pjesën më të madhe të historisë më pas, 
orientalizmi ka bartur vulën e qëndrimit problematik 
evropian ndaj Islamit. 

Nuk ka dyshim se Islami ka qenë një provokim real 
nga shumë pikëpamje. Por kjo nuk mjafton, tokat 
islame shtrihen pranë trevave biblike dhe madje mbi të. 
Për më tepër, zemra e trevës islamike ka qenë kur- 
doherë rajoni më i afërt ndaj Evropës, që është quajtur 
Orienti i Afërt ose Lindja e Afërt. 

Atëherë kur termi Orient nuk ishte thjesht një si- 
nonim për Lindjen aziatike si tërësi, dhe as nuk merrej 
përgjithësisht si shënues i diçkaje të largët. Por në 
mënyrë mjaft të përcaktuar kuptohej se zbatohej për 
Orientin islamik.” 

Ia vlen të theksohet se shumë nga orientalistët e 
hershëm evropianë kanë qenë studiues të ligjeve, ose, 
gjë që është mjaft interesante, kanë qenë mjekë me 
prirje misionare. Me aq sa mund ta themi, shumica 
e tyre ushqeheshin nga një qëllim i dyfishtë për të 
gjurmuar shkencat dhe artet e Azisë: me shpresën se do 
të lehtësonin përmirësimet atje dhe për të sjellë për- 
parime në dijet e për të përmirësuar artet në vendlind- 
je. Me këto fjalë është shprehur qëllimi i përgjithshëm 
orientalist. Në marrëdhëniet e punës me orientalët e 
kohëve të reja, orientalistëve të hershëm profesionistë 
si Xhounsi, u duhej të përmbushnin vetëm dy role, 
megjithatë, sot nuk mund t'i fajësojmë për shtrëngesat 
që i viheshin humanizmit të tyre prej karakteri zyrtar 
oksidental të pranisë së tyre në Orient. Ata ishin ose 
gjykatës ose mjekë. 


(1) Eduard VY . Said, Shtrembërimi i Islamit. Faqe 7. (2) Dr. 
Xhabir Hamiti, Pasqyrë mbi studiuesit më të njohur evropianë 
të Kuranit dhe të Islamit gjatë shekujve XVII-XX, (Dispensë). 
Prishtinë 2016, faqe 93. (3) Dr. Xhabir Hamiti, Pasqyrë mbi 
studiuesit më të njohur evropianë të Kuranit dhe të Islamit gjatë 
shekujve XVIII-XX, (Dispensë). Prishtinë 2016, faqe 2. (4) vyvvvv. 
amazon.com”orientalism:Edvrard VY. Said, VVord press, Online 
page. (5) Eduard VY. Said, Orientalizmi, koncepte perëndimore 
për Orientin, faqe 103-104, Shkup, 2009. 


PHDc Rexhep Suma 


Nevoja dhe domosdoshmëria së 
për thirrjen islame 


në të mirë dhe ndalimi nga e keqja dhe çdo gjë 

negative që ekziston në shoqëri, është obligim 
islam që bie mbi punonjësit (imamët) në fushën e 
thirrjes islame, që duhet t'ja japin hakun nga mundi, 
mendimi dhe koha e tyre. Kjo pasi dihet se ky obligim 
në vete është mision primar për çdo thirrës (imam). 

Thirrja islame, është domosdoshmëri për njeriun 
ashtu siç ndien nevojë për ushqim e pije gjatë jetës, 
ngase ajo përbën pjesën tjetër të tij dhe ushqen shpir- 
tin, trupin si dhe ofron qetësi e stabilitet në jetë dhe 
shoqëri. 

Mësimet islame ndërtojnë e nuk shkatërrojnë, afrojnë 
e nuk përçajnë. Nevoja e botës për Islamin është sikurse 
nevoja për një botë të vërtetë dhe nevoja për një plan të 
mirëfilltë. 

Është jashtë çdo dyshimi se feja i solli shërbime të 
mëdha kulturës njerëzore dhe kontribuoi në kufizimin 
e instinkteve kundër shoqërore e kundër individuale. 

Mësimet e shumta kuranore na nxisin që të kryejmë 
këtë obligim, si p.sh. ajetet: 

“Ngaju le të jetë grup që thërret në atë që është e 
dobishme, urdhëron për punë të mbara dhe ndalon nga 
e keqja. Të tillët janë ata të shpëtuarit”. (Ali Imran, 104). 

Në një vend tjetër thotë: “E kush ka fjalën më të mirë 
prej atij që thërret te Allahu, vepron (punë) të mira dhe 
thotë: “Unë jam prej myslimanëve”” (Fussilet, 33). 

Zoti obligon Muhamedin a.s. që të thërrasë në rrugën 
e Tij, vazhdimisht, dhe mos të shmanget asnjëherë prej 
saj. “Dhe kurrsesi ata të mos shmangin ty nga ajetet e 
Allahut meqë ato t'u kanë shpallur ty, dhe ti thirr te 
Zoti yt dhe kurrsesi mos u bëj pasues i dëshirave të 
idhujtarëve. (Kasas, 87). Thuaj: “Unë jam urdhëruar që 
të adhuroj vetëm Allahun e mos t'i bëj shok Atij. Unë 
vetëm te Ai thërras (njerëzit) dhe vetëm te Ai është 
kthimi imi” (Err rrad,36). 

Duke u kthyer në retrospektivë, sa herë që njerëzimi 
ka devijuar apo është munduar të devijojë nga feja, 
Allahu xh.sh. dërgoi të dërguarit e Tij, që t'i kthejnë ata 


T cë e njerëzve për në fenë islame, urdhërimi 


ave E 39 





në rrugën e drejtë dhe të duhur dhe t'ua mësojnë atyre 
mësimet hyjnore. 

Ligji i Zotit ekziston dhe shoqëria njerëzore duhet 
t'u bindet urdhrave. Si rezultat i kësaj bindjeje arrihet 
kënaqësia e Tij në dy botët. 


Çdo popull pati të dërguar 

Zoti këtë e sqaron në Kuran duke thënë: “Ne më 
pas dërguam pejgamberët tanë një pas një, mirëpo, 
çdo herë që një popull i erdhi i dërguari i vet, ata e 
përgënjeshtruan atë, prandaj Ne i përcollëm ata (me 
dënim) njeri pas tjetrit dhe i bëmë që të përmenden në 
tregime. I shkatërruar qoftë populli që nuk beson” I(El 
Muminunë, 44). 

Dhe pas ndërprerjes së revelatës hyjnore (vahjit), me 
kalimin e Muhamedit a.s. në amshim, kjo përgjegjësi 
kaloi tek ymeti i Muhamedit a.s. “Disa ashtu (sikur u 
udhëzuam në fenë islame) Ne ju bëmë ju një popull të 
drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë 
(në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i 
Dërguari dëshmitar ndaj jush...(El Bekare, 143). 

Nga ky ajet kuptojmë se feja mbetet burim uniteti, 
unifikuese, njerëzit ndihen të barabartë si në obligime 
ashtu edhe në detyra, duke jetuar në harmoni e dashuri 
të vërtetë. Islami është sinonim i paqes dhe ka luftuar 
dhunën dhe çdo padrejtësi sociale. 

“O ti Pejgamber, Ne të dërguam ty dëshmues, la- 
jmëtar përgëzues e qortues. Dhe me urdhrin e Allahut, 
thirrës për në rrugën e Tij dhe pishtar ndriçues. E besi- 
mtarëve jepu sihariq se prej Allahut ata kanë dhunti të 
madhe. Mos i dëgjo jobesimtarët e hipokritët dhe mos 
ua vër veshin mundimeve të tyre ndaj teje, e mbështetu 
Allahut se Allahu është mbrojtje e mjaftueshme.” (El 
Ahzabë, 45-48). 

Në vijim, do t'i radhitim disa shkaqe pse ndihet nev- 
oja për thirrjen islame: 

-Qenia njerëzore përbehet nga mendja dhe egoja. 
Mendja është e kufizuar dhe nuk mund të arrijë të kup- 
toj shumë të vërteta, kurse egoja e tij e shumtë e ndih- 


OS Da VE 


mon në të shumtën e rasteve që të kalojë të drejtën, të 
mbizotërojë mendjen dhe të nxitë në të keqe. “Unë nuk 
e shfajësoj veten time, pse epshi është shumë nxitës për 
të keqen, përveç atë që ka mëshiruar Zoti im, se Zotiim 
është që fal e mëshiron shumë. (Jusuf, 53). 

Kurse në një ajet tjetër thotë: “Dhe ia mësoi se cilat 
janë të këqijat dhe të mirat e tij. Pra, ka shpëtuar ai 
që e pastroi vetveten. E ka dështuar ai që e poshtëroi 
vetveten.” (Esh-shems,10). 

Pra, është domosdoshmëri të jetë funksional ud- 
hëzimi dhe ligji nga ana e Krijuesit të njeriut, Ai drejton 
mendjen në rrugën e drejtë në mënyrë që të mos devi- 
jojë nga rruga e drejtë apo të mos poshtërohet, të mos 
dështojë. Të vërtetën e ka thënë Allahu në suren Taha: 
“Ai (Allahu) u tha: “Zbritni prej aty që të gjithë, do të 
jeni armiq të njëri-tjetrit. Nëse ju vjen nga Unë udhëzim 
(libër e pejgamber) kush i përmbahet udhëzimit Tim, 
ai nuk ka për të humbur (në dynja) e as nuk ka për të 
dështuar (në botën tjetër)”. E kush ia kthen shpinën 
udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në Ditën 
e Kiametit do ta ringjall të verbër. Ai (që nuk besoi) do 
të thotë: “Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë 
isha me syt” (Ta ha,123-125). 

Se mendja është e pamjaftueshme karshi udhëzimeve 
hyjnore sjellim disa shembuj 

a. Të gjithë mendjet që nuk kanë besuar Zotin, vazh- 
dimisht kanë qenë në kërkim të Krijuesit, habia e tyre 
me krijimin e qenies njerëzore që është një qenie mjaft 
komplekse si në përbërje poashtu edhe në shpirt, e për- 
fundimi i tyre ishte besimi dhe nënshtrimi ndaj gurëve, 
yjeve apo shtazëve, duke i marrë për zota e duke 
mohuar Krijuesin e tyre, i Cili e krijoi këtë gjithësi në 
shërbim të njeriut. Për këtë Allahu na e tërheq vërejtjen 
që mos t'i bindemi askujt tjetër pos Fuqisë së Tij. “Nga 
faktet e madhështisë së Tij janë nata, dita, dielli e hëna. 
Mos i bëni sexhde as diellit, as hënësi Bëjini sexhde 
vetëm Allahut, i Cili krijoi ato, nëse adhuroni vetëm 
Atël (Fussilet, 37). 

Të gjitha këto janë të krijuara dhe funksionojnë sipas 
sistemit perfekt dhe preciz që i nënshtrohet plotësisht 
Atij. “A nuk e di për Allahun se Atij i nënshtrohet (i 
bën sexhde) kush është në qiej, edhe kush është në 
tokë, edhe dielli, edhe kodrat, edhe bimët edhe shtazët, 
e edhe shumë njerëz.”. (El Haxh,18). 

b. Disa të tjerë u kundërvunë hapur duke formuar 
Sisteme sociale të ndryshme, si p.sh, drejtime me 
bindje të ndryshme, ngritën thirrje të cilat rënduan dhe 
shkatërruan popuj të ndryshëm. Andaj bënë ligje që 
lejuan alkoolin, bixhozin, homoseksualizmin, nxitën 
femrën drejt turpshmërisë dhe të këqijave e shndërrim- 


it të saj. Këto ligje janë produkt i gjithë atyre mendjeve 
të cilat shtrembëruan rrugën e drejtë dhe larg natyrës 
njerëzore duke ushqyer instinktin e tyre shtazor. 


Mendja e shëndoshë mbështet argumentet fetare 

Që të jetë më e qartë kjo çështje duhet kuptuar se 
natyrshmëria e njeriut është fuqi dhe fakt, nëpërmjet 
të cilit ai arrin të bëjë dallimin mes rrugës së gabuar 
dhe asaj të drejtë. Të dallojë të mirën nga e keqja. Por 
kjo fuqi e mençur edhe pse në vete ka dritë të hapur 
dhe mendje të ndritshme assesi nuk mund të bëjë vijën 
e dallimit vetë mes rrugës së keqe dhe asaj të mirë 
dhe poashtu nuk e ka fuqinë që të dijë çdo argument, 
apo të shikojë çdo të drejtë. Poashtu mendja e njeriut 
nuk arrin edhe t'i menaxhojë me përpikëri veprimet 
njerëzore mbi sistemin, në të cilin nuk ka parregullsi. 
Menja njerëzore prapë mbetet e mangët dhe e hum- 
bur pa ndriçimin e shpalljes, mësimeve hyjnore dhe 
udhëzimeve profetike.” 

“Por mund që ju ta urreni një send e ai të jetë shumë i 
dobishëm për ju, dhe mund që ju ta doni një send e ai të 
jetë dëm për ju. Allahu di eju nuk dini.” (El Bekare, 2016). 

Edhe pse të gjithë e kanë obligim që të thërrasin dhe 
të shpjegojnë atë që dinë për fenë islame, prapë përg- 
jegjësia kryesore e shpjegimit të mësimeve hyjnore, bie 
mbi dijetarët (thirrësit) të cilët edhe janë profesionistë të 
kësaj çështjeje. Sigurisht që në misionin e Davesë-thir- 
rjes ka nevojë të kumtohen disa detaje si dhe zhvil- 
limi i disa koncepteve të thella të fesë dhe dijetarët e 
kanë këtë aftësi. Kjo përgjegjësi përfshin të dy gjinitë 
(meshkuj dhe femra), duke u bazuar në ajetin kuranor: 
“Thuaj: “Kjo është rruga ime, e vënë në fakte të qarta, 
ftoj unë dhe ai që vjen pas meje. Larg të metave është 
Allahu, e unë nuk jam nga idhujtarët.” (Jusuf,108). 

Me rëndësi është të ceket tefsiri i imam Ibn Kethirit 
në lidhje me këtë ajet, ku thotë se Allahu xh.sh., në këtë 
ajeti i ka thënë të Dërguarit a.s., që t'i informojë njerëzit 
se kjo rrugë është thirrja që të dëshmohet se nuk ka zot 
tjetër pos të vetmit Zot, që nuk ka rival dhe se ky i thër- 
ret njerëzit në bazë të fakteve të qarta dhe po kështu ve- 
projnë edhe ata që i ndjekin ata-besimtarë, do të thotë 
edhe këta thërrasin për tek Allahu mbi bazën e fakteve 
të qarta, qofshin ato argumente të sheriatit apo logjike. 

Luftimin dhe përballjen me të keqen shoqërore e ka 
bërë pjesë të misionit të thirrësit. Këtu mund të cekim 
edhe me argumente nga gurra pejgamberike, që na 
mësojnë se si të luftohen dukuritë devijante në shoqëri 
dhe të ruhet anija e shoqërisë nga fundosja, ruajtja e 
identitetit nga rënia dhe zhdukja. 

Nga Ebi Seid el-Hudriu r.a., transmetohet se ka 





thënë: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke 
thënë:” Kush nga ju sheh një të keqe, le ta ndryshojë me 
dorë, e nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë me gjuhën 
e tij, e nëse nuk mund ta bëjë këtë, atëherë me zemrën 
e tij, porse ky është imani më i dobët.” (Iransmeton 
Muslimi, Kapitulli i imanit, nr.49). 

Pra, e keqja duhet të jetë për të gjithë e keqe e mos 
të jetë në kuadër të çështjeve, për të cilat dijetarët kanë 
divergjenca e mospajtime, ngase atëherë mund të lindë 
fitne (sprovohen njerëzit) dhe do të shkaktonte kaos 
shoqëror. 

Për këtë shkak, Zoti ymetin e Muhamedit a.s. e ka 
lavdëruar me Kuran në mesin e popujve tjerë duke 
thënë: Jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të 
mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni 
nga veprat e këqija dhe të besoni në Allahun. E sikur 
ithtarët e librit të besonin drejt, do të ishte shumë më e 
mirë për ta. Disa prej tyre janë besimtarë, por shumica 
e tyre janë larg rrugës së Zotit.” (Ali Imran, 110). 

Po kështu është më se e ditur se besimi pëson rënie 
që dihet te një pjesë e besimtarëve. Shpesh ata i ka- 
plon ngurtësimi i zemrave, padija fetare dhe devijimi 
nga rruga e drejtë. Të gjitha këto ndodhin sa herë që 
njerëzit qëndrojnë larg burimit të shpalljes hyjnore dhe 
sa më shumë kohë të ketë kaluar që nga momenti i 
daljes në dritë të mesazhit.“ 

I Lartmadhërishmi në Kuranin famëlartë thotë: “A 
nuk është koha që zemrat të zbuten me këshillat e 
Allahut dhe në atë të vërtetën që zbriti (me Kuran), e të 


DNA Dru as sua 201 TY 


mos bëhen si ata, të cilëve u është dhënë libri më parë e 
zgjati koha dhe zemrat e tyre u shtangën e shumë prej 
tyre janë jashtë rrugës.” (El Hadid, 16). 


Butësia e thirrësit 


Po ashtu në Kuran ka ajete të cilat hedhin dritë 
të qartë mbi obligimet dhe detyrat e thirrësit duke 
qartësuar mirë qëndrimin e tij. Gjatë misionit të tij në 
Dave-thirrje, thirrësi e shikon me mëshirë dhe butësi 
ata që i thërret dhe i fal ata. Zoti në Kuran thotë: “Ti 
(Muhamed) merre të lehtën, urdhëro për mirë dhe hiqu 
prej të paditurve”. “Dhe kur një grup prej tyre thanë: 
“Përse këshilloni një popull që Allahu do ta shkatërrojë 
ose dënojë me një dënim të ashpër”” Thanë (këshil- 
luesit): “Arsyetimi para Zotit tuaj dhe me shpresë që 
t'u largohen gabimeve”. (El Arafë, 164). 

Në fushën e thirrjes islame, nuk lypset teprimi por 
vazhdueshmëria, dhe në ligjërata më shumë t'i kushto- 
jmë rëndësi realitetit e më pak ndjenjavel 

Thirrësi duhet të drejtojë energjitë e tij në eviden- 
timin e problemeve që ka shoqëria dhe mbi mësimet e 
Kuranit, fjalës së Muhamedit a.s. dhe që mendimin e 
dijetarëve ta paraqesë si opinion në lidhje me atë çësht- 
je. Pra, misioni i tij duhet të jetë kritikues ndaj realitetit 
shoqëror dhe të vërtetojë me argumente nevojën e 
njerëzimit për Islamin si sistem jete dhe vazhdimësie. 

“Preferohet që imami (thirrësi) që në paraqitjen dhe 
tubimet e tij të shfaqë kritikën e tij karshi çështjeve të 
parregullta, të cilat i përjeton ymeti islam dhe mbi këtë 
të angazhohet që me arsyeshmëri, me gjuhën e shifrave 
dhe me logjikë të shtrojë kritikat. Së këndejmi, varë- 
sisht nga aftësia e tij që të bëjë analiza, të identifikojë 
sëmundjet duke i paraqitur shkaqet dhe faktorët e tjerë 
me ndikim në situatë, aq do të jetë edhe ndikimi tiji 
thellë mbi të ftuarit”.5 

Si përfundim, Daveja-thirrja është nevojë jetësore 
për çdo njeri dhe shoqëri. Është shtylla dhe domos- 
doshmëria e çdo populli përgjatë historisë së pejgam- 
berëve. Sikur mos të ishte obligim dhe nevojë thirrja, 
nuk do të kishim aq numër të madh të të dërguarve te 
popujt e tyre dhe kjo ishte në sajë të mëshirës së Alla- 
hut për ta. Nevoja për zërin e shpalljes dhe udhëheqje 
të të Dërguarve nuk ndërpritet asnjëherë. 


(1) Muhamed el Gazali, Mea Allah, Darul Kalem, botimi VI, £. 
26, Damask,1996. (2) Tevfik el Vai, Ed-da' vetu ilallah, Darul Jekin, 
1995, Mensure, Egjipt, botim i dytë,f.38. (3) Imam Hafidh ebil Fida 
Ismail ibn Kethir el Kureshi Ed-dimeshki, Tefsirul Kuranil adhim, 
Darul marife, Bejrut, v.2,1993.f.515. (4) Adnan ibn Muhamed Ala 
Araur, Metodologjia e thirrjes islame në dritën e realitetit bashkë- 
kohor,Tiranë, 2009, Tradita, f.10. (5) Fet'hi Jekin, Kejfe ned”u ilel 
islam, Muesesetu errisale, Bejrut, bot. i tretë, 1977, £.49. 


42 DITURIA ISLAME 327 J JANAR 2018 AHLAK 





Mësojeni edukimin, sepse: nëse jeni të pasur, do të ju shtohet 
respekti: nëse jeni të mesëm në pasuri, do të jeni me mosha- 
tarët tuaj e nëse jeni të varfër, do të jetoni me edukatën tuaj. 


3. Mirësjellja me vëllezërit 


21. E ke për obligim të jesh i sjellshëm më vëllezërit, 
t'i nderosh, të ndërveprosh në mënyrën më të mirë me 
ta, ngase ata janë më të afërmit pas prindërve, ata duan 
për ty atë që është e dobishme dhe progresive. Konsid- 
ero vëllanë tënd më të madh sikur babanë tënd, sillu 
me të në mënyrën më të mirë dhe vepro sipas udhëzi- 
meve të tij, se ato janë të dobishme për ty. 

22. Duhet t'i përkëdhelësh vëllezërit e tu më të vegjël, të 
tregohesh i butë ndaj tyre dhe të mos i mundosh, mos u 
bëj për ta shembull i njeriut të pacipë dhe lakmitar, mosi 
ofendo dhe mos u merr diçka prej duarve pa miratimin e 
tyre, ngase këto veprime jo të mira do të të bënin të urrej- 
tur tek ata dhe se babai yt do të hidhërohej me ty. 

23. Kur e sheh ndonjë të keqe te vëllezërit, ti duhet 
t'u thuash: “Mos e veproni këtël” dhe duhet t'i pengosh 
ata nga veprimi i së keqes me urtësi dhe në mënyrën 
më të mirë, shpjegoju atyre për dëmin e së keqes dhe 
udhëzoji ata kah rruga e së mirës. 

24. Nuk të takon ty që t'i denoncosh me të vetmin 
ti të bëhesh kështu i padëshiruar, por ti duhet t'u japësh 
atyre komplimente duke u përmendur të mirat e tyre. 

25. Behu ndihmës dhe përkrahës i vëllezërve për 
çdo fatkeqësi e telashe dhe mos prit që ata të kërkojnë 
ndihmë prej teje, ndihmoji me aq sa ke mundësi dhe 
këshilloji kah ajo që është më e dobishme dhe më e mirë. 

26. Ruaj sekretet e vëllezërve pa kurrfarë ngushtimi 
shpirtëror, informoj gjithmonë për atë që i gëzon, mos 
i informo çka i pikëllon me kusht që ajo që fshihet prej 
tyre të mos jetë në dëm të tyre, bëhu i sinqertë me ta si 
në të folur ashtu edhe në të vepruar, mbuloj të metat 
e tyre dhe gjithmonë takohu me ta i buzëqeshur dhe 
shpirthapur. 


Mii Fikrijj-i 


Mirësjellja me të tjerët 


27. Biri im, mos u bëj prej atyre të pashpirtëve të cilët 
menjëherë pas vdekjes së prindërve fillojnë të shpre- 
hin mospajtime rreth trashëgimisë dhe gjithë kohën e 
kalojnë dhe gjithë pasurinë e harxhojnë duke ofenduar 
rin e babait të tyre, e ulin autoritetin e familjes së tyre, 
gjendja e tyre bëhet e keqe, raportet mes tyre prishen, 
por gjithmonë vepro që me ta të jesh i bashkuar dhe 
unik e jo të jesh i përçarë dhe në mospajtim me qëllim 
të ruajtjes së autoritetit familjar dhe ruajtjes së dashu- 
risë dhe qetësisë së ndërsjellë. 

4. Mirësjellja me të afërmit 

28. Të afërmit e tu janë njerëzit të cilët më së shumti 
meritojnë dashurinë dhe respektin tënd, ngase ata të 
duan ty sikurse prindërit e tu e po ashtu të dëshirojnë 
lumturinë dhe rehatinë. 

29. Sillu me të moshuarit prej të afërmve sikur që 
sillesh me prindërit, ndërsa me të afërmit e vegjël 
sillu sikur që sillesh me vëllezërit, të jesh i barabartë 
në dashuri, mos u trego indiferent ndaj të afërmve, 
sepse kështu e humb dashurinë tek ata, pa dyshim 
se afërsia ka nevojë për dashuri, ndërsa dashura e 
anasjelltë nuk ka nevojë për afërsi. Nxito që ta vizitosh 
atë i cili është i sëmurë, bashkohu me ta kur të jenë të 
gëzuar dhe kur të jenë të pikëlluar, kryej obligimet me 
të cilat je i ngarkuar në mënyrën më të mirë, pra jepe 
gjithë mundin që të veprosh në mënyrën më të mirë të 
mundshme. 

30. Dije se t'u ndihmosh të afërmve është obligim i 
prerë fetar. Nuk është mirësi ta ndihmosh përtacin apo 
ta nxitësh atë për dembeli, por mirësi është të ndih- 
mosh atë që nuk i ka rrethanat për të fituar. 


5. Mirësjellja me fqinjin 

“Aii cili beson në Allahun dhe në Ditën e Fundit, 
mos t'i bëjë dëm fqinjit të tij”' 

31. Fqinji yt duhet të respektohet prej teje sikurse 
prindin që e respekton dhe se ai është me i afërmi tek 
ti prej njerëzve pas të afërmve që ke. Prandaj ti e ke për 





obligim që ta duash atë , ta respektosh, të sillesh mirë 
më të, të vizitosh të sëmurin e fqinjit, të jesh me të si në 
begati ashtu edhe në varfëri, angazhohu që t'i shërbesh 
atij me aq sa ke mundësi, ndihmoje kur është në nevojë 
dhe dëshiroji vetëm të mira. 

32. Duhet ta ulësh shikimin kur të shohësh famil- 
jen e fqinjit, të mos shikosh në dritaren e shtëpisë së 
fqinjit, nuk do t'i bësh ndonjë të keqe në pasuri apo në 
nderin e familjes, kështu do të jesh i ndershëm dhe i 
respektuar. 


6. Mirësjellja në shtëpi 

33. Mirësjellja me pjesëtarët e familjes së babait tënd 
është obligim, ngase qetësia dhe rehatia jote janë të lid- 
hura ngushtë me kënaqësinë dhe pajtimin e tyre ndaj 
teje, andaj për këtë e ke për obligim që të sillesh me 
edukatë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme. 

34. Prej edukatës së mirë është që kur të kërkosh 
ndonjë shërbim apo ndonjë ndihmë të thuash: “Ju 
lutem, nëse ka mundësi bëje këtë, ju lutem”. 

35. O biri im, dije se shërbëtoret janë çelësat e 
sekreteve të shtëpive, ata transmetojnë atë që dëgjojnë 
dhe atë që shohin, andaj duhet të jesh i kujdesshëm që 


PUTO Dru us sr yn 20 TA 


të mos shpalosësh para tyre ndonjë sekret të brend- 
shëm familjar, kujdesu që të mos u tregosh atyre për 
gjendjen tënde dhe të pasurisë, vëzhgoji veprimet e 
tyre, sepse në këtë mënyrë do të jesh i siguruar prej 
kurtheve të tyre dhe i sigurt për atë që posedon, 

36. E ke të ndaluar në mënyrë të prerë që t'i infor- 
mosh njerëzit për ndonjë gjë që ndodh në familjen 
tënde, po ashtu e ke të ndaluar të shpalosësh fshe- 
htësinë e dikujt prej anëtarëve të familjes. 

37. Biri im, ti duhet të zgjohesh herët prej gjumit para 
se të lindë dielli, e, kur të zgjohesh, falëndero Allahun 
e Lartësuar që të ka ruajtur, falënderoje që të ka dhënë 
shëndet, pastaj merr abdes e falu, pastaj vishi rrobat e 
përgatitura për shkollë, puthu dorën prindërve, kërko 
kënaqësinë e tyre dhe që të luten ata për ty, jepja dorën 
vëllezërve e më pastaj drejtohu për të shkuar në shkollë 
me qëllim të mirë dhe vendosmëri të prerë. 


7. Mirësjellja në shkollë 


38. Gjatë shkuarjes në shkollë, mos luaj dhe mos bëj 
ndonjë veprim argëtues me qëllim që të mos humbësh 
kohën kot e që pastaj të të ndalohet hyrja në shkollë. 
Pos kësaj, është edukatë që njeriu gjatë rrugës të ecë i 


44 DITURIA ISLAME 327 JJANAR 2018 AHLAK 





qetë dhe modest dhe që të mos lëshohet pas argëtimit 
dhe që të mos e humbë synimin e tij. 

39. Kur të arrish në shkollë përshëndete mësuesin 
tënd dhe shokët me fytyrë të gëzuar (Allahu nuk e 
pëlqen robin e tij që është i mërrolur) dhe tregohu i 
butë ndaj tyre, bashkohu me ta në përsëritjen e më- 
simeve që ata të kenë dobi prej asaj që ti di dhe që të 
kesh dobi ti prej asaj që dinë ata. 

40. Kur të vijë koha të hysh në klasë dhe kur bie zilja 
për mësim, atëherë ti nxito e shko në rreshtin tënd dhe 
bashkëngjitu me shokët duke mos shkaktuar tollovi, 
po që se sheh se ka tollovi, atëherë kërko me urtësi dhe 
butësi të ta lëshojnë vendin tënd. 

41. E ke për obligim të nxitosh që të rreshtohesh 
në rresht, të qëndrosh drejt dhe i gjallë, por duhet të 
jesh i qetë dhe të shikosh urdhrat e prijësve. E po që se 
ndodh të vonohesh në kohë kur bëhen rresht nxënësit, 
mos u fut në mes të rreshtit që të prishësh rendin, por 
rreshtohu në fund. 

42. Duhet të hysh i qetë dhe i kujdesshëm në klasë, në 


sallën e studimit, në restorant apo në dhomën e fjetjes 
(nëse je nxënës që banon brenda shkollës), po kështu 
duhet të veprosh edhe kur të dalësh nga këto objekte 
dhe në çdo vend që të jesh. 

43. Kur të hysh në klasë, ulu në vendin tënd duke u 
përgatitur për mësim, kushtoji vëmendje mësuesit tënd 
me të gjitha mundësitë dhe mos lejo që të të kalojë asnjë 
këshillë, udhëzim apo mësim e që të mos e kesh futur 
në mendjen tënde, rrënjose atë në mendjen tënde, vepro 
sipas atyre shpjegimeve që më këtë të arrish kënaqësinë 
e profesorëve dhe të kesh dobi prej fryteve të diturisë. 

44. Kur të jesh në klasë duhet të mos bësh zhurmë 
sidomos gjatë leximit dhe të mos lëvizësh nga vendi 
veçse me leje të mësuesit. 

45. Nuk duhet që, gjatë mësimit, të preokupohesh me 
ndonjë mësim tjetër, por preokupohu krejtësisht për më- 
Simin që je duke mësuar, mos fol gjatë kohës kur jepet 
mësimi, mos shiko prapa dhe mos me fol më dikë tjetër. 

46. Kur mësuesi të drejtohet me ndonjë pyetje, ngri- 
hu në këmbë dhe duart mbaji poshtë në formë res- 
pektuese, pasi ta kuptosh pyetjen mirë, atëherë përg- 
jigju ashtu si është më së miri me zë të pranuar dhe me 
fjalë të logjikshme. Po kështu vepro kur të ftohesh për 
ta shpjeguar mësimin dhe mos jep përgjigje kur është 
duke u pyetur dikush tjetër. 

47. Kur sheh mësuesi ndonjë gabim që ke bërë gjatë 
shkrimit dhe ai ta përmirëson, t'i kurrsesi mos shpreh 
shenja të hidhërimit, ngase ai është i sinqertë dhe këtë 
e bën për të mirën tënde dhe falënderoje për përkujdes- 
jen që tregon ndaj teje. 

48. Kryeji në mënyrën më të mirë detyrat që t'i obli- 
gon mësuesi, mëso mësimet që duhet t'i mësosh dhe 
bëje përsëritjen që të kërkohet. 

49. Dije o biri im se, bërja e çdo pune sipas radhës që 
nga vegjëlia dhe të bërit zakon vendosja e çdo gjëje në 
vendin e vet, është njëri prej argumenteve që argu- 
menton se ke ditur mirë të dallosh atë që është e mirë, 
argumenton për diapazonin e gjerë të të menduarit, 
këmbënguljen për të vepruar me vendosmëri. Vepro 
në atë që mënyrë që sirtarët e bibliotekës, dollapi i 
rrobave (nëse banon në internat) të jenë të pastra dhe 
të rregulluara në mënyrën më të mirë. Ki kujdes që të 
mos grisësh asgjë apo të ndotësh diçka me ngjyrë, e 
nëse nuk vepron kështu atëherë je prej përtacëve dhe 
dembelëve që i lënë punët pa i kryer. 

Përktheu: Dr. Flamur Sofiu 


(1) Pjesë e hadithit e marrë prej hadithit që transmeton Bu- 
hariu nr. (6018) në kapitullin që flet për edukatën. Trasnmeton 
Muslimi me nr: 47 dhe 75 nga hadithi i Ebu Hurjeres r.a. 


Refik Gerbeshi 


Aspekte 
të qëndresës islame 
në Kosovë 


Hyrje 

Islami në Kosovë është njëri ndër elementet kyçe të 
ruajtjes së kombit, andaj pushtuesi serb prej kohësh 
tentoi ta eliminonte nga skena këtë element. Strategjitë 
e projektuar mirë për këtë fenomen realizoheshin edhe 
përmes ligjeve të ashtuquajtura urbane, agrare e pro- 
gresive. Në anën tjetër edhe trysnia dhuna, shantazhi 
e etiketimi ndaj hoxhallarëve i shkuan për shtati kësaj 
politike gjenocidiale, duke tentuar që përmes këtyre 
trysnive të shuante frymën kombëtare dhe të atdhe- 
dashurisë. Por hoxhallarët ishin të vetëdijshëm se me 


“dj 











qëndrimin e palëkundur dhe besimin në Zotin herëdo 
kur do të ngadhënjenin pavarësisht se kjo u kushtonte 
me jetë. Në popull ngriheshin edhe më tej dashuria dhe 
respekti ndaj tyre e kjo mbante të gjallë dëshirën për 
bashkim e liri. 


Politika propaganduese serbe 
uzurpoi tokat vakëfnore 


Që nga shekullil 14-të, territoret shqiptare kanë qenë 
të sunduara nga mbretëria e serbëve, të cilët nuk kishin 
shumë kohë që kishin zbritur nga viset e ftohta të 





46 DITURIA ISLAME 327 J JANAR 2018 AHLAK 


Rusisë. “Në viset shqiptare ishte në fuqi kanuni i Car 
Dushanit, i cili parashihte se çdo banor i mbretërisë 
serbe duhej të ishte serb dhe ortodoksë sllav. Sipas këtij 
kanuni kushdo që refuzonte të ishte i tillë do të duhej 
të damkosej në ballë me hekur të nxehtë, në mënyrë që 
të njihej dhe të dëbohej nga komuniteti serb. Atë kohë 
identiteti shqiptar ishte vënë seriozisht në dyshim dhe 
kishte rrezik të madh asimilimi i tij.”' Propaganda ser- 
bo-sllave me pretendimet për posedim të tokave shqip- 
tare vinte përmes shpalljes se shenjtërisë së tokave të 
Kosovës, si“Stara Serbia-”Serbia e vjetër”. Nacionalizmi 
në viset e kombeve të ndryshme të sllavëve të jugut 
nuk është thjesht çështje politike. Ai ka marrë edhe 
forma ekonomike, fetare, kulturore e ideologjike.” 
Shtrirja e shtetit serb në drejtim të Kosovës u sho- 
qërua edhe me ardhjen këtu të kolonëve të rinj nga 
territoret e Serbisë së mirëfilltë (Rashës). Të sapoard- 
hurit populluan fshatra të braktisura (selishte) ose 
u vendosën në pronat e përvetësuara rishtazi nga 
feudalët apo kishat e manastiret serbe.” Pas ardhjes së 
Perandorisë Osmane elementi islam te shqiptarët ishte 


identifikues dhe dallues nga fqinjët. Por pas largimit të 
saj politika serbe rifilloi me avazin e vjetër. 

Me 1918 kur Kosova definitivisht mbetet nën Serbi, 
pason fushata famëkeqe e ndërrimit të fesë me dhunë. 
Mësimet islame së bashku edhe me ndërtimet që ishin 
në këto anë përjetuan një dhunë me tendencën për 
shkatërrim, kështu më 1918, shumë xhami u shndërru- 
an në stalla, ndërsa varrezat myslimane u shkatërruan, 
qëllimisht nga regjimi serb. Nuk ishte në interesin serb 
që të mbesin edhe më tutje dëshmitë e autoktonisë 
shqiptare ndër shekuj. 

Dokumentimi i këtyre shkatërrimeve bëhet edhe nga 
një raport sekret i komandantit të Armatës së Tretë 
Jugosllave (me bazë në “Serbinë e Jugut”) të vitit 1922, 
në të cilin thuhet se shndërrimi i xhamive në stalla për 
kuaj ose në depo municioni, ishte një mënyrë trysnie 
mbi shqiptarët myslimanë për shpërngulje. 


Tendenca për eliminimin e elementit islam 


Me qëllim të mbajtjes nën kontroll të zhvillimeve 
islame në vitet e tridhjeta, me kërkesën e Myftinisë 


—Ë AI 





Kryesore të Beogradit dhe mbështetur në urdhëresën e 
saj 1.11.1928, në rrethin e Graçanicës brenda disa muajve 
u formuan, në vend të imamateve, të ashtuquajturat 
xhemate. Në rrethin e Graçanicës u formuan 15 xhe- 
mate, të cilat kishin prej 250 deri 300 shtëpi myslimane 
dhe rrallëherë edhe më shumë. Xhematet u formuan 
edhe në fshatrat dhe morën emrat varësisht nga fshati 
ku ndodheshin. Kjo bëhej me qëllim të ndarjes e copëti- 
mit të fuqisë unike të Bashkësisë Islame. 

Një segment tjetër i politikës antiislame e antish- 
qiptare i praktikuar nga qarqet jugosllave është edhe 
likuidimi i pasurive vakëfnore islame. Duke i rrënuar 
tempujt fetarë, duke i nacionalizuar tokat dhe pro- 
nat e vakëfeve”, plani urbanistik i vitit 1953 dëmtoi 
gati gjithçka çka ishte e vjetër dhe si rrjedhojë edhe 
jetën fetare dhe në veçanti xhamitë. Ky plan i hartuar 
nga arkitektë beogradas kishte paraparë rrënimin e 
xhamisë Junus Efendi (Lokaçit) që ishte ndër xhamitë 
më të vjetra dhe më të bukura të Prishtinës, po ky plan 
parashihte edhe rrënimin e çarshisë dhe në kuadër të 
saj edhe të dy mesxhideve që gjendeshin në të. Mbi 
192000 ha u shpronësuan në Kosovë. Reforma godi- 
ti mbi 62000 familje, toka të cilat kaluan në duart e 
elementit ortodoks sllav,vendas e kolon Me ligje gjoja 
për zbatimin e reformës agrare u shpronësuan sipër- 
faqe të tëra toke që u përkisnin vakëfeve islame.” Ne 
jemi varfëruar shumë me marrjen e pasurisë vakëfnore 
dhe sigurisht që kjo ka qenë edhe politikë e sistemit ko- 
munist-ateist që bashkësitë fetare t'i kthejë në lypsarë.” 

Në vitin 1947 mbyllen të gjitha shkollat fetare-medre- 
setë, rrënohet një numër i madh i xhamive. Uzurpohet 
mbi 9596 e pasurisë vakëfnore, . Mbi 3 milionë shqip- 
tarë myslimanë detyrohen të largohen nga Kosova, 
shumica prej tyre në Turqi. Mbi një milion e gjysmë 
myslimanë burgosen nëpër burgjet serbe. Mbi 500 
mijë myslimanë bien dëshmorë gjatë kësaj periudhe 
90-vjeçare.5 

Në qershor të vitit 1954, me vendim të “Këshillit Pop- 
ullor të Rajonit Autonom të Kosovës”, u formua “Enti 
për Mbrojtjen dhe Hulumtimin Shkencor të Monu- 
menteve të Kulturëstë RAK-ut”. Me këtë institucion do 
të duhej të vendoseshin themelet për punë sistematike 
dhe të përhershëm në mbrojtjen e trashëgimisë kultu- 
ro-materia le e shpirtërore të popullit shqiptar, si dhe të 
tjerëve në Kosovë.” 

Edhe puna e këtij institucioni sikurse edhe të tjerëve 
qe e politizuar dhe nuk solli rezultat për trashëgiminë 
islame të Prishtinës dhe Kosovës. Në vitin 1977, u 
miratua Ligji për Monumentet e Kulturës dhe më 1978 
miratohet Ligji për Entin Krahinor për Mbrojtjen dhe 


kistor Te 47 


Rregullimin e Monumenteve të Kulturës. Ligjet e tilla 
ishin në fuqi deri më 1990, kur Kosovës iu suprimua 
autonomia dhe filluan të zbatoheshin ligjet e Serbisë. 


Hoxhallarët shtylla e kombit 


Në institucionet arsimore siç qenë mejtepet që funk- 
Siononin pranë xhamive, ku vërtet jepeshin mësime 
feje dhe parimet e moralit islam, në to përgatiteshin 
dhe kaliteshin nxënësit për një karakter të fortë e 
qëndrestar, me të cilin t'i kundërviheshin komunizmit. 
Normat kuranore e hadithet i shpjegoheshin publikut 
nëpër xhami e shtëpi, sidomos sa i përket higjienës, 
personalitetit, besës, trimërisë e moralit. Gjithnjë me 
pretekstin se duhet “me u dallu prej shkaut”. Vazh- 
dimësia e aktiviteteve nga burrat që sakrifikuan për 
mbajtjen e lidhjes kombëtare vinte nga imamë të spi- 
katur që radhiteshin në radhët antikomuniste siç ishin 
Balli Kombëtar e NDSH-ja. Atyre u rrezikoheshin jeta 
e familja, si edhe përjetuan ndjekje, etiketime e burgje, 
por ishin shkëndijë e frymës kombëtare. Pushtuesi 
nuk arriti ti joshë hoxhallarët e pozicionuar kundër tij 
dhe që ishin për bashkimin kombëtar. Ata shfrytëzuan 
trazimin e kufijve dhe forcuan lidhjet mes tyre dhe 
një pjesë e literaturës nga Shqipëria depërtoi në trojet 
shqiptare dhe do të luante rol të rëndësishëm në 
pikëpamje kombëtare.'' Nga Hoxhallarët e spikatur të 
kohës dokumentohen shumë ligjërime, që, në kuadër të 
fesë, bënin thirrje për përkujtimet dhe realizimet e ama- 
neteve të dëshmorëve. “Njerëzit përkujtojnë heronjtë 
dhe ditët heroike, i përkujtojnë dëshmorët me vargje të 
thurura prej poetëve më të mirë,u shprehin mirënjohje 
duke ngacmuar ndër të tjera ndjenja patriotike,duke 
zgjuar ndjenja morale shpirtërore.” 


(1) Edvin, Jasques, Shqipëria, një histori e shkurtër, f. 249. (2) 
Marenglen Verli,” Kosova, Sfida Shqiptare në Historinë e Një 
Shekulli ”, Tiranë, 2001, f. 18. (3) Shukri Rrahimi, Çështja shqip- 
tare gjatë viteve 1903-1904”, në: Gjurmime, nr. 49-f. 63. (4) Dr. 
Zekeria Bajrami, Marrëdhëniet e muslimanëve shqiptarë me la- 
icizmin postmodern, F.M.Sh. “Integrimi i shqiptarëve në Evropë 
dhe vlerat që Islami i përcjell në këtë integrim”, Tiranë, 2008, 
153. (5) M. Verli, Gazeta, Drita Islame, Tiranë shkurt 1993, nr.13. 
(6) Dr. Ramiz Zeka ,Zhvillimi i kultures islame te shqiptarët 
gjatë shekullit XX, Tiranë 2002, f.31. (7) Naim Tërnava, Ligjerime 
për fe e atdhe, 2, Prishtinë 2015, £.131. Fjalim i Myftiut Tërna- 
va, në takimin e Liderëve Fetarë të Ballkanit, Shkup, 29 mars 
2011. (8) Naim ef. Tërnava, Ligjërime për Fe e Atdhe, 2, Prishtinë 
2015, f.136, Fjala e Myftiut mr. Naim Tërnava, në Konferencën e 
Lidhjes Botërore Islame (Rabita) Mekë, Arabia Saudite, 18 kor- 
rik, 2011. (9) Fejaz Drançolli, Në: Monumentet e Kosovës 1998- 
1999. IMMK. Prishtinë, 1999. (10) Baki Svirca, Politika drejtuese 
në fushë të trashëgimisë. Në: Monumentet e Kosovës (ikmmk). 
Prishtinë, 2004, f.31. (11) Dr. Ramiz Zeka, Zhvillimi i kulturës 
islame te shqiptarët gjatë shekullit XX, Tiranë, 2002, £.44. (12) 
Sherif Ahmeti, Komente dhe mendime islame”, cit. £.379,380. 


ES AKTUALITET 





sapo doli si çështje në opinionin e gjerë publik, 

islamofobët u ngritën kundër, si gjithmonë. 
Personalisht, jam i zotuar që ta respektoj pluralizmin 
dhe diversitetin e mendimeve, gjersa janë objektive 
dhe të arsyeshme. Kështu na mëson kultura shkencore. 
Por, te ithtarët e islamofobisë, nuk kam mundur të gjej 
aspak akses objektiv në raport me kulturën islame. Ata, 
sikur janë mallkuar për të qenë kundër çdo gjëje islame. 
Fatmirësisht, që janë numër shumë i vogël, madje i pa- 
përfillshëm. Ndiej keqardhje meqë më duhet të merrem 
me këtë kategori amorfe, me këta njerëz të ligë, labilë e 
të frustruar përfundimisht. Megjithatë, nëpërmjet këtij 
shkrimi, dua t'i flasë të gjithë atyre, që mund të ngelin 
të papërgatitur përballë intrigave të tyre antiislame. 

Në këtë melodi të hidhur kundër xhamisë së Ka- 
lasë, islamofobët i shfrytëzuan disa argumente fiktive, 
për ta fuqizuar djallëzinë e tyre kundër rindërtimit të 
xhamisë. Zëri i tyre ka qenë shumë i zbehtë, madje i 
pahetueshëm. Megjithë mllefin e madh, kurrë nuk ar- 
riti t'i bëhet rivalitet zërit të fuqishëm të qytetarëve. Sa 
herë që i kam lexuar apo dëgjuar truket e tyre, aty-këtu, 
se me të vërtetë kanë qenë vetëm disa persona, duket 
sheshazi se nuk kanë asnjë argument kredibil, përveç 
urrejtjes patologjike e të pashpjegueshme. Madje, ata 
vetë nuk u besojnë fjalëve të tyre. Në vazhdim, do të 
denoncojmë disa prej intrigave të tyre kryesore. 


Përcësisi e xhamisë në kalanë e Prizrenit”, 


Intriga e parë: 


Islamofobët, vazhdojnë ta kundërshtojnë xhaminë 
me pretendimin se kalaja është më e vjetër se xhamial2 
Është e vërtetë se Kalaja është me e vjetër se xhamia, 
por, po ashtu është e vërtetë se kalaja ka ecur nëpër 
shumë faza të historisë dhe ajo është zgjeruar për disa 
herë më shumë. Xhamia është pjesë e kësaj historie dhe 
është e rëndësishme sa edhe vetë kalaja. Për shembull, 
në periudhën romake, kalaja ka qenë fare e ngushtë. 
Bile, kjo sipërfaqe paraosmane, për kohën e tanishme, 


Mr. Orhan Bislimaj 


Intrigat islamofobe 
kundër xhamisë së Kalasë 


nuk përbën ndonjë atraksion të veçantë për turizmin, 
sepse mungojnë ato pak asete, që kanë qenë atëbotë 
dhe se nuk mund të rindërtohen, për shkak të mung- 
esës së pamjes së tyre dhe fakteve. Por, kalaja mbetet 
interesante, pikërisht në saje të zgjerimit që e ka përjet- 
uar në kohën osmane. 

Për më se pesë shekujsh, kalaja është plotësuar me 
objekte të ndryshme, përfshirë dhe xhaminë në mes të 
saj. Sot, ato asete janë rindërtuar, në emër të rëndësisë 
dhe atraksionit për zhvillimin e turizmit, ndërsa kur 
është fjala për xhaminë, që i përket të njëjtës periudhë, 
nuk veprohet njësojël2 Kjo dëshmon se nuk bëhet fjalë 
për qëndrim parimor, por për ngarkesë të islamofobisë 
patetike. Tek e fundit, për rëndësinë e rekonstruimit të 
xhamisë janë deklaruar qytetarët nëpërmjet peticionit. 
Demokracia nënkupton sundimin e popullit, ndërsa 
monizmi është e kundërta e saj. Prandaj, qytetarët kanë 
të drejtë gjithmonë. 


Intriga e dytë: 


Përkrahësit e krishterimocentrizmit në Kosovë, orto- 
doksët dhe katolikët, prej kohësh kanë propaganduar 
për një kishë imagjinare në kalanë e Prizrenit. Si ide, 
ka lindur nga dëshirat e sëmura për t'i bërë rivalitet 
xhamisë dhe asnjëherë mbi ndonjë fakt, qoftë edhe të 
vetëm. Kjo, më së miri duket në mllefin e islamofobëve, 
të cilët e shfrytëzuan idenë e kishës fiktive, me qëllim 
që ta relativizojnë në sytë e publikut kërkesën për 
rindërtimin e xhamisë apo që ta bëjnë sa më delikate 
dhe problematike rindërtimin e saj. Bile, islamofobët 
pushtetarë, këtë propagandë të nisur nga serbët se aty 
kinse ka ekzistuar një kishë, e kanë menduar si argu- 
mentin kryesor kundër xhamisë. Ish-ministri i Kul- 
turës, Kujtim Shala, në mbledhjen e rregullt të Kuven- 
dit të Republikës së Kosovës, datë 19.01.2017, duke iu 
përgjigjur pyetjes së deputetit Fikrim Damka në lidhje 
me kërkesën e qytetarëve për xhaminë e kalasë, pati 
thënë: “ka evidencë edhe për një kishël2”“ Ky ministër 


AruaLiteT Te 49 





e di shumë mirë se nuk ka pasur kishë në Kala, por 
nëpërmjet kishës fiktive ortodokse serbe, kishte për 
qëllim të kapet për klishetë dhe stereotipet e shabllonit: 
“as xhami e as kishë”. 

Më vjen keq për këta shqiptarë, që për ta çuar deri 
në fund urrejtjen kundër xhamisë së kalasë, kapen po 
qoftë edhe për mitet serbe. Vetëm disa nacionalistë 
serbë kanë pretenduar se kinse ka qenë një kishë në 
Kalanë e Prizrenit apo se xhamia kinse është ndërtuar 
mbi themelet e sajl2 Këto thashetheme, që disa shqip- 
tarë të ligë po i stërmadhojnë, pa qenë të vetëdijshëm 
për dëmin nacional, gjenezën e kanë në spekulimet 
e Petar Kostiqit, një serb që shërbeu si arsimtar dhe 
drejtor i “Bogosllovisë” - shkollë e mesme fetare orto- 
dokse serbe në Prizren dhe, kishte influencë te serbët e 
Prizrenit, prej vitit 1873 gjer në vitin 1912. Kostiqi, duke 
iu referuar edhe konsullit rus Ivan Jastrebov, citon se 
në Kala ka ekzistuar kisha e “Shën Anastasit”, mbi të 
cilën, Emin Pasha e ka (rijndërtuar xhaminë, në vitin 
hixhri 1226, gregorian 1805.“ 

Duhet thënë se deklarimet e Ivan Jastrebovit dhe 
Petar Kostiqit, nuk kanë aspak peshë shkencore dhe 
janë në frymën e aspiratave sllavo-serbe mbi territoret 
shqiptare, sipas parimit aty ku është një kishë, ajo është 
tokë serbel2 Kjo vërehet akoma më shumë te Petar 
Kostiqi, i cili, kur shkruan për jetën kishtare të serbëve 


ortodoksë të Prizrenit dhe rrethinës gjatë shek. XIX, aq 
shumë e stërmadhon nunrin e kishave ortodokse serbe 
në Prizren, saqë e bën përrallë këtë punë. Sipas tij, “Në 
Prizren ka pas kisha aq sa ka pas ditë viti”, ndërsa për 
fshatrat e Prizrenit thotë se: “nuk ka pas fshat në Priz- 
ren që nuk ka pas një kishë, bile në disa fshatra ka pas 
edhe prej 3-10 kisha”” Në fakt, si njëri edhe tjetri, kanë 
mungesë të njohurive elementare për xhaminë, sepse 
xhamia nuk është rindërtuar nga Emin Pasha, siç poho- 
jnë ata, por nga Mahmud Pashë Rrotulla, në vitin 1828 
dhe jo në vitin 1805. Kjo vërtetohet në mbishkrimin e 
xhamisë në origjinal, që aktualisht ruhet në muzeun 
arkeologjik të Prizrenit. 

Fatmirësisht, të gjitha këto trillime dhe intriga, 
janë hedhur poshtë si të pabaza, nga vetë arkeologët 
serbë. Enti për MPK-Prizren, në vitin 1969, prej datës 
03.07.1969 — 05.09.1969, zyrtarisht ka zhvilluar hulum- 
timet arkeologjike në Kalanë e Prizrenit, përfshirë dhe 
xhaminë. Kërkimet shkencore, u financuan nga mjetet 
e buxhetit të Kuvendit të KSAK dhe iu besuan prof. 
dr. Jovan Kovaçeviqit nga Universiteti i Beogradit, me 
pjesëmarrjen e 7 ekspertëve dhe 7 studentëve të arke- 
ologjisë, si dhe 10 ekspertëve të fushave të ndryshme 
të Entit.” Gjatë kërkimeve arkeologjike, studiuesit kanë 
vërtetuar se xhamia në Kala është ndërtuar direkt 
mbi shkëmbin natyror dhe nuk është e ndërtuar mbi 


OT AKTUALITET 





themelet e kishës ortodokse të “Shën Anastasit” siç 
supozohej më parë.” 

Prandaj, këto klishe për kishë në Kala janë absur- 
ditet dhe pjellë e shovinizmit serb. Shqiptarët, duhet 
t'i harrojnë nga fjalori i tyre. Sepse, tek e fundit, vetë 
studiuesit objektivë serbë, nuk i kanë këto pikëpamje. 
Për shembull, për dallim nga Ivan Jastrebovi e Petar 
Kostiqi, studiuesja serbe Dr. Tatjan Katiqi nga Insiti- 
tuti i historisë në Beograd, në punimin e saj shkencor 
“Osmanizimi i qytetit mesjetar serb të Prizrenit, gjatë 
shek. XV dhe XVI-të”, kur flet për kishat ortodokse 
serbe në Prizren, ato që janë ekzistuese apo të rrënuara 
në të kaluarën, askund nuk e përmend kishën e “Shën 
Anastasit”, si një objekt që ndonjëherë ka ekzistuar.” 


Intriga e tretë: 
“Xhamia është e pushtuesit...12” 


Kemi dëgjuar prej islamofobëve, aty-këtu, se xhamia 
e kalasë kinse “është e pushtuesit - Perandorisë 
Osmane, e nuk është e shqiptarëve”. Kjo, intrigë, më 
shumë se çdo gjë tjetër, implikon racizëm dhe sho- 
vinizëm, dhe atë për tri arsye: 

1) Monumentet kulturo-historike, janë vlera tipike, 
pavarësisht se prej kujt ndërtohen. Për fatin e mirë, apo 
të themi për fatin e keq të islamofobëve, xhamia e ka- 
lasë për herën e fundit është rindërtuar nga shqiptarët. 
Në vitin 1689, xhamia ishte rrënuar nga austriakët nën 


E 4 Lë Ëë ka SH 


komandën e gjeneralit me prejardhje italiane, Eneo 
Pikëlominit. Mirëpo, Mahmud Pashë Rrotlla, në vitin 
1828 (1244 sipas hixhrit)” , e rindërtoi xhaminë e kalasë, 
sipas dimensioneve të mëparshme. Sa për informa- 
cion, familja prizrenase e rrotllajve, ka qenë një familje 
autoktone shqiptare, që ka qeverisur me Sanxhakun 

e Prizrenit më se një shekull (1747-1843)” , e që është 
edhe një dëshmi se shqiptarët kanë vetëqeverisur me 
vendin, gjatë kohës së Perandorisë Osmane. 

2) Nëse e ndjekim logjikën raciste e shoviniste 
kundër çdo gjëje që është “e huaj”, atëherë ne duhet të 
rrënojmë dhe shkatërrojmë në Kala çdo gjë që gjejmë 
prej mbetjeve romake, ngase edhe pushtetet e tjera, 
para Perandorisë Osmane, kanë qenë të huaj e agresore 
e assesi shqiptare. Bile, të gjithë e dimë se Perandoria 
Osmane ka qenë shpëtimtare e shqiptarëve dhe as që 
mund të krahasohet me pushtetet e tjera okupatore. 
Pastaj, nëse aq shumë e urrejmë “të huajën”, atëherë 
duhet të fillojmë spastrimin prej identitetit nacional, 
kulturës, traditave, etj, e të shohim se ku po na shpijë 
kjo rrugël2 Por, islamofobëve nuk u pengojnë të tjerat, 
madje as pushteti i Car Llazarit, por u pengon Peran- 
doria Osmane, e arsyeja dihet, për shkak të urrejtjes 
ndaj islamiti2 

3) Në të vërtetë, cilësimi i xhamisë se është e 
“pushtuesit” -Perandorisë Osmane, është një farsë 
kundër vetë xhamisë si institucion. Sepse, sot, mjafton 


të shkosh në Kala dhe do t'i shohësh objektet e rindër- 
tuara, e që i përkasin periudhës osmane. Pra, bëhet fjalë 
për urrejtje ndaj xhamisë, si objekt, e kjo bëhet akoma 


më e qartë, kur dihet se kërkesa ka të bëjë për ringritjen 
e saj si objekt kulturor, e jo për aktivitete fetare. 


Intriga e katërt: 

“Prizreni ka mjaft xhami...12” 

Një prej intrigave, është edhe kjo se “Prizreni ka 
mjaft xhami”. Është e vërtetë se Prizreni ka më shumë 
xhami se qytetet e tjera të Kosovës dhe është më i 
veçantë në Ballkan. Por, gjithashtu është e vërtetë se 
Prizreni nuk ka xhami të mjaftueshme në krahasim me 
proporcionin e popullatës. Për shembull, Prizreni, në 
vitin 1910, sipas regjistrimit turk, i kishte 30.285 banorë, 
prej tyre 23.800 myslimanë” , ndërsa nga raporti i hollë- 
sishëm i konsullit austriak në Prizren, i vitit 1914, Priz- 
reni kishte 32 xhami.” Ndërsa sot, sipas regjistrimit të 
vitit 2011, i ka 178 mijë, dhe i ka 35 xhami. Domethënë 
është dallim shumë i madh. Akoma ka nevojë edhe për 
shumë xhami të tjera. 

Mirëpo, në rastin tonë, ky argument se Prizeni 
ka mjaft xhami, nuk vlen fare, sepse askush nuk po 
kërkon që xhamia e Kalasë të rindërtohet për aktivitete 
fetare, por si aset kulturo-historik dhe pjesë përbërëse e 
origjinalitetit të kalasë. Qytetarët e duan kalanë origji- 
nale, jo të falsifikuar e as të tjetërsuar. 


Intriga e pestë: 


Të gjithë e dinë se nëpër kala, gjithandej nëpër botë, 
ka edhe objekte fetare. Zonat arkeologjike, nuk pasqy- 
rojnë të tashmen, ato janë produkt i civilizimeve të 
kaluara. Nëse në një kala nuk ka pasur faltore asn- 
jëherë, atëherë nuk do të ketë, pasi që këtyre zonave 
nuk u shtohen objekte të paqena, për hir të origjinalite- 
tit. Por, nëse ka pasur faltore në një kala, ku do qoftë 
ajo, atëherë duhet të ekzistojë ajo, pavarësisht a është 
xhami apo ndonjë objekt tjetër i bashkësive të tjera 
fetare. Në të kundërtën, nuk jemi duke bërë ruajtje të 
trashëgimisë kulturo-historike, por tjetërsim të saj dhe 
nuk ka punë më të keqe. Për shembull, në Kalanë e Be- 
ratit, Shqipëri, ekzistojnë dy xhami, po ashtu aty është 
edhe kisha. Pastaj, objektet fetare gjenden edhe në ka- 
lanë e Shkodrës, etj. Sipas islamofobëve e antiteistëve, 
këto objekte duhet të “mineraten” dhe të hidhen në 
ajër, sepse ata nuk i duani2 Me të vërtetë, niveli i këtyre 
është për keqardhje. Përkundrazi, këto objekte duhet 
të trajtohen njësoj sikurse të gjitha objektet e tjera në 
atë hapësirë. Aseti i trashëgimisë kulturore, është vlerë 


TIA Our nu sr 2016 Gj) 


për faktin e vetëm se është trashëgimi kulturore, që 
pasqyron të kaluarën e popullit e pastaj mund të vijnë 
në shprehje aspektet e tjera të atij aseti. Në këtë rast, 
objektet fetare, duhen trajtuar me prioritet, pasiqë janë 
objekte të rëndësisë së veçantë, për shkak të rolit të tyre 
fetar, kulturor dhe edukativ. Kështu kanë qenë gjith- 
monë edhe sot janë të tilla. Por, në anën tjetër, nëse nuk 
ka ndodhur trajtimi arkeologjik (restaurim, konzervim 
apo rekonstruim), ndaj asnjërit objekt, atëherë, edhe 
për objektet fetare, më së paku, duhet ta pranojmë fatin 
e njëjtë. 

Por, çfarë ka ndodhur në Kalanë e Prizrenit. Ministria 
e Kulturës dhe pushteti i kohës, e kanë dënuar xhaminë 
për të mbetur gërmadhë, ndërsa i kanë favorizuar të 
gjitha objektet e tjera përreth saj, do të thoja të parëndë- 
sishme, për të mos thënë “të pa vlerë”, përfshirë edhe 
ahuret e kuajvel2 Çfarë paradoksi” Të gjithë e dinë, se 
xhamia është një “hënë pesëmbëdhjetëshe” dhe bukuri e 
vendit, ndërsa, del një “pushtetar tekanjoz” antiislamist 
e antiteist dhe fatin e kulturës dhe të kalasë ia përshtat 
shijes së veti2 Nëse injorimi i qëllimshëm i xhamisë, 
nuk është islamofobi apo mercenarizëm antiislam, e që 
unë besoj se është i tillë, atëherë është agresion i marrë 
kundër historisë dhe së kaluarës së popullit. Kjo do të 
jetë e papranuar për qytetarët e Prizrenit, të cilët kanë 
dëshmuar me vepër se e duan xhaminë e Kalasë, as më 
pak e as më shumë, si një objekt i barabartë në mesin e 
objekteve të tjera që janë ngritur aty. 

Prandaj, intriga djallëzore se “nëpër kala s'ka 
faltore”, bëhet akoma më absurde, gjersa Bashkësia 
Islame, deklarativisht e ka thënë se objektin e xhamisë 
e duan si një aset kulturor, pa pretendime për objekt 
fetar. 


(1) Ky punim është vazhdimi i shtatë i punimit: “Prizreni, 
unanimisht e do rindërtimin e xhamisë në Kala”, i botuar në 
këtë revistë, në numrat e kaluarl (2) Shih: http:7( vyvyvy.rtvbe- 
sa.com, deputetet-pyesin-ministrin-shala-per-xhamine-ne-ka- 
lane-e-prizrenitj, data e publikimit dhe e citimit:19.01.2017. 
(3) Shih: Petar Kostiq, Crkveni Zivot pravoslavnih srba u 
Prizrenu,...u XIX veku, Beograd, 1928, str.1, ribotim 1998, fq. 
93, sipas: Faik Miftari http:7, vyvyvr.radiokosovaelire.com( 
faik-miftari-pse-duhet-te-rindertohet-xhamia-ne-kala-te-priz- 
renitj, data e publikimit dhe citimit:08.11.2016. (4) Shih: Pe- 
tar Kostiq, po aty, fq.71, sipas: Faik Miftari, po aty. (5) Shih: 
Muhamed Shukriu, Prizreni i lashtë, 2001, fq.278. (6) Shih: 
Muhamed Shukriu, po aty, fq.286. (7) Shih: Karuh, Tarjana. 
“Ocmarsobarbe cpiickor cpejjibosekoBHor rpaza: IIpusper y 
XV n XVI peky”. Beorpar, Vicropuijcku UHCTUTYT, (y IITAMIIN), 
sipas: Faik Miftari, po aty. (8) Abib Ahmedi, Theranda — Priz- 
reni ndër shekuj, Prizren, 1996,fq.127, Raif Virmiça, Camileri 
Kenti Prizren, pa vend dhe vit të botimit,fq.432. (9) Shih: Abib 
Ahmedi, Theranda..., po aty, fq.119. (10) Shih: Abib Ahmeti, 
Theranda..., po aty, fq.109. (11) Shih: Noel Malcolm, Kosova një 
histori e shkurtër, Koha, Prishtinë, 2001, fq.269. 


E RAPORT 


“-” Aksioni për grumbullimin 
e kurbanëve për vitin 2017 





Dë 

ë vazhdim do të paraqesim kontributin të cilat i kemi paraqitur në revistën “Dituria islame” 

N: xhematit që e kanë dhënë nëpërmjet nr.325-326) 2017 

xhamive-këshillave të Bashkësisë Islame Me këtë rast, Kryesia e Bashkësisë Islame të Repub- 
të Republikës së Kosovës dhe qendrave islame nga likës së Kosovës dhe Medreseja “Alauddin” me gjithë 
diaspora, dhe nëpërmjet formave të tjera për nevojat stafet e tyre, u shprehin falënderimet më të thella të 
e nxënëseve të Medresesë Alauddin në Prishtinë me gjithë bamirësve duke lutur Allahun xh.sh. që t'ua 
paralelet e saj në Prizren dhe Gjilan, po ashtu edhe pranojë veprat dhe t'ua shpërblejë me të mirat e Tij në 
për konviktin e vajzave në Prishtinë. Nga këta kur- këtë botë dhe Ahiret. 


banë kanë përfituar edhe të nevojshmit sipas listave 


Nr. Këshilli i B.IsSlame Nr.Porosive 2017 
Prishtinë 


Obiliq 6, 





3 
Vushtrri 207 

0 

9 





5 
I Skenderaj 
2 





E 
Istog 3 
Gjakovë Bo 
Suharekë 155 
oo 88 
Ferizaj 944 


5 








56 
95 
42 


(SST 
OSE 
Kryesi BIRK 
Medreseja Alauddin 317 
Gjithsej 7,094 








Ni 
3 

6 
7 

oi 
13 
18 
23 
28 


Dua sun Soja 2o1ë 


Personi 
Ferid Bedrolli 
Emiratet e Bashkuara Arabe, Ambasada-Mali i Zi 


1 6  L Xhamia e Bardhe Aarburg-Zvicer 

1 8 (Shtepia e Paqes -Cyrih-Zvicer so 

1 9 L Xhamia e Regensdorfit-Zvicer 0 

Amir Xheladini 
Adnan Berbatovci 
Shuajb Gërguri 
Rexh Gurgurovci 
Irfan Musliji 
Qendra Shqiptqre Fetare Kulturore-Norvegji Sabri Jonuzi 

1 33 ( Xhamia Langenthal-Zvicer tt 
Ikre-Lexo-Lesen Rorschach-Zvicer os, 
Xhamia shqiptare-Londer-Angli Mehmet Stublla 
i Gjithsej 162 





E POE 


MUHAMEDI A.S. 


Të falënderojmë o Allah, për të mirat që na ke dhanë 


Na ke dhanë shnetën dhe dituninë 
Naj dërgove Muhamed Mustafanë 
Dritë dhe paqe për krejt njerëzinë 


Pa nanë e pa babë u rrit 

Pa përkrahje i vetmuam ish 

Por asniherë nuk u mërzit 

Pasi pshtetjen te Ti o Allah e kish 


Ish i pajisun me nder e me njerëzi 
Nuk punoj të liga kurrë 
Askurishiri 

E as masi u pat ba burrë 


Nuk ka pi kurrë alkool 
As lojë të fatit nuk ka lujt 
Vetë ka kenë i pashkollë 
Po Allahu e ka rujt 


Kur Muhamedia.s. katërdhjet vjet i kaba 
I erdh shpallja prej Perëndisë 

Ti, o Muhamed je i mbrami pejgamber 
Do të jesh mësues i krejt njerëzisë 


Pak kohë këtë shpallje e ka mbajt në fshehtësi 
Se cilit me i tregue 

E kadit veç gruaja e Tij 

E cila pa ngurrim i kabesue 


E kanë hetue disa të ndershëm 

Në të cilët edhe ma herët ka pas besim 
Ata aspak pa hezitue 

E pranuen Islamin për dinë 


Dita ditës ushtoje numri 

Çka ishin të vendosun në imanë 
Prej Allahut i erdhi urdhni 
Dilni thirrni tash për mejdan 


Vujten shumë për këtë fe të drejtë 
Edhe kurrë nuk u banë pishmanë 
Shumë herë e kan pague me jetë 
Por gjithmonë të lumtur janë kanë 


Muslimanët ishin të vendosun 

Plot zemrën me imanë 

Të maltertuem e të burgosun 

E Pejgamberin vetëm mos me e lanë 


Ka thirr në Meke trembëdhjetë vjet 
Në besimin në një Zot 


Të munduem, të rrezikuem edhe për bukë tuj hjek 


E nuk janë zmbrapsun dot 
Muhamedia.s. dha urdhnesë 
Shkoni në Medine ore vllazni 
Se s'kama në Meke bashkëjetesë 
Me këta njerëz me idhujtari 


Shkuan si munden me shumë peripeti 
Veç pse ishin muslimanë 

Nuk ju dhimbsen mall as shpi 

Veç të rmojshin me dinë e imanë 


Pejgamberi a.s.me të fundit kashkue 
Me shokun e vet ma të mirin 

Kur armiqtë e kanë hetue 
Muhamedin me Ebu Bekirin 


Armiqtë si të çartun kanë dalë 
Si të pamend në krye 

Ja të vdekur ja të gjallë 

Në Meke me i kthye 


Pejgamberia.s. tha vetëm nuk jena 
O Ebu Bekir të vërtetën po ta thamë 
Allahun me vete e kena 

S'ka kush çka na banë 


Armiqtë tanë e mbanë i kqyrën 
Rrugët që çofshin për Medine 

Këta i ruajti Zoti e nuk u hetuen 
Edhe pse ishin në shpellë pas shpine 


Ishin dalë medinelitë 

Dikush knon e dikush defit i bjen 
Pejgamberin me gëzim me prit 
Të lumët na kush po na vjen 


Ebu Bekri ja dha Pejgamberit çikën për grue 
Hazreti Ajshen beqare 

Të dytin vit hixhrije kunorë ka vnue 

Kar kjo ish 18-19 vjeçare 


Nuk është e vërtetë çka thojnë do shpirtzi 

Që nuk i ndalin shpifjet prore 

se e paska pas marrë Ajshen tuj u kanë ajo fëmijë 
E qi medemek në moshën e pjekun burrnore 


Para shpalljes së Muhamedit pejgamber 
Hazreti Ajshja i ka pasë katër vjet 

Në Meke ka thirr trembëdhjetë 

Edhe katra përpara, po bajnë shtatëmbëdhjetë 


Dy ne Medine bëjnë nëntëmbëdhjetë 

Kjo është gjendja e kësaj martese, reale 

E ka marrë Ajshen nëntëmbëdhjetë vjeçare 
Kush fol me hile ndryshe ban iftire të madhe” 


Mulla Mehmet Gashi 
“ Shënim i redaksisë:Hoxha poet, në këtë poezi të tij, qëllimisht 


gërsheton trajta të standardit me ato të të folmeve të gegërishtes, 
që të shprehë ndjenjat dhe idetë me një veçanti estetike 


poe E 55 


Idetë nga na vijnë 


Shpesh njeriut i jepet të kujtohet 

Tek sodit veten, përreth dhe gjithësinë 
A thua idetë që po na vijnë në mendje 

Kanë farë burimi, kanë ndonjë origjinë 


Dije më së pari 

Që jeta të mos të shkojë huq 

Se pa i paraprirë njëherë ideja 
Asnjë veprim s'mund të bëjë askush 


Kjo është natyra 

Që Zoti i veshi njeriut, krijesës së Vet 
Ndaj dhe na shpjegoi Muhamedi a.s. 
Se çdo vepre vlera i peshohet për nijet 


Tash ti do të dish për origjinën e ideve 

Po e pret me shumë kureshtje pa durim 

Se ti o njeri nuk e njeh kurrë vetë vetveten 
Ndaj të çoi Zoti libra e pejgamberë për shpjegim 


Burimet janë pesë 

Idetë prej nga mund të vijnë 

Ty ta dhëntë gjithë Zoti të mbarën 

E të pastër paç kroin ku ujë do të pish 


Për keq ide të bie Shejtani 

Dhe nefsi yt të nxit për prapësi 

Ndaj edhe kur prangosen shejtanët 
Në Ramazan ende dikush bën djallëzi 


Për mirë ta çon mendjen Zoti 
Melekët këtë detyrë e kanë 
Shpallje zemre që i thonë 
Këto dy burime janë 


Dijetarët e thelluar na kanë dhënë shenja 
Kur hyjnore e kur engjëllore është ideja 
Po përmendim këtu kryesoret 

Por ka dhe shumë të tjera 


Nëse ideja të vjen fuqishëm dhe pandërprerë 

Të ka ardhur nga Zoti, përmbaju se je nderuar 
Po kur të vjen pa këmbëngulje e pa kontinuitet 

E ke nga melekët, ata janë kështu për të këshilluar 


Po kujdes nga Shejtani, se ai është planxhi 
Nganjëherë të bie ide “të mira” e synon ligësi 
Prandaj që të dish kësaj kurthe si t'i ruhesh 
Shihe veten kur të vjen ideja Zotit a po i druhesh 


Mbeti pa u përmendur ende burimi i pestë 
Që nuk është tjetër veçse vetë mendja 

Kur punon me urtësi, bie ide të mira 

E kur me pasion - ide të padenja 


Këto janë burimet e pasurisë ideore 
Gjithsej jo më shumë se pesë: 

Zoti, melekët, shejtani, nefsi 

Dhe mendja vetë 


Ilmi Rexhepi 





GE AKTIVITET 


Myftiu Tërnava vizitoi kryetarin Lladrovci 


Prishtinë, 23 janar 2018 

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, i 
shoqëruar nga stafi i tij dhe kryetari i Këshillit të Bashkë- 
sisë Islame të Drenasit, Valon ef. Beçuku, vizitoi kryetar- 
in e komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovcin. Temë e 
këtij takimi ishte bashkëpunimi mes dy institucioneve. 

Nga ana e tij, kryetari Lladrovci shprehu falënder- 
ime për Myftiun Tërnava dhe konsideratë për rolin 
e Bashkësisë Islame të Kosovës që ka luajtur dhe po 
luan për ndërtimin e institucioneve të Kosovës dhe për 
krijimin e një ambienti të qetë e të sigurt, duke i vënë 
theks të veçantë harmonisë dhe tolerancës ndëftetare. 
Ai po ashtu theksoi se ka bashkëpunim shumë të mirë 
mes dy institucioneve, sidomos për ruajtjen e qetësisë 
dhe sigurisë publike, duke u zotuar se ky bashkëpunim 
do të vazhdojë. 

Kurse nga ana e tij, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tër- 
nava, fillimisht uroi kryetarin Lladrovci për marrjen 





Myftiu Tërnava dhe kryetari i Drenasit z. Lladrovci 


e mandatit si kryetar komune, e falënderoi për bash- 
këpunimin me BIRK-un dhe ngriti nevojën që edhe më 
tepër të punohet që t'i çojmë përpara proceset. 
“Falënderoj kryetarin Lladrovci dhe stafin e tij dhe 
çmoj bashkëpunimin e tyre me KBI-në në Drenas, në 
veçanti për përkrahjen e ndërtimit të godinës së KBI-së 
në Drenas, e cila është një ndërtesë jashtëzakonisht e 
mirë, me mbi 4000 m2, ndërtimi i vrazhdë ka përfun- 
duar dhe tash është duke u kompletuar. Do të krijo- 
hen kushte shumë më të mira për punë të KBI-së sesa 
deri më tani dhe do të forcojë edhe bazën materiale të 


Këshillit”, tha Myftiu Tërnava 

Më pas, ai ka shprehur vendosmërinë me të cilën 
Kryesia e BIRK-ut është e interesuar të ndërtojë edhe 
një xhami tjetër për nevoja të xhematit dhe këtë kryetari 
Lladrovci e cilësoi si kërkesë shumë me vend dhe tha se 
do ta shqyrtojë mundësinë e ndarjes së një parcele këtu 
brenda në Drenas, ngase është nevojë e qytetarëve që të 
kenë ku ta adhurojnë Zotin, ku të edukohet brezi i ri në 
aspektin fetar dhe kombëtar. 

Myftiu tha se çdo ardhje në Drenas e ka një 
domethënie të veçantë, ngase vijmë në një vend ku 
është derdhur shumë gjak dhe ku kanë rënë shumë 
dëshmorë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe u lut 
që Zotin xh.sh. t'i shpërblejë me Xhenetul-Firdevsin. 

Më pas, Myftiu Tërnava vizitoi selinë e KBI-së në 
Drenas, ku u prit nga kryetari i Këshillit Valon ef. 
Beçuku, i cili e falënderoi Myftiun Tërnava për vizitën 
dhe për përkrahjen e vazhdueshme nga ana e tij dhe 
e Kryesisë për realizimin e projekteve në të mirë të 





Myftiu Tërnava vizitoi ndërtesën e KBI-së në Drenas 


xhematit si dhe kryetarin Lladrovci për bashkëpun- 
im konstruktiv. Ai vlerësoi lart kontributin e Myftiut 
Tërnava për ndërtimin e ndërtesës së KBI-së në Denas 
dhe tha që shpreson se, me ndërtimin e kësaj ndërtese, 
të zgjidhet çështja financiare e imamëve. (R.S). 


Myftiu Tërnava priti në takim koordinatorin 

nacional për siguri, Lulzim Fushticën 

Prishtinë, 12 janar 2018 

Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. Tërnava priti në 
takim koordinatorin nacional për siguri, Lulzim Fushticën. 
Në takim mori pjesë edhe Kryeimami Sabri ef. Bajgora. 





Myftiu Tërnava në takim me z. Fushticën 

Me këtë rast, Myftiu i Republikës së Kosovës Naim ef. 
Tërnava e falenderoi z. Fushticën për vizitën dhe e uroi 
për detyrën e re duke i dëshiruar sukses në këtë detyrë. 

Më pas Myftiu Tërnava theksoi se Bashkësia Islame 
e Kosovës vazhdimisht është angazhuar dhe do të 
angazhohet që në Kosovë të jetë një ambienti qetë e i 
sigurt, larg çdo ideologjie ekstremiste dhe radikale. 

Nga ana e tij, koordinatori nacional për siguri, 
Lulzim Fushtica, falënderoi Myftiun Tërnava për 
pritjen dhe çmoi kontributin e Bashkësisë Islame të 
Kosovës që po jep që vendi ynë të ketë një ambient të 
sigurt dhe të qetë. (R.S) 


Myftiu Tërnava vizitoi kompanitë 

e certifikuara me Standardin “Hallall” 

në komunën e Klinës dhe atë të Pejës 

Prishtinë, 24 janar 2018 

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, 
me bashkëpunëtorët e tij, sot vizituan kompaninë e 
mirënjohur vendore “AMO” në Klinë, e cila merret me 
prodhimin e produkteve ushqimore dhe që është cer- 
tifikuar me Standardin “Hallall” nga Instituti Kosovar 
për Certifikim Hallall, që është institut i themeluar nga 
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës. Myftiu, me 
këtë rast, e uroi kompaninë për marrjen e certifikatës 
së Standardit “Hallall” dhe u nda i kënaqur me punën 
që bëhet në këtë kompani. ” Vërtet kur njeriu ka dëshirë 
familje, atëherë ka mundësi ta bëjë. Unë sot në këtë 
vend pashë një prodhim jashtëzakonisht të cilësisë së 
lartë që ka vërshuar tregun e Kosovës dhe të botës, i 
urova shëndet e sukses duke lutur Zotin që t'i realizojë 
të gjitha qëllimet që ka. Ne edhe në të ardhmen do të 


Akriviete STE 7 


vijmë të ju vizitojmë dhe do të kënaqemi me atë që 
bëhet në vendin tonë. Ne e kemi certifikuar këtë kom- 
pani, në produkt të së cilës shënon edhe vula e BIRK-ut 
dhe kjo flet shumë: produktin e kësaj kompanie mund 
ta marrin pa asnjë dyshim të gjithë ata që dëshirojnë 

ta kenë në tryezat e tyre.”- tha Myftiu Tërnava. Dre- 
jtori i kompanisë “AMO”, z. Burim Morina, nga ana e 
tij, falënderoi Myftiun Tërnava pr vizitën dhe tha se 
certifikimi i produkteve me Standardin “Hallall” ka 
rëndësi të madhe për zhvillimin e kompanisë. “Certifi- 
kimi me Standardin “Hallall” për produktet ushqimore 
do të ketë ndikim pozitiv te kompania, besojmë se do 
të çojë edhe në rritjen e shitjeve që eksporton në 11 
vende të botës. Kompania ka të punësuar 65 punëtorë. 
Në këtë vazhdë, Myftiu Tërnava qëndroi në Pejë me 
bashkëpunëtorë dhe me përfaqësuesit e KBI-së të Pejës, 
ku vizitoi edhe kompaninë “Bibita” për prodhimin e 
lëngjeve dhe fabrikën “Ultracosmetics” për prodhimin 
e faculetave, uruan kompanitë për licencimin me Stan- 
dardin Hallall nga Instituti për Certifikim Hallall dhe 
për bashkëpunimin që ka kjo kompani me BIRK-un, 

u shprehën se qenka duke u bërë një punë jashtëza- 
konisht e madhe: produktetet e saj eksportohen në 

më shumë se 40 vende të botës, duke përfshirë shtetet 
evropiane, shtetet e Gjirit e deri në Mongolinë e largët, 
kjo do të jetë bërë me dije dhe vullnet të madh të ud- 
hëheqësve të saj dhe kjo punë pa dyshim që promovon 





Myftiu Tërnava vizitoi kompanitë e certifikuara “Hallall” 


E AKTIVITET 


më së miri emrin e shtetit tonë në botë. Përfaqësuesi i 
kësaj kompanie, z. Granit Gruda, falënderoi Myftiun 
Tërnava për vizitën dhe për dhënien e Certifikatës 
Hallall. Z. Gruda u shpreh se Certifikata Hallall u ka 
mundësuar të eksportojnë në shumë shtete islame, por 
edhe të tjera, sepse pasi është pajisur me këtë certificatë, 
ka pasur kërkesa të mëdha edhe nga vendet evropiane. 
KHI (Kosova Halal Institute) është institucion i Bash- 
kësisë Islame të Republikës së Kosovës, i themeluar në 
vitin 2011, i angazhuar për monitorim dhe certifikim 
të kompanive dhe prodhimeve që përmbushin kriteret 
sipas standardit Hallall. 


Myftiu Tërnava vizitoi kryetarin e komunës së 

Vushtrrisë, z. Tahirin 

Prishtinë,25 janar 2018 

Myftiu i Republikës së Kosovës, Naim ef. Tërnava, 
me bashkëpunëtorë, i shoqëruar nga kryetari i Këshillit 
të Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi f. Rrahimi, 
sot vizituan Xhafer Tahirin, kryetar i komunës së Vush- 
trrisë. I uruan zgjedhjen në postin e kryetarit të ko- 
munës. Kryetari Tahiri i dëshiroi mirëseardhje Myftiut 
Tërnava dhe e falënderoi për vizitën, duke vlerësuar se 
marrëdhëniet mes dy institucioneve janë shumë të mira 
dhe u zotua se gjatë mandatit të tij do të angazhohet që 
të jetë në funksion dhe shërbim të qytetarëve të Vush- 
trrisë. 

Myftiu Tërnava, nga ana e tij, uroi kryetarin Tahiri 
për postin e ri duke i dëshiruar sukses dhe njëherit 
shprehu konsideratën për bashkëpunimin shumë të 
mirë mes BIRK-ut dhe Komunës së Vushtrrisë për 
realizimin e projekteve të përbashkëta në interes të 
qytetarëve. 





Myftiu Tërnava dhe Kryetari i Vushtrrisë z. Tahiri 


Po në këtë takim, kryetari i KBI-së në Vushtrri z. Rra- 
himi dhe kryetari Tahiri, në prani të Myftiut Tërnava, 
nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi për mbulimin e 
shpenzimeve të varrimit për qytetarët e Vushtrrisë. Me 
këtë marrëveshje komuna merr përsipër të përballojë të 
gjitha shpenzimet e varrimit për qytetarët në territorin 
e komunës së Vushtrrisë. 

Në këtë vizitë, Myftiu Tërnava vizitoi edhe selinë e 
KBI-së në Vushtrri, ku u prit nga kryetari i Këshillit të 
Bashkësisë Islame të Vushtrrisë, Shemsi f. Rrahimi dhe 
stafi i tij. Me këtë rast, u njohën me rrjedhat dhe pro- 
jektet që janë në realizim gjatë këtij viti në këtë këshill. 
Myftiu Tërnava premtoi se BIRK-u edhe në të ardhmen 
do të përkrahë dhe do të ndihmojë projektet në të mirë 
të xhematit tonë. 


Kthehet grupii parë i umrexhive 


Prishtinë, 11 janar 2018 

Sot më 11.01.2018 arritën në Prishtinë umrexhitë nga 
Kosova, të cilët nën organizimin e Bashkësisë Islame 
të Kosovës qëndruan në vendet e shenjta, Mekë dhe 
Medinë, që nga data 31.12.2017. Në këtë grup udhëtuan 
59 persona nën udhëheqjen e drejtorit të drejtorisë së 
Haxhit, Vedat ef. Sahiti. Umrexhitë gjatë qëndrimit në 
vende të shenjta patën rast të vizitonin shumë vende 
me rëndësi historike islame, si shpellën “Thevr”, ko- 
drën “Rahmeh”, si dhe shumë vende të tjera në Mekë 
dhe në Medinë. Umrexhitë u shprehën se ishin shumë 
të kënaqur me shërbimet, që ishin cilësore dhe me or- 
ganizimin e Kryesisë së BIRK-ut dhe se çdo gjë ishte në 
rregull. Allahu ua pranoftë Umren dhe të gjitha veprat 
e miral Kryesia e BIRK-ut do të organizojë edhe umre 
të tjera në vijim. (R.S) 





Grupi i umrexhinjve 





Mbahet mbledhja e rregullt e redaksisë së revistës 

“Dituria islame” 

Prishtinë, 11 janar 2018 

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e redaksisë së 
revistës “Dituria islame”. 

Në fjalën hyrëse kryeredaktori aktual dr. Ajni Sinani 
foli për të arriturat dhe sfidat gjatë rrugëtimit dyvjeçar 
të kësaj redaksie duke çmuar dhe vlerësuar punën 
e anëtarëve të redaksisë dhe të gjithë atyre që kanë 
kontribuar me tema. Në këtë mbledhje po ashtu u 
analizuan puna dhe ecuria e kësaj reviste në dy numrat 
e saj të fundit. (R.S) 





Nga mbeldhja e redaksisë 


Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndihmon 

skamnorët e rrethit të Tropojës dhe të Pukës me 

3000 kg mish 

Prishtinë, 19 janar 2018 

Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së 
Kosovës, në kuadër të veprimtarisë humanitare, 
nëpërmjet shoqatës së saj “Bereqeti”, sot i ndihmoi 
skamnorët e rrethit të Tropojës dhe të Pukës. Në këtë 
veprimtari humane, BIRK-u ka shpërndarë 100 pako 


kurbani, për 600 familje të asaj ane, për secilën nga pesë 


kilogramë. Shoqata “Bereqeti” që vepron në kuadër të 
Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, zotohet se 
do të bëjë gjithë çfarë është e mundur që të vazhdojë të 
ofrojë ndihmë për familjet skamnore. (R.S) 


Udhëheqësi i partisë antiislame në Gjermani kon- 

vertohet në mysliman, jep dorëheqje nga partia 

Arthur VVagner-i, një politikan në shtetin lindor 
Brandenberg, është bërë mysliman. Alternativa e tij për 
Gjermaninë (AfD-ja) hyri në Bundestag vitin e kaluar 
pas një fushate populiste, antiislame 

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë 
partia e ekstremit të djathtë, Alternativa (anti-islame) 


Aktivitete ST 59 


për Gjermaninë (AfD-ja) që ka konfirmuar të martën 
raportet në mediet gjermane se një nga politikanët e saj, 
Arthur VVagner-i, është konvertuar në Islam. 

VVagner, një anëtar kryesor i AfD-së në shtetin lindor 
të Brandenburgut, dha dorëheqjen nga posti i tij në 
komitetin ekzekutiv kombëtar të partisë më 11 janar 
për arsye personale, ka thënë zëdhënësi i AfD-së, Dan- 
iel Friese. 

“Partia nuk ka problem me këtë”, kashtuar Friese. 

Ai këmbënguli se partia kombëtare e AfD-së përf- 
shinte grupe që përfaqësonin interesat e myslimanëve, 
si dhe të krishterët dhe homoseksualët. 

VVagner-i, një gjerman me origjinë ruse, kishte qenë 
përfaqësues i AfD-së që nga viti 2015. Ai ishte anëtar i 
komitetit shtetëror me përgjegjësi për kishat dhe bash- 
kësitë fetare. 

Para se të bashkohej me partinë antiislamike, an- 
tiimigracionit, ai ishte anëtar i Kristian Demokratëve të 
kancelares Angela Merkel (CDU-së). 

VVagner-i refuzoi t'u përgjigjet pyetjeve të gazetës 
gjermaneTagesspiegel, e cila së pari njoftoi për kthimin 
e tij në besimin islam. 

“Kjo është çështje imja private”, i tha ai gazetës. Por 
ai tha se nuk kishte asnjë përpjekje nga partia për ta 
detyruar atë të jepte dorëheqjen. 

AfD-ja hyri në parlamentin kombëtar të Gjermanisë, 
Bundestag, për here të parë pas zgjedhjeve kombëtare 
të shtatorit - duke u bërë partia e tretë më e madhe. 





Ish-udhëheqësi i partisë antiislame në Gjermani 
Arthur Vlagner 


60 DITURIA ISLAME 327 JJANAR 2018 INFO 





Xhamia e Bostonit ofron strehim 
për të pastrehët në dimër 


Myslimanët vazhdimisht kanë shfaqur ndjenjën 
sociale dhe u kanë ndihmuar të varfërve dhe të pas- 
trehëve. Shembulli më i mirë i këtyre ditëve është me 
xhaminë e Bostonit, e cila të pastrehëve u ka ofruar 
strehim dhe një shujtë të ngrohtë. Qendra islame në 
këtë qytet ka marrë këtë iniciativë së bashku me xhe- 
matn që t'u dalë në ndihmë të gjithë të pastrehëve dhe 
nevojtarëve në këtë dimër, kur temperaturat shënojnë 
-35. Kjo iniciativë është shtrirë edhe në pesë qytete të 
tjera e edhe në organizata bamirëse ndërkombëtare që 
do të bashkohen me organizatat lokale për t'iu gjendur 
sa më afër kësaj kategorie të shoqërisë, do të ketë edhe 
shtëpiza për dimër për të pastrehët. 

Vazhdon largimi i myslimanëve të Arakanit drejt 
Bangladeshit 

Vazhdon drama e të arratisurve myslimanë të Ara- 
kanit, që po ikin në drejtim të Bangladeshit për të gjetur 
shpëtim nga masakra dhe dhuna në Mianmar. Gjatë 
dy ditëve të fundit në Bangladesh kanë hyrë mbi 100 
myslimanë të Arakanit. Ndërkohë që ende nuk dihet se 
a do të kthehen myslimanët e Arakanit të strehuar në 
Bangladesh. Ajo që mbetet shqetësuese është fakti sesi 
do të dërgohen prapa këta refugjatë, të cilët dëshmuan 
dhunën e ushtarëve dhe të ekstremistëve të tjerë të 
Mianmarit në provincën e Arakanit. Refugjatët e Ara- 
kanit nuk duan të kthehen në Mianmar pa u krijuar një 
atmosferë e tolerancës dhe është e papranueshme që 
këta persona, në vend se në shtëpitë të tyre, të trans- 
ferohen në qendra strehimore në Mianmar. Bangla- 
deshi shpesh bën thirrje për kthimin e myslimanëve të 
Arakanit në trojet e tyre. 





Refuzohet kërkesa e një myslimaneje në garën 

presidenciale në Rusi 

Kërkesa e Ayna Hamzatova, bashkëshortes së 
Kryemyftiut të Dagistanit dhe njëherësh sekretarja e 
përgjithshme e revistës “Islami” për të marrë pjesë në 
zgjedhjet presidenciale ruse, është refuzuar nga Komi- 
sioni Qendror Zgjedhor i Rusisë. Refuzimi i kandida- 
turës së Hamzatovës është justifikuar me moskryerjen 
në rregull të disa procedurave dhe mosparaqitjen e disa 
dokumenteve të nevojshme pranë këtij komisioni. Nga 
ana tjetër, më 30 dhjetor, një grup prej 542 nismëtarësh 
mbështeti 46-vjeçaren Ayna Hamzatovën, bashkëshort- 
en e Kryemyftiut të Dagistanit për të kandiduar në 
zgjedhjet presidenciale ruse. Zgjedhjet presidenciale në 
Rusi janë caktuar për datën 18 mars të këtij viti. 





Sallë lutjesh për myslimanët e Afrikës së Jugut 
Myslimanët e Pretorias në Afrikën e Jugut të cilët 


kërkuar nga autoritetet qeveritare që t'u sigurojnë një 
sallë lutjesh në kuadër të spitalit akademik Steve Biko 
dhe, për këtë, ky komunitet është një gjendje të mbajë 
objektin nëse atyre u jepet hapësirë. Aktivisti, Yusuf 
Abramxhi tha: “Për tre vjet, ne u kemi kërkuar au- 
toriteteve që të na japin një dhomë lutjesh, por ata kanë 
injoruar thirrjen tonë. Unë kam paraqitur një ankesë në 
emër të myslimanëve në Komisionin për Promovimin 
dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Komuniteteve Kulturore 
Fetare dhe Gjuhësore për të arbitruar këtë çështje. Në 
këtë spital ka shumë mjek myslimanë, staf dhe pacientë 
që vazhdojnë të vijnë në spital, por nuk kanë vend për 
të kryer lutjet e tyre,- tha ai. Aktivisti pretendoi se të 
krishterëve u ishte caktuar një vend lutjesh në spital. 
Kushtetuta e Afrikës së Jugut respekton lirinë e ad- 
hurimit dhe myslimanët gëzonin marrëdhënie të mira 
me grupe të tjera besimesh në vend. 


Në Palestinë zbulohen mus'hafa 

të periudhës osmane 

Gjatë renovimit të xhamisë Omarbinal- Hattab në 
Tabije të Bregut Perëndimor të Palesitnës u zbuluan 
tri kopje të Kuranit që datojnë nga koha e sulltani 
Abdul- Hamid II (1876-1908). Janë gjetur në një xhami 
në qytetin historik të Palestinës.” Ne nuk kishim idenë 
se musafat ishin atje, ata ishin vendosur në mesin 
e një grumbulli të librave të tjerë. Ne i gjetëm gjatë 
renovimeve”,- tha myezini i kësaj xhamie, Azizi. Këta 
libra janë dorëshkrime në gjuhën arabe, ata u shkruan 
me dorë nga një shkrues, Sejid Mustafa Nazif Efen- 
diu, më 1887. Këta musafa do të kontribuojnë për 
rëndësinë historike të xhamisë sonë dhe qytetit tonë. 
Librat do të ekspozohen së shpejti në një ekspozitë. 





Theodor Herzi, themeluesi i sionizmit modern, nuk 
arriti të bindë sulltanin Abdul- Hamid II që të lejojë 
emigrantët hebrenj të krijojnë një “atdhe” për çifutët 
në Palestinë, e cila në atë kohë ishte një territor osman. 
Theodor Herzl-i, megjithatë, përfundimisht arriti të 
marrë mbështetjen e Perandorisë Britanike, nëpërm- 
jet Deklaratës tani të famshme të Balfour -it në vitin 
1917. Në lidhje me këtë, dihet se Sulltani tha: “Unë 
nuk do të shes asgjë, jo as një gisht të territorit, sepse 
ky vend nuk më përket mua, por popullit tim”. Popul- 
li im, do ta shesë këtë tokë për të njëjtin çmim që kanë 
paguar për çlirimin e tij me gjak”. 


Turqia përkthen Kuranin 

në katër gjuhë të ndryshme 

Në kuadër të programit “Asnjë gjuhë pa Kuran”, 
Këshilli më i Lartë i Çështjeve Fetare të Turqisë, Krye- 
sia e Çështjeve Fetare (Dijaneti), ka përkthyer Kuranin 
në gjuhët: bullgare, uzbeke dhe në dy gjuhë amtare 


INFO DITURIA ISLAME 327 JANAR 2018 6l 





afrikane, cheva dhe shona. Dijaneti thotë se synon të 
përhapë mesazhin e Kuranit te njerëzit në të gjithë anët 
e botës. Përkthimet në gjuhët Cheva dhe Shona do 

të dërgohen në dy shtete afrikane, në Zimbabve dhe 
Malavi. Dijaneti e ka përkthyer Kuranin në disa gjuhë 
të tjera më parë, duke vepruar sipas kërkesave të ven- 
deve të ndryshme. Së shpejti në kuadër të këtij projekti 
është edhe plani për të botuar përkthimet e Kuranit në 
gjermanisht, frëngjisht, rusisht dhe persisht. 


86- vjeçari indian përkthen Kuranin 

në gjuhën angleze 

Muhamed Jasini, me profesion profesori, është në 
moshën 86-vjeçare dhe ka arritur që të përkthejë Kur- 
anin në anglishten moderne. Ai poashtu ka përpiluar 
një fjalor, të parin e këtij lloji në botë - nga arabishtja 
në gjuhën angleze të titulluar “Fjalori i Parë Gjithëpërf- 
shirës i Kuranit të Madh”, i cili fjalor është në proces 
të botimit. Ai lindi më 1932 në Xhelalabad, Indi. U rrit 
jetim, nën kujdesin e xhaxhait të tij, por në moshën 
17-vjeçare prapë mbetet pa kujdes pasi i vdes edhe 
xhaxhai. Që nga fillimi ijetës së tij akademike, ai u 
tregua i jashtëzakonshëm. Tragjedia apo varfëria nuk 
e ndaluan atë nga arritja e qëllimeve, ai shiti dhitë e tij 
për t'u pranuar në kolegjin Eving Christian, Allahabad, 
Indi. Këtu ai gjeti ushqimin shpirtëror dhe atë mendor. 
Ai lexoi shumë libra dhe u bë zotërues i gjuhëve urdu, 
anglisht dhe hindu. Ai arriti ta mësonte arabishten për 
të përkthyer Kuranin sa më mirë. Filloi të përkthente 
Kuranin në vitin 1960, por për shkak të telasheve dhe 
rrjedhave të jetës, e përfundoi përkthimin në fund të 
viteve të nëntëdhjeta. U diagnostifikua me glaukomë, 
kishte mbështetje minimale, por kjo nuk e dekurajonte 
profesorin Muhamed Jasin që të bënte çdo përpjekje 
për ta kthyer ëndrrën e tij në realitet, përkthimin e 
Kuranit në anglishten moderne. (R.S). 





TE E TËTHORE 


Fak TETI 4 
PLL Lil 
ISLAME 


PJESË E 
NJË 
UNIVERSITETI 


ONE 
STALOMITET 


orë DIÇKA 


EVEN 


st MbuktTE 


KOMPOJITORI 
PRESHEVA 


LANRENET 
TECHNOL 
vensitv 


PËREMËR 
veton 


NGJYRA 
EFYTYRËS 


AETANI 


NDIKIMI E 


AKADEMISË 


USHTRIM 
KARATEJE 


SHKRIMTARI 
Umberto 


AMBASADA 


TEMDOSJE 


I8H MINISTHI 
1 JASHTËM 
SHQIPTAR 

ÇARÇANI 


SP 
PROFEKSIMIST 


KAPITULIMET 
SËMSHMI 


DË LIDHET 


DOE Andin 
ATLANTIK 


HERIN 
IKMT 
NDXHË 


PRESHTUA 


fshq) 


URANI 


net 
E MJEKËSISË 


MENYRA £ 
sat 


ESJELJES 


ali 


MAGJE NDANI 


arm 


MATA — KumëtAn 


PirliËs TT 


HËSE Lerg) 


REGJISTRIM 
FATURASM 


QATA 
ORENTES 
ASIM 


PËRGËZIM 


SHKENCA 
LUL 


MIDRTALLIN 


KALIUMI 


ATARURK 


TELEPHONE 


NINA E 
VENDOSUR 
£ aa 


Limi 


VEND 
ARTIFICIAL 
uj 
NGTOHET 


USER 
Pas 


BËMET 
LE 
PANMBUN 


u 
1NGJIRË 





ARRATIA 


VARIANT 
1 ET 





Kadië TRI 


NJË NGA 
VELLEZER 
FRASHËMI 


ralened is 


Ehli ATO 


KONË QAN MASAS 


TEOI Du 
SIMANI 


AgHTU 
QOFTË 


AJËR fang.) 
Last 
IPAPRITUA 


La 
SHPËRTHYES 


DONI KLD 


MEPUBLIA 
SOCIALISTE 


LANI 


LERSHËM 


MOROGJENI 
Al QË 

PO MBARON 
SHKOLLËN 


SHKILI NA 
BRENDA 
JASHTË 


Liu 
GRABITËAR 





Këshilli i Bashkësisë Islame i Obiliqit 
Shpall: 


KONKURS 


Për plotësimin e vendeve të lira të punës imam, hatib 
dhe mual-lim në xhamitë e fshatit Lajthisht. 


Kandidatët e interesuar duhet t'i plotësojnë këto 

kushte: 

1. Të kenë të kryer Medresenë, FSI-në ose Fakultetin 
e Studimeve Islame jashtë vendit, 

2. T'u përmbahen Kushtetutës së Bashkësisë Islame 
të Republikës së Kosovës, rregulloreve e vendimeve të 
Kryesisë dhe rregullores e vendimeve të Këshillit, 

3. Të kenë aftësi komunikuese dhe organizative për 
çështje fetare, 

4. Të jenë të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht, 

5. Të mos kenë vërejtje në punë, nëse paraprakisht 
kanë qenë të punësuar, 

6. Të jenë kreativë në punë, 

7. të sjellin kopje të letërnjoftimit, 

8. Të jenë nënshtetas të Republikës së Kosovës. 


Dokumentet e kërkuara: 


Krahas kërkesës për punësim, duhen bashkëngjitur 
edhe këto dokumente: 

“ Diploma e Medresesë dhe e Fakultetit, 

t Certifikata e lindjes: 

“ Certifikata shëndetësore, 

“ Certifikata se nuk është nën hetime ose i dënuar, 

“ Vërtetimi për përvojën e punës, 

“ Deklaratë me shkrim se ka për t'i kryer të gjitha 
shërbimet fetare, 

t CV -ja, të dhënat personale, kualifikimet ose dësh- 
mitë për aftësim profesional. 

Të gjitha dokumentet të jenë në origjinall 


Vërejtje: 

Dokumentet dorëzohen në zyrën e Këshillit të BI-së 
të Obiliqit. 

Pagesa sigurohet nga mbledhja e anëtarësisë nga 
xhemati përkatës. 

Dokumentet e pakompletuara, si dhe ato që arrijnë 
pas afatit të paraparë, nuk do të merren në shqyrtim. 

Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike, nga dita e 
publikimit në revistën “Dituria islame”. 


KONKURS 





BASHKËSIA ISLAME E REPUBLIKËS SË KOSOVËS 
DREJTORIA PER HAXH DHE UMRE 


nisja: 15 SHKURT 2018 
kthimi: 25 SHKURT 2018 





Medinë: Hoteli “Salam Marmara” (4 netë) 
ye Hoteli “Ibis Hotel (6 netë) D ca 


















ile 3 E aeroplani 


“-va ksinimi kundër meningjitit 


Meke dmëhojes dhe darka ' open bufe”) PAGESA PËR PERSONA 
- vizita e vendeve historike dhoma me 4 krevate: 1100 6 
- transporti në vendet e shenjta me autobus komod PP e te NI PEVET EH EI-fo) Ks 
- kryerja e tri umreve: Xhuran, Hudejbije dhe Ten'im e VE Tofa 5 
- udhërrëfyesi për kryerjen e Umres dhe çështjeve tjera fetare Pi si 
- ihramat për burra dhe shamitë për gra Ra VJ DË JA Vë td Dy E DI DAY ENI DË 


- një darkë në ambient të hapur në Meke 
- bagazhi me peshë deri në 35 kg 
- 5 litra ujë zemzem të paketuar. 


O-2 vjeç: SOQO E 
2-6 vjeç: 9OO E 
oja PARA slerin (elele si 





DOKUMENTET E NEVOJSHME PER VIZË: 
Pasaporta valide me afat më tepër se 6 muaj nga data e udhëtimit. 
Dy fotografi me dimensione: 3.5 x 4.5cm, me prapavijë të bardhë. 
Dëshmia e marrjes së vaksinës kundër meningjitit (inst. Komb. Shënd. Publike). 
Certihkata e martesës (për bashkëshortët nëse udhëtojnë bashkë). 

Certifikata e bashkësisë familjare (për prindërit që udhëtojnë me fëmijë). 





Te IT E E IN Ta